
Jam i gatshëm të nënshkruaj Marrëveshjen Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Për derisa një marrëveshje e tillë është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Malit të Zi, Abazoviç tha se nuk ka asnjë problem që kjo marrëveshje të nënshkruhet.
“Nëse po flasim se a do ta nënshkruaj ose jo Marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, përgjigja është po. Jam i gatshëm ta nënshkruaj pa asnjë problem”, tha kryeministri, raportoi RTCG,.
“Ne duam të promovojmë kontekstin liberal të lirive fetare, ku secili besimtar ka të drejtat e njëjta”, ka thënë Abazoviç.
Sakt
E verteta dhemb.... sidomos ju sërbëve!!
Pershendetje nga Shqiperia dhe respekt per Ju Abazovic.....Vetem me islamiket mos bej marrveshje..!!!
Do me na mbush mendjen se ata grinden per fe dhe jo per prona apo dominim politik.