
Nga Podgorica kreu i Këshillit Europian Charles Michel, i pyetur për “Ballkanin e Hapur” u përgjigj se BE-ja do të mbështesë gjithmonë iniciativat që inkurajojnë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.
“Procesi është i hapur për të gjitha vendet e rajonit dhe mund të jetë shumë operacional. Unë besoj se më shumë bashkëpunim ekonomik mund të jetë një hap pozitiv. Natyrisht, ne i respektojmë vendimet që janë në dorë të liderëve të shteteve.
E kuptoj se eshte një proces gjithëpërfshirës, i rëndësishëm edhe për BE-në. Ballkani Perëndimor është më shumë se kurrë një prioritet strategjik për Bashkimin Europian (BE)”, tha shefi i Këshillit Europian, Charles Michel pas takimeve në Podgoricë.
Michel shpreson se takimi i 27 liderëve europianë me liderët e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme do të jetë një mundësi për të treguar bashkëpunimin e Brukselit me rajonin.
Lini një Përgjigje