Kosova dhe Serbia në një përpjekje të re në Bruksel për dinarin serb

25 Prill 2024, 13:24Rajoni TEMA
Kosova dhe Serbia në një përpjekje të re në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë po takohen të enjten në Bruksel për të diskutuar sërish me të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Takimi i sotëm është vazhdim i takimit së javës së kaluar në të cilin kryenegociatorët nuk arritën ndonjë pajtim, ndonëse zoti Lajçak tha se “është ngushtuar hendeku” që ndan palët rreth kësaj çështjeje.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë akuzuar njëri tjetrin për mungesë të gjetjes së një zgjidhjeje lidhur me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.


Rregullorja ka nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi si dhe në tensionet ndërmjet palëve.

Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore./VOA

2 Komente

  1. V
    VV krijese trushplaresh e turpshme e Serbise

    Kosova do te ban 100% cka kerkon Serbia sepse VV eshte krijese e Serbise.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mitrovicë

      O ti shqiptar londinez i Shqiperise londineze! Kosova nuk do te beje cfare kerkon shkjau, nuk ka bere kurr deri sot e nuk do te beje as ne te ardhmen. Po ti o londinez, heq hajdutet tradhetar Berisha Meta e Rama Basha e Veliaj, nderto shtetin , nderto e forco ushtine. Ate beje, se Kosova dhe shqiptaret jashte Shqiperise Londineze jane mbi 90% e totalit te shqiptarise. Ne e ruajme edhe jete cope Shqiperie londineze nga jashteqitjet shqiptare aty brenda Shqiperis epor edhe nga shkijet e greqiret e mutit. Hajt tash, vazhdo e merru me pislleqet e Turanes zyrtare, se lat nam gjithandej.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje