Zgjedhjet e 11 majit, Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

27 Mars 2025, 21:20Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit, Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë,

Përfaqësuesi i “Nisma Thurje” Endri Shabani prezantoi disa nga pikat që përmban programi për zgjedhjet e 11 majit, teksa nënvizoi punësim në sektorin publik, konkurrencë në treg duke krijuar tregje të lira në ekonomi, disa ndërhyrje që lidhen me çështjet e jetesës si dhe konsolidimi i reformës në drejtësi.

Në një intervistë televizive, Shabani u shpreh se shumë politikanë të klasës së vjetër politike do të ikin me votë në 11 maj, ndërsa pjesa tjetër do të përfundojë në pranga.

Endri Shabani theksoi se Berisha, Rama dhe Meta, qeverisin duke i gënjyer njerëzit.

Dy partitë e mëdha kanë bërë publike programet e tyre elektorale dhe premtimet për 11 majin, “Nisma Thurje” që ju drejtoni dhe “Shqipëria Behet” e Adriatik Lapajt. Çfarë ka në fokus të ofertës së saj për 11 maj?

Shabani: E para është vota për të ndryshuar tre njerëz që e kanë sjellë vendin këtu, që janë përgjegjës që shumë prindër janë vetëm, të rinjtë kanë ikur jashtë. Pra, ndëshkim për klasën e vjetër politike që e ka marrë këtë vend peng. Ne na duhet të kalojmë disa reforma dhe ne kemi përgatitur 6 paketa, që garantojnë punësim në sektorin publik, konkurrencë në treg duke krijuar tregje të lira në ekonomi, disa ndërhyrje që lidhen me çështjet e jetesës dhe konsolidimi i reformës në drejtësi.

Kjo fushatë elektorale ka ndarë edhe partitë në mbështetës të SPAK-ut dhe në kritika të tij. Ju si koalicion që e mbështesni SPAK-un, si e shihni rikthimin e ekspertëve amerikanë në Prokurorinë e Posaçme kundër krimit të organizuar e korrupsionit?

Shabani: Ka vite që tre kalorësit e tranzicionit politik, pra Berisha, Rama dhe Meta, qeverisin duke i gënjyer njerëzit. Një nga gënjeshtrat është që SPAK do ta shkrijmë, SPAK është vetëm, ndërkohë që ky është fundi i këtij cikli, disa do ikin me votë, disa me pranga.

A besoni tek task-forca e ngritur nga SPAK për të luftuar krimin zgjedhor? A besoni se klima gjatë fushatës elektorale do të jetë më e qetë?

Shabani: Padyshim që po. Kemi çuar 5 dosje të tjera në SPAK. Është lajm i mirë që SPAK ka dalë në terren me këtë task-forcë, sepse ajo që ndodhi në 2021 është se grupet kriminale u përfshinë në zgjedhje. Duke qenë SPAK në terren, e pengon problemin në kohë, pa e lejuar që të thellohet.

Në 2021 ju garuat, por nuk ia dolët që të fitoni asnjë mandat; pse mendoni se 11 maji do të jetë ndryshe?

Shabani: Nuk është e njëjta Nismë Thurje e 2021. Ne garuam edhe në 2023 dhe u shumfishuam në mbështetje. Këtë radhë jemi organizuar më mirë. Dhe Shqipëria nuk është më Shqipëria e 2021.

Sa janë synimet tuaja në 11 maj?

Shabani: Ne nuk bëjmë llogari. Ajo që ne bëjmë është të shohim çfarë do ndodhi në 11 maj, për të parë çfarë do bëjmë pas 11 majit. Nëse do të shihet se klasa e vjetër politike është shkundur, që në parlament kanë hyrë të rinj, dhe klasës së vjetër i ka ardhur cikli, vetëm atëherë ne ja kemi dalë me misionin tonë.

9 Komente

  1. T
    Tankist

    Ik o bq ke 20 vjet politik, mer lesh e currit

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Po ti more Shabe si do te ikesh ? Besoj me vote se ke 1 vit qe ropatesh dhe asnje nuk te afrohet se shikojne inteligjencen tende .Mos u lodh se nuk ta fershellen njeri .

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gamba CX 707

        Bravo Endri, i vetmi qe thote te verteten paster dhe sakte. Keto jane zgjedhjet e vetme qe Shqiperia ka nje fije shprese. Duke votuar Nr.6, mund te kemi nje parlament me te larmishem. Ne te kundert, do mbetemi dhe 4 vite mes Rames dhe Berishes ne kete situate toksike.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Z.Shabani eshte akademik i zoti, i cili e ka provuar dicka te tille me studimete e tije ne Oxford. Prandaj shqiptaret kane nje arsye me shume, per t’ju drejtuar kutive te votimit, sepse te keshe kandidate te ketij kalibri ne fleten e votim dhe te zgjedhesh Mul Noken ose Tao Ballen kjo eshte dramatike per vendin tone. Une i uroj suksese Z. Shabani bashke me ekipin e tij ne keto zgjedhje!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sarandioti

            Shume jane fryre dhe keta lepujt e partiçkave dhe flasin sikur jane luane kane habitatin e tyre dhe shesin pordhe , njeri me syze te zeza e tjetri me mjeker , si klasiket e dikurshem , se keta te sotmit nuk i llogarit njeri ." Pordhe e madhe" çan breket e veta , thote poulli yne i mençur , ose "mos u mbur mos u levdo" , pas 11 majit do t'ju shoh . Ai tropojani , qe nuk me kujtohet emeri , eshte diçka me serioz , po ata dy esmeret e tjere , Lapanjozi me ate kompetentin Soko lin e fushave , jane fare sfaçato .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisti ????

              Mos haroni SPAK do ti zbrazi listat e sigurta dhe te hapura te PS dhe PD pasi ka kandidate nen hetim. Endrit Shabani Pano Soko Nisma Thurje surpriza e zgjedhjeve ne 11 Maj

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti

                Llogari bejne PS dhe PD si per nr deputet si per vota si te futen ne lista te sigurta o njerez votoni te rinjte boll me me Edi Ramen Sali Berishen Ilir Meten dhe oborrtaret e tyre

                Përgjigjjuni
                1. t
                  taku

                  Dhe do vije Shaba me Llapen ti rregullojn punet ..............o ju marte muti shalet or politikane leshi ......ca lepires bythe te Sales e ca te Likes dhe ca te Rames do presin qe te ikin keta qe te vijne keta te rinjte .............prisni.prisni se qenin e ngordhur keni per te gjetur

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mara emigrante ne Itali

                    Dane Muca ne martello vete shkruan e vete vulos .Kjo eshte politika e partiçkave te reja ( nuk jane te reja por te vjetra se jane individ qe u lane jasht dhe luftuan njeri -tjetrin kur u perça pd -ja ) Mos rende Shqiperia ne d'ore te ketyre llapaqeneve qe duan te lepinjne ndonje kocke .Nuk eshte shkolla qe te jep sjelljen por dijen e cfar dire reflektojne keta ? Vetem qe dine te mburren kam cuar ne spak kete dhe ate hajdut ., se edhe keta qe nuk kane pasur poste jane me biznese dhe vila.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje