
“Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog, por gjëja më e rëndësishme është ndalimi i aktiviteteve të luftës, agresionit dhe vrasjes së civilëve”.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, për median malazeze “RTCG” pas vizitës në qytetet ukrainase të Borodjanka dhe Irpin.
Abazoviç u shpreh se ai dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, patën mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe panë një katastrofë të madhe humanitare.
“Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam, infrastruktura u shkatërrua, dhe përfundimi është i thjeshtë – duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet”.
Gjatë vizitës aty, zyrtarët lokalë i thanë kryeministrave se sa shumë qytetet ishin prekur nga lufta. Delegacioni u njoftua gjithashtu se një numër i madh i qytetarëve janë kthyer në Irpin.
Abazoviçi dhe Ramoviçi do zgjidhje për luftën në Ukrainë!!!!!!
ËMËMËM ! Me dialog, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Le të themelojnë ukrainasit një BDI dhe le të integrohen në HALE, sic po poshtërohen shqiptarët e Shqipërisë Lindore në MV / FYROM, e të dalin me BAJRAK 30 % në dasma e të ulërijnë nga lezeti i integrimit në halerat e Rusisë - FYROM.