Basha takohet në Berlin me Gunther Krichbaum: Partnerët gjermanë të rëndësishëm për garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë e të besueshëm

18 Tetor 2024, 10:43Politika TEMA

Basha takohet në Berlin me Gunther Krichbaum: Partnerët gjermanë

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, së bashku me deputeten Oriola Pampuri, u takuan me deputetin gjerman Gunther Krichbaum, zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet evropiane. Gjatë takimit, ata diskutuan mbi integrimin europian të Shqipërisë dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Basha theksoi se Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë, duke penguar përparimin ekonomik dhe duke detyruar shumë të rinj të emigrojnë. Ai gjithashtu tha se qeveria po pengon përpjekjet e SPAK për të luftuar korrupsionin dhe për refuzimin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, ai kërkoi mbështetje nga partnerët gjermanë për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe të besueshëm, pasi ndodhemi në kushtet kur Edi Rama dhe një pjesë e opozitës e drejtuar nga Sali Berisha kanë mbyllur listat dhe kanë penguar një reformë të plotë zgjedhore.

Postimi i plotë i Bashës:

Pata kënaqësinë që së bashku me Oriola Pampurin të takonim deputetin e Bundestagut Gjerman, z. Gunther Krichbaum, i cili është edhe zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet evropiane në Bundestagun gjerman.

Gjatë takimit, u diskutua çështja e integrimit europian të Shqipërisë, rëndësia e forcimit të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë. Indeksi i perceptimit të korrupsionit, publikuar nga Transparency International, vijon ta rendisë Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë, gjë që pengon përparimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, duke detyruar kryesisht të rinjtë të emigrojnë.

Edhe përpjekjet e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar korrupsionin po pengohen nga qeveria, e cila tregon nivelin më të ulët të bashkëpunimit dhe madje refuzon të plotësojë kërkesat për t’u krijuar më shumë hapësira ligjore dhe mbështetje logjistike për punën e tyre. Shqetësues është refuzimi i mazhorancës për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe bashkimi i votave në parlament me një pjesë të opozitës për të liruar zyrtarët e korruptuar.

Hapja e negociatave pas 12 vitesh bllokim nga Edi Rama është një lajm i mirë për Shqipërinë, por përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar çdo pushtet dhe korrupsioni i përhapur janë sinjale negative për kohën e gjatë që do t’i duhet vendit për t’i përmbushur këto kushte.

Ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare, dhe në kushtet kur Edi Rama dhe një pjesë e opozitës e drejtuar nga Sali Berisha kanë mbyllur listat dhe kanë penguar një reformë të plotë zgjedhore, shitblerja e votave, përdorimi i pushtetit, fondeve dhe administratës, si dhe përfshirja e krimit, tashmë të dëshmuara me fakte, janë shqetësuese. Kërkova ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve gjermanë për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe të besueshëm.

11 Komente

  1. R
    Realisti

    Basha, tashmë kryetari i partisë së erës....

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      O legen! Drejtesia po pretty qe te deshmosh se kush e dha urdherin per te vrare 4 protestuesit. Leri theatrit never Evrope, por hajd deshmo ketu

      Përgjigjjuni
      1. A
        AC/DS

        Rri Rri e ben ndonje pune euroatlantiku i vetmuar

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vezhguesi

          Jo dy apo tre gjermane te takoje Luli, por edhe dy apo tre aliene nuk i bejne dot derman. Vendin e ka prane Salihut ne biruce. Aty do kene kohe te pajtohen dhe te qajne hallet e perbashketa.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turpin kudo si duket me buke !

            Der unglückliche Herr . Gunther Krichbaum lächelt einen Mann an, der für die Morde auf dem Boulevard verantwortlich ist ! schade schade .. Fatekeqesi z. Guther Brichbaum qe buzeqesh me nje njeri te pergjegjshem per vrasjet ne Bulevard ! turp turp .

                      1. k
                        kllufi

                        Jam shume i indinjuar me Ramen qe po e djeg kete kallep misri te talentuar dhe nuk e çon si Sala Nertitan Ceken ne ndonje ambasade qofte edhe sekretar ambasade qe te ngrefet si kallep,ose te mbuloje sekrorin e spihunllikut ne ambasade.Do te ishte puna me e deshiruar qe mund te bente.I lutem Rames qe ku ka vend bosh per sekretar ambasade ta emeroje urgjentisht se e pranon.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje