Zonja Kryemadhi pranon LIVE që ka Swift! A mund të na e tregoni ju lutem...dhe ku e keni deklaruar?

17 Shtator 2022, 09:27Politika TEMA

Zonja Kryemadhi pranon LIVE që ka Swift! A mund të na e tregoni ju

Monika Kryemadhi e pranoi në emisionin Opinion që ka një Swift (pagesa internacionale nga llogaria bankare personale) që e ka përdorur për të kryer pagesat, siç deklaroi për t’u kuruar për probleme shëndetësore që thotë se ka prej 12 vitesh.

“Unë kam qenë në klinikë dhe në atë klinikën që përmendet. Ajo është një Swift i falsifikuar, është përdorur iban i një kompanie në romë, që kam mbi 12 vite që kurohem për probleme kardiologjike dhe për kancerin e qafës së mitrës është një Swift tjetër”, tha ajo.

Problemi i vetëm nuk është pasja apo jo e një kodi Swift nga Monika Kryemadhi. Problemi është se ky Swift nuk është deklaruar në deklaratat e pasurisë që deputetja dhe ish-kryetarja e LSI-së ka detyrimin të dorëzojë në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive.

Ligji për deklarimin e pasurive thotë në nenin 3 të tij se pjesë e detyrimit janë edhe deputetët, ndërsa në nenin 4 përcaktohet se çfarë janë të detyruar që të deklarojnë çdo vit para datave 31 mars:

“Sendet me vlerë të veçantë mbi 300 mijë lek, vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim; vlerën e likuiditeteve, gjendje në cash jashtë sistemit bankar, në llogari rrjedhëse, në depozitë, në bono thesari dhe në huadhënie, në lekë ose në valutë të huaj; detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, të shprehura në lekë ose në valutë të huaj; të ardhurat personale për vitin, nga paga ose pjesëmarrja në borde, komisione ose çdo veprimtari tjetër që sjell të ardhura personale”.

Deklarimet përfshijnë edhe dhuratat me vlerë mbi 10 mijë lek të reja.

“Dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat nga trajtimet preferenciale. Nuk deklarohen dhurata ose trajtim preferencial kur vlera e tyre është më e vogël se 10 000 (dhjetë mijë) lekë, si dhe kur dy e më shumë dhurata ose trajtime preferenciale, të dhëna nga i njëjti person, së bashku, nuk e kalojnë këtë vlerë, gjatë së njëjtës periudhë deklarimi; angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie që krijon të ardhura, përfshirë çdo lloj të ardhure, të krijuar nga kjo veprimtari ose ky angazhim; interesa privatë të subjektit, që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga marrëdhëniet familjare apo të bashkëjetesës”.

Monika Kryemadhi s’e ka bërë këtë në deklaratat vjetore të dorëzuara në ILDKPI. Ajo duhet ta tregojë publikisht vetë, të paktën për hir të transparencës dhe si provë për ta besuar se po ‘lufton korrupsionin në krah të bashkëshortit të saj, Ilir Meta’.

Nëse s’e bën me hir, a nuk është ky fakt i mjaftueshëm që SPAK të kërkojë me pahir prej Monika Kryemadhit Swift-in e transfertave në San Marino, që siç e pohon vetë ish-kryetarja e LSI-së e ka përdorur për të kryer pagesat për kurimin nga problemet kardiovaskulare dhe kancerin në qafën e Mitrës?

Marrja e këtyre të dhënave do t’u jepte përgjigje me radhë shumë pyetjeve të tjetra që pasojnë, sa është shuma e transfertës së kryer, sa është pagesa totale dhe cili është burimi i vërtetë i parave.

Kjo transfertë bankare Swift, a është bërë nga numri i llogarisë personale të Monikës, bashkëshortit të saj, apo nga ndonjë llogari tjetër? A janë kryer këto pagesa nga llogaria e Monikës në Shqipëri, apo nga llogari Offshore të një vendi tjetër e në një emër tjetër?

Avokati Idajet Beqiri thotë në padinë e ngritur se kjo shumë është 287 mijë euro. Kryemadhi nuk deklaron asnjë shifër. I mbetet SPAK që duke marrë shkas nga deklarata publike e Kryemadhit dhe nga padia e ngritur që të verifikojë se cili ka të drejtë dhe cili jo.(Voxnews.al)

24 Komente

  1. G
    GG

    O injoranta, lexoni nje here ca eshte swifti e pastaj beni lajme…

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rremuje

      Ashtu eshte. Shume shkrim konfuz, por edhe Mona perdorka gjuhe te cuditshme. Nga sa kuptoj e akuzojne qe ka llogari bankare jashte Shqiperise qe nuk e ka listuar tek deklarata e pasurise dhe gjithashtu ka bere shpenzime ne shuma te medha qe nuk i ka deklaruar. Ose nje pale e trete i ka paguar shpenzimet e kurimit dhe kjo nuk e ka deklaruar si dhurate.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me ndergjegjen ne pellembe të dores

        U dhje puna. Pashe raportin mujor te bankes per llogarine time bankare dhe kisha edhe unë kod SWIFT dhe IBAN. O bo bo. Prite kur të trokase SPAK tek dera tani. E hengra me duket. Do me pyesin kush ta ka dhene SWIFt-in, si e njeh.ti Jonathan Swift? E me the të thashë. Ku e njoh unë Jonathan Swift-in? Tani, emrin ja kam pare, por fytyren Jo, per zotin. Apo nuk ka të beje Jonathan Swift me kodin SWIFT. Aman, se vdiqa. Jo per gje, po kush ben burg pa vjedhur. Të pakten të kisha marre eCA lekë. Si? Të gjithë ata qe kane llogari bankare kane SWIFT code? Ore, e di SPAK-u kete? Sevsa ta marre vesh SPAK-u, e hengra unë, me Ilir Metën komshi ne burg. Të pakten të kisha Moniken komshije, se helbete. Eh, ç'na gjeti.

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Me apo pa Swift,kjo baxhelle eshte hajdute e regjur bashkë me atë fshatarin injorant qe ka per burg. Kodi SWIFT nuk eshte privat.Personi ka vetëm numer llogarie .SWIFTI i perket bankes ku person ka llogarinë per veprime me bankat nderkombetare.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodra

          Qe Kjo bashke me Ilirin e Kane vendin ne burg, Nuk diskutohet. Por ama ca Leshin e Mrikes eshte swifti qe na e paska Mona Likes….. swift eshte metode pagese. Ku e ka fshehur Mona swiftin qe tan I e gjetem…. Mos ja q….ni robt me kete injorance.

          Përgjigjjuni
        2. a
          ana

          Cili eshte ky autor idiot qe ka bere kete shkrim? Analfabetiste funksional vetem sa shtohen ne kohet moderne. Hajde nivel investigimi hajde! Idiote me brire. Po pyesni nje bankier se cfare eshte SWIFT -i perpara se te na thoni cudira o idiote!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Bravo,shkrim i shkelqyer.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Turp

            Po turp ste vjen o gazete????????????! O pacavure online. O hale e diniformacionit. Une e urrej ilir meten s moniken. Dy monstra jane. Por nuk ka shqiptar qe te kete nje karte debiti ku merr rrogen qe mos kete nr swift. Edhe nqs nuk e di ai qe mban karten e di banka e ta jep ne sekonde. Legena. Legena LEGENA

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              O shoku merre shtruar. Keta gazetare punojnë në të zezë me pare në dorë. Nuk kanë llogari bankare. Aq dinë dhe kaq bëjnë... mos ua vini re.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Si

              Mero duhet te marre ne staf Frrok Yzeirin "qe ti veje puna mbare"

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Kryemadhi ka treguar vetem jorganin,se cfare fshihet poshte nuk e thote. I ka lene t'i tregoi ne bangon e te akuzuareve bashk me Ilirin.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Albana

                  Si kjo si burri i vet nje prerje jane funderrina

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Andi

                    Kjo zonja e botoksit milionere na doli me leket tona

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Oliver

                      Normal qe do u pranoje baxhella se ska ku tshkoj

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Joni

                        Po ik mi femer injorante vidhni popullin hidhni akuza qeveris qe po puno e shko bohesh e bukur me demek me kto lek turp tkesh

                        Përgjigjjuni
                        1. e
                          erisaa

                          botoksin e quan problem shendetsor kjo??

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            rimi

                            na ka ca trapin kjo Mona vetem me ber viktimen e ka mendjen

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Alban

                              E te keqen sa e lodhur je bere moj mona , kur te futesh ne burg do i kenaqesh me historite e botoksit

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Luan

                                Ti ca ske mi mona po dale nga dale do futesh ne burg

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tosi

                                  Karakurva e shallvareve u be VIP !Vari leshte ketij muhabeti...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Debila

                                    Ej o trapa. Po ju skeni numer swift????????????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arturi

                                      Swift eshte nje numer qe idendifikon nje banke te caktuar ne sistemin boteror te komunikimit te bankave qe ka ndertuar USA. Psh banka amerikane Chase ka per swift Chasus333. Swift nuk eshte numer personal qe ta kete dikush. Kur dergove paratroopers diku kerkohet emri bankes, Swifti, emri kush I merr dhe numri banka r I llogarise.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        Xha Braho

                                        PER JU PLERA ESHTE «DEMOKRACIA»… ISHIT ME ÇARAPE LESHI, DHE U BETE MILJONERE, PA JU THENE ASKUSH PUNE E MBARE…

                                        Përgjigjjuni
                                      2. D
                                        Dajti

                                        Mona eshte me kancer ne qafen e mitres,dhe eshte per ti qare hallin dhe eshte detyruar per te vendosur botoks ne qafen e mitres .Lajm i mire per gjithe SHQIPETARET kudo qe jane eshte qe kryetarka e LSI eshte jashte rrezikut per jeten fale botoksit magjik. Faleminderit botoks.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje