VENDIMI/ Veliaj fiton betejën ligjore me Gazmend Bardhin

20 Prill 2022, 16:20Politika TEMA

VENDIMI/ Veliaj fiton betejën ligjore me Gazmend Bardhin

Erion Veliaj ka fituar një betejë ligjore edhe me Partinë Demokratike.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të pushuar hetimet në lidhje me pretendimet e Partisë Demokratike në kallëzimin e depozituar në SPAK, të firmosur nga Sekretari i saj i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Në këtë kallëzim pretendohej se Veliaj dhe ministrja Manastirliu kanë përdorur postin publik në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, Prokuroria shprehet se nuk ka asnjë provë që kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Manastirliu të kenë përdorur postin publik dhe shpërdoruar detyrën, duke i cilësuar akuzat e Bardhit të pavërteta dhe të pabazuara në ligj dhe në prova.

1 Komente

  1. Z
    Ze qir

    NUK E KUPTON DOT BARDHA QE PUSHTETARI NUK BIE KURRE NGA PUSHTETI PO QE SE PUNON MIRE. VDEKJA I VJEN KUR BEHET HARBUT DHE HAJDUT.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje