
Lufta në Ukrainë ka rritur vigjilencën në Ballkan. Kryeministri shqiptar Edi Rama shpjegon pse është e rrezikshme për BE-në të mos anëtarësojë vendet e Ballkanit dhe përse ai i konsideron kritikat mbi politikat e mëparshme të Gjermanisë ndaj Rusisë si të padrejta.
Shqipëria ka vite që pret të nisë më në fund bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, por deri tani kjo nuk ka ndodhur. Gjatë vizitës së tij në Berlin këtë javë, kryeministri Edi Rama i kërkoi Gjermanisë mbështetje në Bruksel.
Në këtë intervistë, Rama shpjegon pse Ballkani ka një rëndësi qendrore për Evropën dhe se çfarë do të thotë lufta në Ukrainë për rajonin.
Zoti Rama, Angela Merkel ka mbështetur gjithmonë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE. Ju takuat këtë javë pasardhësin e saj, Olaf Scholz. A mendoni se ai do të ndjekë këtë linjë?
Është interesante se sa ngjajnë Angela me Olaf Scholz. U ulëm në të njëjtën zyrë dhe më dukej sikur isha me të, i njëjti qëndrim, mënyra se si dëgjon, me shumë respekt, shumë efektive, bisedë fjalëpakë por me shumë substancë, një buzëqeshje e matur. Kancelari u tregua shumë i gatshëm për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Ngjante si mishërimi i Angela Merkel.
Katër vjet më parë, në një intervistë për WELT, ju thatë se ishte paradoksale që Shqipëria nuk ishte ende anëtare e BE-së. Deri më sot, negociatat e anëtarësimit nuk kanë filluar. Ku qëndron problemi?
M’u desh ta pësoja për të marrë këtë mësim: nuk mjafton ta duash e t’i përkushtohesh BE-së, nuk mjafton që të bëjmë gjithçka që ajo kërkon për të dhënë pëlqimin e saj për martesë. Sepse nuk ka të bëjë me ne, por me ta. Komisioni Evropian ka katër vjet që ka dhënë dritën jeshile, por dikush në Këshillin e BE-së vazhdon të thotë jo dhe procesi ngrin sërish.
Pse ndodh kjo?
Kjo ndodh për shembull, kur afrohen zgjedhjet kombëtare. Disa qeveri në BE janë pengje të narrativave nacional-populiste, si përshembull nëse BE-ja pranon një anëtar të ri, do shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të tjerë. Është një manovër taktike sepse kanë frikë nga opinioni publik.
Lufta kundër korrupsionit është një nga parakushtet për anëtarësimin në BE. Transparency International e rendit Shqipërinë ndër të fundit për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, në vendin e 110 nga 180 në 2021. A është vërtet vendi juaj gati për BE?
Nuk i besoj kësaj transparence, sido që të jetë, asnjë sekondë. Ne kemi bërë kaq shumë përparim. Vetëm një shembull: Shqipëria ka dixhitalizuar tashmë 95 për qind të shërbimeve të saj. Kur u futa në politikë, asnjë shërbim nuk menaxhohej në mënyrë dixhitale. Njerëzit duhej të qëndronin në radhë për orë të tëra për të marrë një dokument. Gjithçka ishte e korruptuar. Si ka mundësi që kjo ecuri të mos përmirësojë renditjen tonë? Le të mos harrojmë edhe reformën tonë në drejtësi.
BE po diskuton borxhet e përbashkëta. Edhe në këtë kuadër, disa vende mund të hezitojnë të pranojnë një vend ekonomikisht të dobët si Shqipëria, veçanërisht pas pasojave ekonomike që la pandemia dhe tani lufta në Ukrainë…
Shqipëria mund të mos jetë e pasur, por nuk duhet harruar se si të gjitha vendet e Ballkanit është vend i vogël. Ballkani ka shumë rëndësi gjeostrategjike. Është e rrezikshme për BE-në që vendet e Ballkanit të mos jenë anëtare. BE-ja do të ishte më e sigurt dhe më e fortë me to si pjesë e saj. Për momentin, BE-ja është i vetmi realitet gjeografik me një kufi të brendshëm, është si një njeri që vjen rrotull me plagën hapur. Kjo e bën të dobët dhe i duhet ta mbyllë këtë plagë për të mbrojtur veten. Një shembull: Gjatë krizës së refugjatëve në 2015, njerëzit erdhën nga Turqia në Greqi në BE, pastaj u larguan përsëri nga Bashkimi Europian përmes Maqedonisë, hynë në BE përmes Serbisë dhe më pas përmes Kroacisë. Nëse vendet e Ballkanit do të kishin qenë anëtarë të BE-së, do të kishte qenë shumë më e lehtë për të zbutur fluksin e refugjatëve, sepse Ballkani mund të ishte përdorur si një zonë parandalimi. Aplikimet do të ishin përpunuar atje dhe njerëzit do të ishin penguar të hynin në BE në mënyrë të rregullt.
Po sikur BE – e thënë me fjalët tuaja – të mos pranojë kurrë të martohet me Shqipërinë? Kur t’ju shterojë durimi dhe të filloni të kërkoni për një partner të ri, ndoshta pak më në lindje…
Nëse BE-ja nuk pranon të martohet, ne do të plakemi pa u martuar kurrë. Ne do të jemi murgeshat e Evropës. Por ne kurrë nuk do të heqim dorë nga përpjekjet për t’u martuar me BE-në dhe me askënd tjetër.
Le të flasim për luftën në Ukrainë. Shqipëria merr shumë lëndë të para prej andej, por edhe nga Rusia. Çmimet e karburantit dhe grurit janë rritur, duke nxitur protesta masive gjatë muajit të kaluar. Si keni ndërmend të çliroheni nga kjo varësi?
Ne kemi probleme me çmimet, por aktualisht po punojmë ngushtë me importuesit dhe vendet partnere për të siguruar furnizimin, që të mos ketë mungesa. Ka një urë të rëndësishme me Serbinë, e cila prej shumë vitesh furnizon me grurë kompanitë shqiptare. Ne kemi krijuar rezerva duke u dhënë importuesve tanë të ushqimit bazë një garanci se ata mund të blejnë më shumë se zakonisht dhe nuk do të kenë asnjë problem në periudhën afatmesme. Çmimet janë ende të larta, por nuk arrijnë deri në kupë të qiellit. Ne kemi prezantuar gjithashtu “Paketën e Rezistencës Sociale” që siguron fonde, në bazë të rritjes së çmimeve, për pensionistët dhe grupet e tjera vulnerabël, si dhe subvencione për kompanitë e transportit publik dhe fermerët. Këto masa i qetësojnë të gjithë.
Me luftën në Ukrainë, Putini po i afrohet Ballkanit me etjen e tij në dukje të pakufizuar për pushtet. A mendoni se Rusia mund të destabilizojë rajonin?
Rajoni është i pambrojtur sepse ndikimi rus është shumë i fortë, jo në Shqipëri, por në Bosnje, Mal të Zi dhe veçanërisht në Serbi.
Serbia nuk e ka dënuar ende pushtimin e Ukrainës dhe po shfaq tendenca pro-ruse. Në të njëjtën kohë, Shqipëria mban marrëdhënie të ngushta me Serbinë, për shembull përmes nismës “Ballkani i hapur” për tregtinë e lirë. Sa larg duhet të shkojë Serbia drejt Rusisë që Shqipëria t’i jepte fund bashkëpunimit me të?
Serbia nuk po shkon drejt Rusisë. Përkundrazi, në mënyrë të çuditshme, ajo mori anën e Perëndimit duke dënuar agresionin rus në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Është një shenjë shumë e mirë që Serbia votoi tre herë kundër Rusisë. Nëse Serbia do të kishte bërë të kundërtën, do të ishte një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë.
Si e vlerësoni përfshirjen e Gjermanisë në luftën e Ukrainës?
Më lejoni të jem i sinqertë me ju: Mendoj se kritikat ndaj Angela Merkel dhe Frank-Ëalter Steinmeier janë të gabuara. Mendoj se ata bënë gjënë e duhur duke komunikuar me Rusinë dhe Putinin. Ka arsye të mira historike dhe politike për të shkuar në këtë drejtim. Është për të ardhur keq që ata nuk arritën të zbatonin plotësisht marrëveshjen e Minskut për të parandaluar ndoshta këtë përshkallëzim, por unë nuk do t’i fajësoja ata. Aspak.
Kritikët thonë se nëse Gjermania do të kishte treguar një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, kjo e fundit nuk do të kishte shkuar kaq larg.
Nuk jam dakord me ju. Nuk është e drejtë, e as nuk më kujtohet që kritikët të kenë shprehur shqetësimet e tyre kaq fort para luftës. Nuk mendoj se Merkel apo Steinmeier ishin të butë me Putinin. Ata kurrë nuk i janë shmangur dënimit të Rusisë kur ishte e nevojshme.
Ndërkaq, ata këmbëngulën për ndërtimin e Nord Stream 2, edhe pas aneksimit të Krimesë.
I qëndroj fjalëve të mia. Dhe të jem i sinqertë, kam frikë se koha do të tregojë se të gjithë ata që janë të ashpër me ta tani, e kanë gabim.
Çfarë doni të thoni?
Dua të them që përshkallëzimi në Ukrainë nuk ka të bëjë me Nord Stream 2 apo me Gjermaninë që ishte e butë. Bëhet fjalë për një përshkallëzim prej humbjes së pushtetit në Moskë. Është në natyrën e këtyre lloj regjimeve të ndjekin atë rrugë. Kur një vend i madh shpenzon kaq shumë para për t’u bërë një fuqi ushtarake botërore, ndërsa është ekonomikisht i pafuqishëm, ai do të përdorë fuqinë e tij ushtarake. Sepse duhet të tregojë se rreziku është real dhe të shkosh në luftë është një gjë ekzistenciale. Regjimi ynë komunist shpenzoi shumë para për të ndërtuar gjysmë milioni bunkerë për të na bërë të ndiheshim të kërcënuar për jetën, ndërsa Shqipëria ishte e varfër sa më s’ka.
Në këto kushte, është e paarsyeshme të vijojnë argumentet se ne nuk duhet të ndihmojmë Ukrainën që të mbrojë hapësirën e saj ajrore, sepse Putini këtë mund ta merrte si një tjetër pretekst. Diktatorët si Putini, Hitleri dhe Stalini nuk kanë nevojë për një justifikim për të bërë ndonjë veprim. Ata e krijojnë një të tillë vetë kur u nevojitet. Perëndimi nuk duhet të frikësohet, ne duhet t’i japim Ukrainës avionë dhe tanke në mënyrë që ata të mbrojnë vetë qiellin dhe vendin e tyre.
WELT
Rama po punon shum pikerisht per kte gje qe te behet anetar i BE.Dhe qeveria ka punuar shume per ta nxjerre vendin nga ajo lista e. vendeve te korruptuara dhe me probleme. Shqiperia ka perparuar dhe do perparoje akoma me shume per sa kohe do te kemi ne krye Ramen.
Jo,jo, jeni vëndi më i korruptuar,hajdut,i degjeneruar,dhe vrima e zezë e çdo të keqeje. Mjafton t'ju kujtoj si i vodhet dhe shkatërruar pronat dhe quani pronarët ish-pronarë kurze hajdutët pronarë që duhen legalizuar. Nuk meritoni as afrikaan,jo më Evropën.
Po pse budall a Rama, te ikin te gjthe shqiptaret dhe te ngelet vetem me Ahmetaj dhe Bashen....
Nuk e kuptojne te gjithe shakane tuaj! lol
Cudi, Rama jeton ne planetin Surrel.Nuk di hiq gja cfare bahet ne Rrumpallen qe ka ndertuar qysh prej 8 vitesh....ne Al banistan.....me ndihmen e Edroganit byrazer...
Rama po punon shum pikerisht per kte gje qe te behet anetar i BE.Dhe qeveria ka punuar shume per ta nxjerre vendin nga ajo lista e. vendeve te korruptuara dhe me probleme. Shqiperia ka perparuar dhe do perparoje akoma me shume per sa kohe do te kemi ne krye Ramen.
Nje sufllaqe me qepe per Andonin ju lutem.
Ik ore me batutat e tua se na ke care trapin ,ti je i korruptuar prandaj dhe evropa s te pranon ,te korruptuar jane ministrat e tu sepse ti i ushqen .dhe gjithe deputetet ,edhe amerika do te te zevendesoje se e shikon cfare plehre je ,por c te bejne deshtuan dhe me basha idiotin ,,,keshtu qe bej qejf akoma
Sa i painformuar qenka kryeministri yne. Per te ardhur keq kush na drejton!!!
Kesaje i thone more kryeminister qe BE ngre me te madhe korrupsionin ne Shqiperi ,duke e krahasuar me te korruptuar se shtetet europiane ,dhe kryeministeri yne bertite me te madhe ne kohe fushate se do ta fusim shqiperine ne BE sapo te marim tepsine me gjithe kapakun .Ne te dyja krahet kane interes ,pore interesi me i madhe eshte i juaji qe talleni me fukarejte e atije vendi .Te paret qe ju interesone lenia e shqipes jashte UE , eshte deshira e juaj ,sepse do te beheshit si shteti Italian nga ku nuke po ngre koken larte nga evazionet fiskale qe ka c'do vite .Shtetet Europiane jane mesuar me genjeshtra .Atyre edhe se BAJDEN ja tha se Putin do ta sulmoje Ukrainen ,nuke e besoje asnje shtete Europian .Te vetmit qe e besuan per sulmin e Putinit ne Ukraine ishte kryeministri i Britanise se Bashkuar Boris XHonson .....
Po po patjeter Anson,do perparojme,vetem mbrapasht dhe anash. NE skemi as shtet as fjykate as polici ,korrpuspioni esht me keq se Afrika ,ti thua do na pranojn ne. Kur te qethen vicat ,ne na duan thjeshte si vasale
Ne si shqiperi e meritojme te futemi ne BE se kemi perparuar shume keto vitet e fundit
Rama gjithmon i drejte dhe i sakte kur flet per punen e BE
Per kte gje po mundohet rama me u bo pjes e be s
Saliu do kishte qeshur e tundur dy gishta
Nivelet e korrupsionit jane ulur goxha qe ne momentin qe qeveria ka filluar te spastroj dhe te veproje kunder te gjithe atyre qe bejne kete krim
Me gjithe keto punime qe po behen ne vendin tone shume shpejt besoj se jemi ne BE! Dita dites po perparojme.
Per aq kohe sa kemi Ramen kryeminister shqiperia do perparoj shume
shqiperia nuk duhet te hapeshin negocjatat po duhet te ishin ne be pasi i kemi zbatuar cdo rregull te caktuar nga be
jemi populli me evropdashes, po keto jane ceshtje politikash qe evropa i nderton per interesa elektorale te tyret
Rama po punon shume per kete vend qe te behet anetar i Be.
Ne e meritojme te jemi ne BE se kemi ecur shume perpara ne krahasim me qeverite qe kane qene ne pushtet
Hapja e negociatave me shqiperin dhe ballkanin ne kete situat duhet te jet sa me e shpejt besoj se shqiperia ka bere hapa te mbedhenj edhe te rendesishem drejt kesaj rruge
Rama e ben kte vend edhe pike bravoo z kryeminister
Rama esht faktori kryesor rregullator ne politiken e ballkanit
Cdo njeri me mend do ishte turperuar kur vjen puna te diskutosh per korrupsjonin shqiptar qe eshte REKORD BOTEROR por ky se ka problem.
Urime Rama,në të gjitha përgjigjet shumë klas dhe i saktë.
Lere se c'thone komentuesit ketu, shoku Rama, po dergoi Ukraines 1/10 e avioneve, tankeve dhe droneve qe zotron ushtria jone dhe ke per te pare se cfare do beje Ukraina.Ska nevoje fare per ndihmen e USA dhe BE ajo, e zgjidh ti vetem kete pune. Vendos rregull ne rendin botror, shoku Rama, mos u merr me "terci-ferce-t" e BE dhe Amerikes. beji popujt e botes te flejne te qete naten, ashtu sic porosiste shoku i lavdishem Enver. He me rruac!
ed rama ka te drejt sjemi te korruptuar, haaaaaaaaaaaaaaaaaa
North Streem 2 ishte dhe eshte nje strategji e gabuar e Gjermanise. Ishte veprim shume i gabuar i Merkel qe e detyroi edhe Trampin ta kritikonte hapur duke i thene i nevrikosur: Ju Z. Merkel nuk paguani 2 perqindshin e NATOS, por ekonomine e lidh me Rusine dhe kerkon nga NATO te te mbroje.... Sidoqofte, Rama edhe pse e di qe Merkeli gaboi, tregohet dipllomat dhe nuk fut hundet ne punet e "medha", sic ben Kurti qe nuk le vend pa i dhene ment Amerikes dhe Evropes se kush eshte Serbia dhe Rusia....Duhet edhe Kurti te shohi se ku eshte interesi i Kosoves dhe ta mbroje ate. Punet e botes ka kush i mbron...
Interviste me Ramen….!!!????? Ky eshte k/ministri me i pa afte per luftuar korrupsionin si dhe me frikacaku per te ndjekur qeveritaret e korruptuar, eshte tipik megalloman dhe mendjemadh naiv dhe injorant.
Me katahuren qe lane mashtrusit, hipokritet dhe basardet, Berisha , Meta edhe Abraham linkolni te ngrihej nga vari, dota kishte shume te veshtire, asjtu si e katandisi Berisha pronen, ekonomin e vendit , duke e cuar ne zero. Eshte merit dhe nder per sHqiperin dhe shqiptaret qe drejtohet nga Kryeministri Rama qe po ben mete miren e mundeshme edhe sepse ka aparatcike e njerz te kooruptuar qe, sorollatin e cvatin qytetaret me kariken e shtetit. Edhe pse veshtiresit jan te medha ne kete krize te perboteshme, per shkak te pandemis dhe luftes ne Ukraine, urojme qe qeveria Rama, ta perballoi me sa me pak dhimbje, duke perqendruar vemendjen ne shtresat me vunerable, per ritur mirqenjen e qytetareve, me masat e mara ne nje krize boterore, urojme qe qeveria Rama , dotja dali mbane.
Cfare do te thote te plotesosh kushtet e BE ? To japim feel It big in apo te shpallim Selenicen dhe Divjaken timing ? Me mire mos te hyjme kurre Un them te terhiqemi. Brezat e ardhshem nuk do na e falin.
Rumunet duan Selenicen dhe Divjaken. Greket bregun deri ne Vlo re. Me mire te terhiqemi nga BE.
Jo vetem i korruptuar por je dhe xhepist i ndyre. Mos harro se Europa i di mire manivrat e tua dhe te vartes e te tu per te vjedhe e grabit ne çdo sektor. Ti as per zimbabve nuk je per tu fut e jo me ne europe.
BE-ja deshiron dhe ka qellim ta ktheje Shqiperine ne vend multietnik. Pasi na detyroi te njohim minoritetet e paqena te Bullgareve dhe Rumuneve, po punon per te krijuar ne Shqiperi zona etnike te pastra rumune ,bullgare dhe greke . Un them ta trajtojme Evropen si armik se po na shkatarron. Jemi mire keshtu sic jemi. Nuk na duhet BE me keto kushte perulese.
Ik ore mjekermut bohem, or kasnec drejtorish