Zgjedhjet 2025, PD letër KQZ: S’jemi dakord me numërimin dhe votimin elektronik

18 Tetor 2024, 13:14Politika TEMA
Zgjedhjet 2025, PD letër KQZ: S’jemi dakord me numërimin dhe

Partia Demokratike ka dalë kundër propozimit të KQZ lidhur me numërimin dhe votimin elektronik në disa qarqe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar dy qarqet, Elbasan dhe Durrës, ndërsa u kërkoi një mendim edhe 10 partive politike në vend.


Por, PD në letrën e saj shprehet se nuk është dakord, pasi ende nuk është bërë transparencë lidhur me problematikat që u hasën në zgjedhjet e kaluara gjatë votimit dhe numërimit elektronik.

Letra e plotë e PD

I nderuar Komisioner,

Në përgjigje të shkresës tuaj me nr. 2948 prot. datë 11.10.2024 me anë të së cilës ju kërkoni mendim mbi mundësinë e shtrirjes së projektit të votimit elektronik në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2025, ju bëjmë me dije se:

Procesi i votimit dhe numërimit elektronik është propozuar nga Partia Demokratike dhe opozita e sotme në vitin 2012, ku pavarësisht konsensusit politik në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe parashikimit ligjor të mëpasshëm, për t’a pilotuar këtë projekt në zgjedhjet e vitit 2013, kjo përpjekje u pamundësua nga opozita e asaj kohe Partia Socialiste e Shqipërisë, sot mazhorancë qeverisëse.

Platforma e Opozitës për Çlirimin e Zgjedhjeve, e vitit 2016, e vendosi përsëri si prioritet procesin e votimit dhe numërimit elektronik, duke e konsideruar atë si një nga shtyllat kryesore të platformës dhe si një hap cilësor drejt qëllimit të organizimit të zgjedhjeve me standarte ndërkombëtare.

Ky vizion dhe këmbëngulje e Partisë Demokratike, solli në implementimin e pjesshëm të këtij projekti në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2021 në njësinë administrative nr. 10, Bashkia Tiranë dhe në bashkitë Elbasan dhe Kamëz në zgjedhjet e datës 14 maj 2023.

Pavarësisht kësaj, implementimi i pjesshëm i këtij projekti, krahas disa avantazheve dhe suksesit të pjesshëm solli edhe një seri problematikash të cilat jo vetëm e cënuan rëndë procesin, por edhe minuan në mënyrë serioze besimin e publikut dhe të forcave politike në të,

Pamjet filmike të operatorëve të sistemit, të cilët përkundër kujdesit për mbarëvajtjen teknike të makinerive të votimit elektronik shkelën ligjin për të mbivendosur interesin partiak, duke votuar vetë në emër dhe për llogari të zgjedhësve të cilët nuk ishin aty ndërkohë që kjo përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe vepër penale, dëshmojnë veprime që u konsumuan në prezencë të komisioneve të qendrave të votimit dhe ende sot mbeten të pahetuara si nga ana juaj ashtu edhe nga ana e organeve të drejtësisë të cilët duhet të vigjëlojnë mbi procesin zgjedhor.

Mungesa në zbatim e garancive që ligji u jep zgjedhësve për të verifikuar votën dhe anuluar atë, mungesa e mekanizmave që garantojnë verifikim të thelluar dhe transparencë, gjithashtu minuan besimin e zgjedhësve, subjekteve zgedhore dhe publikut në një proces që kërkon besim. Përsa më sipër, në kushtet kur ende nuk është bërë një transparencë e plotë lidhur me problematikat që cilat kanë karakterizuar këtë proces në dy zgjedhjet pararendëse, në mungesë të mekanizmave efikase të adresimit të problematikave të konstatuara, si dhe në presionin e një kohe të pamjaftueshme për një implementim efikas të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme, shprehim mosdakordësinë tone lidhur me propozimin tuaj për implementimin e votimit elektronik në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2025.

8 Komente

  1. D
    Demokrati idealist

    Legenat vet e propozuan dhe po vet nuk janë dakord.Ata janë të bindur se populli nuk i voton ata,sepse i urren këta huligan e rrugaçër me në krye kriminelin dhe hajdutin sali maloku.Ashtu ju pafsha të mos digjni xhaketa por të bëni harakiri politike o taleban.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti i Porcelanit

      KQZ duhet te instslohet ne godinen e Partise Demokratike qe Gjykata e Apelit ia dha kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuko Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardha Droga , Muli UDB.

        U vodhen zgjedhjet , masaker elektorale , nuk njohim zgjedhjet urrraaa .

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Vete i kane kërkuar votimet elektronike,u bene eksperimente ne dy vende,nuk u pelqeu numërimi,i numëruan me dore dhe doli ekzakt,ju dhane liri kudo ne numrime dhe dolen blof.Nderkohe kur PS ne opozite ne 2009 kerkoj numerim ne disa vende,Sala dha urdhër te digjen materialet zgjedhore.Dhe bejne zhurmë per zgjedhje te lira kur vete nuk i beri asnjehere

          Përgjigjjuni
          1. t
            titi

            wow! Flamuri I BE ne seline e P( Al Qaeda)D.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Deri tani na cane.bythen duke kerkuar votim electronic. Tani qenkan kunder??? Varus hebet haleve te Shqupit

              Përgjigjjuni
              1. r
                robi

                S'jane dakort keta horra me numerimin elektronik se nuk duan ta marrin vesh brenda dites se zgjedhjes lajmin e humbjes apokaliptike qe i pret ne maj 2025 por ta shtyjne nja dy dite per ti mbajtur te karikuar trushplaret bushkolas kokpalare morragjinj te kurbinit dhe sa me shume te jete e mundur, se pas majit 2025 spiuni Agush 50 lekesh dhe perbindeshi i vicidolit shkojne ne koshin e plehrave te historise . Molotovi ne dere te bashkise do ju dale per hundesh me 100 fishin e forces.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sadiu

                  Partia me mentalitetin e sistemit feudal. Dhe populli kërkon që shoqëria, vendi të ecin përpara me këtë mostër parti.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje