1 i vrarë dhe 2 të plagosur në Vushtrri të Kosovës

29 Tetor 2023, 19:10Rajoni TEMA
1 i vrarë dhe 2 të plagosur në Vushtrri të Kosovës

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur sot në orën 15:50 në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” në Vushtrri të Kosovës. Policia e Kosovës njoftoi se për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar edhe një armë.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, – tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës. Është e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, motive dhe identititeti i viktimave. 

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Turp per kedo qe ka ber ket akt, nje jeté e shuar dhe ndoshta nje i burgosur qe me mir do ishte edhe ai te ishte i vdekur sesa te kujtohet perjete nga femijet e te vrarit, kshtu ndodhe kur ske drejtesi dhe as shtet qe brengoset per qytetret e saj e per me shume edhe policet i konsideron si objekte qe vetem duhet ti sherbejne VV-ces dhe qenefit te mender presednike osmankes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje