Juristi i njohur, Romeo Kara ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në skenën politike shqiptare, hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për aferën “CEZ-DIA” po marrin përmasa të reja. Bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ilir Metës, zbulon juristi Kara, kanë kontribuar në thellimin e hetimeve për këtë dosje, duke sjellë provat që e rendisin ish-presidentin në qendër të akuzave.
Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokati Romeo Kara, një nga zërat më të besueshëm të denoncimeve të aferave korruptive e kriminale në Shqipëri, ka paralajmëruar se mund të ketë “ditë të zeza” për familjen Berisha gjithashtu. Dosjet “Partizani” dhe “21 Janari” po rrezikojnë të nxjerrin në dritë një të vërtetë të rëndë për kreun e Partisë Demorkatike, Sali Berisha.
Këto detaje, tregojnë se shqiptarët mund të përballen me një moment vendimtar në drejtimin e drejtësisë. Në këtë kontekst, përballja me akuzat dhe përgjegjësitë politike bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.
-Zoti Kara, SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet për ngjarjen e “21 Janarit”. Si e mbani mend atë moment dhe a besoni se kjo ngjarje do të zbardhet? Sipas jush, kush janë përgjegjësit për masakrën e “21 Janarit”?
Ajo ngjarje nuk mund të analizohet pa marrë parasysh aferën Ilir Meta me bllok në dorë, aferë e cila iu ofrua opinionit të gjerë nga ish-ministri Prifti. Impakti në publik ishte i tillë sa që realisht kam menduar se reagimi popullor do të ishte pikërisht ai që ishte në ‘21 janar’. Këtë bindje ma forcoi edhe qëndrimi jo i prerë dhe pa ekuivok i Sali Berishës si kryeministër, qëndrim i cili vulosi edhe natyrën e protestës që u bë më pas.
Sjellja e palëve, para, gjatë dhe pas protestës, ku dallohet qartë konflikti zyrtar dhe publik midis qeverisë dhe Berishës personalisht me prokurorinë, Presidentin e Republikës dhe Prokuroren e Përgjithshme, flet qartë se përgjegjësia kryesore për atë masakër ishte vetë Berisha, i cili jo vetëm që nuk arriti ta menaxhojë zemërimin e ligjshëm popullor, por pengoi drejtpërdrejt organin e hetimit më pas.
Ajo masakër vulosi përfundimisht fatin politik të Berishës dhe tashmë me zbardhjen e saj edhe fatin e tij ligjor. Gjakatarizmi, së bashku me korrupsionin, janë bërë tashmë sinonim të Berishës si person dhe berishizmit si mendësi politike. Pikërisht përballë kësaj mendësie kriminale, që ka rrënjë të forta në mentalitetin tonë, duhet frymëzuar dhe përkrahur në çdo aspekt drejtësia, përfshirë edhe atë lidhur me këtë proces.
Zbardhja e asaj masakre është domosdoshmëri jetike për të gjithë shqiptarët, të cilët aspirojnë të jetojnë të lirë në vendin e tyre, të lirë në mendime dhe në të folur, të lirë për të protestuar për të drejtat e tyre, të lirë për të vendosur mbi fatin e tyre dhe për të ndërtuar një shtet të së drejtës, ku do të sundojë ligji dhe vetëm ligji dhe ku askush, sado fuqi politike, ekonomike dhe kriminale të ketë, nuk do të mund t’i shmanget ndëshkueshmërisë.
Pra, jam plot shpresë se kjo ngjarje do të zbardhet dhe autorët e saj do të dalin përpara drejtësisë. Ata protestues i vrau përpara zyrës së Berishës pikërisht shteti, shteti i drejtuar në të gjitha pikëpamjet nga Berisha, i cili asnjëherë nuk u pajtua me fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe.
-Dosja e aferës “Partizani” ka shkuar në GJKKO, ndërkohë që është zgjidhur gjyqtarja që do të vendosë për gjykimin e ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit. Mendoni se Berisha dhe Malltezi do të merren të pandehur?
Ata tashmë janë marrë të pandehur që kur organi i Prokurorisë së Posaçme iu komunikoi akuzën. Me sa kuptoj, ju doni të dini nëse do të shkojë apo jo kjo çështje për gjykim, pas seancës paraprake ose jo. Jam shumë i bindur, duke lexuar dosjen tashmë të publikuar, se Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë aferë, përfshirë edhe dhëndrin e tij, do të përballen gjatë në këtë gjykim dhe do të marrin dënimin e merituar. Pra, kjo çështje do të shkojë patjetër në gjykim.
-Nga ana tjetër, ju keni dëshmuar në SPAK në lidhje me aferën “CEZ-DIA”, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë euro. Në dosjen e saj janë të akuzuar presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, si dhe Sali dhe Shkëlzen Berisha. Si po ecin hetimet dhe a rrezikohen pozitat e Metës dhe Berishës?
Mendoj se hetimet lidhur me aferën ‘CEZ-DIA’ po i shkojnë drejt përfundimit të tyre dhe do të kemi shumë shpejt edhe komunikimin e akuzave përkatëse lidhur me personat përgjegjës. Nuk besoj kurrsesi se ajo çështje do të pushohet dhe këtë më mirë se kushdo, e di edhe vetë “hirësia” e tij Meta, i cili, pas humbjes së vetëkontrollit, një gjë e cila iu bë ves, ka pranuar nëpër konferenca shtypi se bashkëpunëtorët e tij mund ta implikojnë atë në këtë aferë. Pra, koalicioni Meta-Berisha do të shkojë këtë herë dorë për dore si në fushatë elektorale ashtu edhe në gjykatë.
Populli po pret si dhelpra që vrapon pas dashit,dhe këta maskarenj po tallin b....me drejtësin,qeverinë dhe popullin
Uuuu Juristi i njour, per ...kete timin hahahahahahahahahahahahaahaha Hajde estrade hajde. Tani qe kemi SPAK si organizate kriminale , hajde te denojme kush kundershton hajdutin Rama me akuza te rreme te ngritura nga Juristet e njohur ..looooooooooooooooooooooooooooooooool hahahahaha
Ky juristi ja ka futur ko.qet ne bige te dyve Sali Berishes dhe Ilir Metes. Ka 15 vjert qe eshte ndeshur me bandat e Saliut dhe Likes. Eshte koha per Liken te bej gjimnastike ne burg.
Ik e futi nai pace pilaf o Pilo
jane i gjithe llumi qe i shkon pas mbretit te xhuxhave .Shqiperise i duhen njerez me Vlera si Romeo jo zagar rrugesh
Gjykata nuk duhet t'a beje terkuz aq te gjat kohen e gjykimit te Sali Berishes me shoket e tij te aksionit korruptiv,se, faktet dhe provat jane. Keta te shkojne me njeheree ne burg,te lajn gjynahet qe kane bere dhe t'u hapin rrugen per te tjeret.
Ka nje aresye shume te forte se perse hetimet dhe gjykimi do marrin kohe per dy nga kokat e krimit korruptiv ne Shqiperi qe jane Berisha dhe Meta. Duke patur parasysh se ato kane qene figurat kryesore te politikes shqiptare per me shume se 30 vjet, krimet e tyre duhet te faktohen me siguri absolute nemenyre qe neser te mos kerkojne qe te dalin prej burgut per shkelje te procedurave apo mos faktim ne masen 100% te krimit.
Z. Kara eshte i cmendur? Patjeter. Ai eshte patriot dhe si i tille nuk mund te jete ndryshe. Ai rrezikon jeten e tij dhe te familjes me veprimtarine dhe akuzat ndaj mafies me te eger ne Shqiperi. Une e respektoj per guximin dhe sensin e tij te larte per drejtesi. Shpresoj qe edhe te tjere te kuptojne e nderojne veprimtarine e ketij njeriu.
Juristi Romeo Kara eshte nga me te miret,nga me te pergatiturit dhe eshte shume i qarte ne ligje dhe flet me qartesi e kopetence. Kush e ka inat le te hidhet perpjet e te bjer me koke posht.. Eshte nje nga juristet me profesionalizem te larte.
Ndoshta ke te drejte, por per CEZ-DIA, akuzat jane be nga Sali Berisha ne parlament. Mos ja ver fajin kot SPAKUT e PS per kete rast te pakten. Mul Noken e akuzoi Gaz Bardhi per vila dhe marredhenie me bandat e droges.
Salih Berisha nuk mundet ti bente keto akuza per kete ceshtje ortakut te vet ne qeverisje. Harrove se si mori maxhorancen Salihu me deputetet e Metes?
Juristi i njohur??? ???????????? "Analisti" i llapes po!
E verteta e corbes se llupitur!
Ti"E vërteta "do ishte mirë ta kishe emrin Meta ose Berisha
Kurse ti Edvin!
ky Juristi "i njohuri" z. Romeo K...eshte ekuivalenti atij tjetrit, "te njohurit" Avokat Idajet B...! Dy derdimene te veteofruar gjithmone per tu bere letra higjenike qe te perdoren ku te kete nevoje Pushteti .
E verteta e corbes se llupitur!
Si urdheron tirons i 45, cuni ose nipi i Mekes!
Respect per zotin Kara qe u pozicionua qysh ne fillim kunder mafies berishiste. Me te tillage figura te pastra e luftarake, cdo mafioz duhet ti beje mire llogarite, para se te ndeshet.
Ky qorri me emrin Kari gjate viteve te Berishes se pare te vriste per Saliun, dhe diplomen e mori ne saje te tij pasi "jurist" nuk u be kurre. Mos na hapni barkun me kete fytyre hardhuce qe Mereme Corapja i nxjerr per te bere gallate.
Nuk e di nese eshte e vertete ajo qe thoni per menyren se si zoti Romeo Kara eshte diplomuar, por kjo eshte nje ceshtje per te cilen askush nga publiku nuk ka interes qe ta dije. Ajo qe na intereson eshte nese akuzat e tija jane te verteta apo jo. Nisur nga eksperienca ime personale kur punoja ne KESH, Meta eshte nje njeri teresisht i korruptuar qe cdo veprim e bente per para. Futja e CEZ-it ne administrimin e KESH-it ishte korrupsion i paster. Kete e dime me mire ne qe kemi punuar ne ate kompani.
Po ca merreni me romeo karim aman,ka 200 vjet te njejtat gjera llomotit
Juristu bythes Romeo kari
Kete monster e tradhetonte gruaja e jo bashkepuntoret e ngushte po se po.
Deri kur kështu ma?
Kam pershtypjen qe te gjithe keta qe komentojne negativisht per zotin Romeo Kara jane nje ose dy nga ata qe u djeg miza nen kesule. Me shume gjasa do jete Likja dora vete qe del me emra te ndryshem per te vertetuar se shume nga publiku e perkrahin. Nje mundesi tjeter eshte qe te jete Saliu kur mbaron fjalimet per debilat qe i rrine poshte dritares dhe pjesen tjeter te kohes e kalon duke share "armiqte" ne internet.
Sa më shumë vonon drejtesia, ashtu dhe dy kriminelët forcohen. Të ketë prova kaq e kaq sa një mal si ilir meta, monika kokmadhi, dhe mos tu bllokohen pasaportat, kjo është shpresë për to, dhe zhgënjim për ne. Kemi filluar ta humbim besimin, nuk lshtë e mundur që ky njeri si ilir meta, të shaj të provokojë me emra drejtesinë, dhe ti jipet dhe mundesia për tu bërë depudet, kjo është punë zero e drejtesisë.
Të lumtë Romeo! Me njërëz të dinjitetshëm si ju mund të bëhet Shqipëria. Do të mbeteni në histori si njeriu më i guximshëm që u ndeshët me bishën më të egër të këtyre kohërave, Sali Ramë Berishën.
Çudia këtu ku shkruajnë, është se ka akoma derdimenë që nuk besojnë se berisha ka kryer akte korruptive, dhe beu i skraoarit nuk ka asnjë faj, që i la pasuri vjerra, me troje, hotele e saraje, e fëmij jashtë shtetit nëpër kolegjet më të shtrejta të europës, e këta i bien romeos sikur ky i ka hënger lekët metës. O pjell e injoranteve dhe dashakeqeve, kështu do mbeteni kok ksri para këtyre hajdutëve që dhe këtu doni ti mbroni.
Nje lutje te gjithve:kur te flisni per Ilir Meten mundsisht te mbiemri germen e mundsisht zevendsojeni me germen u. Ju faleminderit.