Kërkesa e fundit e Francës që në veri të Kosovës të mbahen sa më shpejt zgjedhje të reja dhe thirrja e Parisit që Prishtina të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të rrugës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, kanë ngritur zëra se francezët janë kundër Kosovës, apo se po ia mbajnë anën Serbisë.
Disa e kanë rikujtuar edhe kërkesën që pati bërë Franca për ta lidhur liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian, me hyrjen në fuqi të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).
Ambasadori i parë i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, nuk pajtohet me këto pikëvështrime. Por, redaktori për Evropën i Radios Evropa e Lirë, Rikard Jozwiak, beson se Franca nuk po i shfrytëzon të gjitha kapacitetet që ka për t’i ndihmuar Kosovës.
“Kthesa e madhe” e Francës ndaj Kosovës
Nëpërmjet një komunikate, më 23 prill, Presidenca e Francës ka theksuar se mbështetja e Parisit për pavarësinë e Kosovës dhe për integrimin evropian të vendit, mbetet e palëkundur.
Edhe Kullashi, dikur profesor i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe më pas në Universitetin Parisi 8, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuancat e vogla, ndryshe në krahasim me vendet tjera perëndimore, për ndonjë problem konkret, nuk nënkuptojnë ndryshim të qëndrimit shtetëror.
“Edhe amerikanët, edhe britanikët, i kanë afërsisht kërkesat e njëjta lidhur me zgjidhjen e problemeve që i ka Kosova”, është shprehur ai, duke insistuar se vendet perëndimore koordinohen para çdo veprimi të madh.
Duke i komentuar zërat që e afrojnë Francën me Serbinë, Kullashi ka thënë se ndonëse të dyja vendet kanë kultivuar tradicionalisht marrëdhënie të mira, kthesa e madhe është bërë kur Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), ka intervenuar kundër objektivave të ushtrisë jugosllave, më 1999.
Kullashi ka thënë se që nga takimet që ka pasur më 1999 me presidentin e atëhershëm francez, Jacques Chirac, e ka parë vendosmërinë e Francës për t’i ndihmuar Kosovës, teksa ka pohuar se atmosferë e njëjtë ka vazhduar në Paris edhe gjatë viteve 2008-2016, kur shërbente si ambasador në Francë.
Franca ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa, sipas Kullashit, rrjeti diplomatik francez i ka ndihmuar shumë Kosovës me njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Si shembull konkret, ai ka përmendur ndihmën e Francës në integrimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
“Diplomatët francezë e kanë kuptuar presionin që ka bërë Rusia te 10 vende afrikane, që të mos e votojnë anëtarësimin e Kosovës. Pas një kërkese që presidenti François Hollande ua ka dërguar shefave të shteteve që kanë shprehur rezerva, të gjitha janë pajtuar për anëtarësim të Kosovës”, ka thënë Kullashi, autor i dy librave për marrëdhëniet e Kosovës me Francën.
Si mbështetje shumë të madhe për Kosovën, Kullashi e ka përmendur edhe kontributin e Francës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 2010 konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ai ka thënë se ekspertë të lartë juridikë francezë përgatitën një raport prej 70 faqesh për të mbrojtur rastin e Kosovës.
Albin injoranti ,ne foto nje grua futet ne mes per respekt ,e dyta nga qe je injorant nuk e bere ,tjetra ajo eshte presidente dhe i takon asaj te rije ne mes ,injoranca jote dihet ,por duhet te zbstish edhe protokollin ,por ti mor pis anti UÇK nuk njeh protokoll ,mu kujtua nje foto e Berishes kryeminister e Topit president ,ne foto me Klinton president ,po e njejta gje
Mungese edukate nga ana e Kurtit. Duket sikur Macron ka dale ne foto me Kurtin dhe te shoqen. Ne vend qe te linte ne mes gruan presidente, Kurti na eshte futur vete si pilaf, kur eshte thjesht kryeminister. As vete Macroni nuk ka qendruar ne mes, po na futet Kurti. Hahaha
Macroni, kryesori dhe ai qe i ka thirrur, ka qendruar anash per foton qe te vije ne mes gruaja, dhe ne vend te saj, eshte futur Kurti si kaposh.
Kjo foto është montazh. Asnjëherë nuk kanë qenë bashkë të tre!
Makroni di se cben per te miren e Frances. Franca dhe Gjermania jane boshti i aleances se Evropes se Bashkuar qe mbeshtetet edhe nga Amerika. Ky eshte spektri politik qe spjegon se pse Makroni eshte aq aktiv ne ceshtjen e Kosoves. Beri cberi ne Tirane, beri cberi me deklaratat kunder Kurtit, shofim qe edhe Kurti, bashke me Vuciqin kane vene ment dhe i jane trembur per vdekje "ktheses" se Frances drejt perendimit dhe kundershtimit rus. Deklaratat kunder Kurtit nuk ishin vetem kunder Kurtit por edhe kunder Vuciqit qe ata te nderpresin lojen ruse ne Ballkan. Eshte Franca qe di me mire nga te tere se si punon agjentura ruse dhe ajo serbe. Sidoqofte une shpresoj se kjo "kethese" qe ka bere Kurti dhe Vuciqi vjen si rrjedhoje llogjike dhe jo si frike nga Makroni. Praktikisht eshte shume e rendesishme qe Serbia u frikesua nga kercenimet e Makronit, sepse Kurti eshte thjeshte nje ekuacion i varur nga Vuciqi. Faleminderit!
Eshte shume shpejte te dalim ne ate qe duam.Franca ka qene arqitetktja e krijimit te ketij shteti ne Ballkane, qe edhe sot ,mbasi eshte ndeshkuar ,per qasjet revanshiste , kercenon e bene politken agresive me ndihmen ruse .Franca e Gjermanija kane deshtuar ne kete ceshtje qe s'po merr zgjidhje . Arsyjet jane interesa te vecanta te fuqive Evropjane . Fakti qe ka shtete te BE, qe nuk e njohin Kosoven, tregon se askujt nuk mund ti besohet ,se nje dite keto rrugetime etryeza te perbashketa ,pa fund ,do sjellin lirine e plot te Kosoves .
Shoku Kurti, kur jane 3 udheheqes politikane, dy meshkuj dhe nje femer, ne mes futet femra, jo ti si kastravec. Aq me teper qe eshte ajo kreu i shtetit si presidente.
Franca do ta largon Kurtin nga pushteti, ka maru ajo pune. Si fillim Franca do i qet pun te madhe Kurtit para se me u fut ne KiE.
A ka Protokoll ky budall Kryeminister? Po Presidentja pse nuk ja trego venin gamorit? Ne foto duhet te ishte ne qender Vjosa ose Makroni, kursesi nje fodull mangup si KM i VV. Por Makroni e tall ket rrote qerre KM.
Fakti qe Franca ka ndihmuar Kosoven per tu anetaresuar ne Federaten e frankofonise nuk eshte shembull sinjifikativ qe tregon mbeshtetjen e saj ndaj Kosoves. Sa per kujtese, ishin trupat franceze te KFOR - it ato qe ndane vec Veriun e Kosoves, duke krijuar precedentin qe Kosova vuan edhe sot. Franca para se te jete pjese e Natos, ka qene aleate e Rusise dhe Serbise ( Antanta ). Prandaj ofertat e saj duhen pare me kujdes. Themelimi I asosacionit pa njohje te ndersjellte do te ishte nje humbje e madhe per Kosoven. Boll kane fituar serbet te drejta, madje me shume se vete shqiptaret nepermjet Planit Ahtisari. Lufta per te ardhmen e Kosoves zhvillohet sot.
O shoku, Antanta nuk perbehej vetem nga Franca dhe Rusia, por edhe nga Anglia, dhe ka ekzistuar si aleance qe ne luften e pare boterore, para 1 shekulli. Shume gjera kane ndryshuar qe atehere. Me vone, Gjermania u be naziste dhe Italia fashiste ka pushtuar Shqiperine, po ti e mban akoma inatin me Francen? Lerini te kaluarat historike se Franca e njeh Kosoven dhe e mbeshtet si shtet, mos sajoni kot inate per tu kapur.
Serbia i lepihet shume Frances se do te kete nje fuqi te madhe perendimore europiane ne krah, por e verteta eshte se Franca e njeh Kosoven si shtet, ja ka bere te qarte Serbise se pa njohjen e Kosoves nuk ka te ardhme ne BE, dhe se fundmi, nuk pranoi t'i shiste Serbise 12 avione Rafale per te cilat Serbia kishte vite qe i ishte lutur. Nen drejtimin e Macronit dhe pas luftes ne Ukraine, Franca ka marre nje qendrim te ashper anti-rus dhe po ishe anti-rus nuk mund te jesh pro-serb dhe kjo e tremb Serbine. Qendrimi i Frances reflekton edhe ate te BE-se dhe Amerikes. As Franca, as Evropa nuk jane kunder Kosoves. Thjesht duan normalizimin e marredhenieve dhe per kete duhet te bejne perpjekje te dyja palet, dhe Franca ka bere kerkesa ndaj te dyjave, si Serbise dhe Kosoves, dhe prandaj ndonjehere qendrimi i saj edhe keqkuptohet, por Franca eshte ne anen e Kosoves.
Na qenka futur "me i rendesishmi" ne mes.
Mendoj se presidenti Macron ka treguar nje qendrim shume tipik te Frances ndaj kesaj ceshtjeje, ne kuptimin qe nuk ka shume interes as tek Kosova, as tek Serbia, se nuk i pjerdh shtetet ballkanike, por ne linja te trasha, e mbeshtet pavaresine dhe integritetin e Kosoves dhe do paqe ne Ballkan. Kjo ka rendesi. Nuk mund te shpresojme me shume afrimitet se kaq me Francen e larget dhe historikisht mosperfillese.
Nga armiqesimi i Frances dhe gjithe Europes ndaj Rusise, ka perfituar Kosova dhe ka humbur kurva e Rusise, buzevici serb, te cilit kohet e fundit, Franca nuk pranoi t'i shiste Rafale, as per 3 miliarde euro. E la si mut.