“Na pret një dimër i vështirë”, çfarë paralajmëron Vuçiç

14 Qershor 2022, 20:28Rajoni TEMA

“Na pret një dimër i vështirë”,

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka bërë me dije se sipas sanksioneve aktualisht të vlefshme nga 1 nëntori, Serbia nuk ka më të drejtë të importojë naftë ruse.

Gjithashtu ai deklaroi se shteti po përgatitet për një dimër të vështirë dhe se po siguron gjithçka është e nevojshme, duke shtuar se problemet shfaqen vazhdimisht.

Më tej theksoi se sot në Obrenovc shpenzohen 350 ton mazut, sepse qymyri ende nuk është i thatë dhe i cilësisë së mjaftueshme, duke shtuar se në dimër do të harxhohet shtatë herë më shumë se tani.

Në fillim të qershorit Bashkimi Europian miratoi zyrtarisht një ndalim për shumicën e importeve të naftës ruse.

Këto masa u cilësuan si sanksionet më të ashpra të vendosura nga BE-ja për luftën në Ukrainë.

Shefja e Komisionit Europian Ursula Von der LeyenVon der Leyen ka thënë se blloku shpreson t’i japë fund varësisë së tij nga hidrokarburet ruse, përfshirë gazin, deri në vitin 2027.

1 Komente

  1. r
    rrocu

    Vucico,mos e caj sumen sa te kesh Sali Berishen mTirane,ai se ka problem te shes nen e babe per te ndihmuar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje