
Kreu i Grupi të PS Taulant Balla, ka folur pas përfundimit të takimit ku u diskutua për procesin e presidentit të ri
Ai ka deklaruar se kanë marrë propozime me vlerë për figurën e presidentit të ri.
“Kalendari i takimeve për presidentin e ri të Republikës ka përfshirë sot një takim me shoqërinë civilë që u përcoll sot. Kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit dhe kemi marrë propozime me vlerë që lidhen me figurën e presidentit të ri për të filluar të ndërtojmë kriteret për përzgjedhjen e kandidatit”, tha Balla.
Gjithashtu ai theksoi se data 4 dhe 6 maj u propozua për konferencën e kryetarëve.
“Nuk dua të paragjykoj procesin. Nëse bëhet në 4-6 maj konferenca e kryetarëve në 11 maj i bie të kemi raundin e parë. Nëse do shkojmë te kriteret dhe emrat dhe të gjejmë kandidaturën që gëzon mbështetje të maxhorancës dhe opozitës është gjëja më e mirë”.
Po kosh ku do hidhni propozimet, keni? Apo do i hidhni direkt sic ju vijne, pa i pare fare, ne kazanin e plehrave qe eshte stacionuar anes rruges perballe godines?
Fjali e pamenduar dhe capacule. Jane propozime me vlere apo pa vlere, asnje nuk i gjykon ne fillim, por ne fund.