
Nuk gjen qetësi piloti grek, Babis Anagnostopoulos, i cili tronditi opinionin vendas kur vrau me gjakftohtësi bashkëshorten e tij 20 vjeçare Caroline Crouch, në vilën e tyre luksoze në rrethinat e Athinës.
Mediat raportojnë se Babis është sulmuar në burgun Koridhalos, ku po vuante dënimin e tij nga një i burgosur gjeorgjian dhe për këtë arsye është transferuar në Malandrino, i cili njihet ndryshe si “Alkatrazi” grek.
Tashmë, ai e ndan qelinë me një vrasës shqiptar të paidentifikuar për mediat dhe për këtë arsye piloti dhe avokati i tij janë të shqetësuar për sigurinë për shkak të “kontratave” për eliminimin e tij që mund të vijnë nga gangsterët e botës së krimit.
Babai i Caroline, David i cili jeton me gruan dhe mbesën e tij në Alonissos, tha për Daily Mail: “Duket se ai nuk është i kënaqur me strehimin e tij të ri dhe dëshiron të transferohet përsëri në burgun e Korydallos ku do të ndihej më i sigurt. Ai beson se ka të paktën një, por ndoshta më shumë kontrata vdekjeje në emrin e tij. Unë mendoj se njerëzit me të cilët ishte i përfshirë para se të vriste vajzën, gjithashtu duan t’ia mbyllin gojën…”
Babai i Caroline theksoi se ai duhet të vuajë për të paktën dy vite, përpara se mund ta “heqin qafe.” Sa i përket mbesës së tyre, Lidia, gjyshi i saj tregon se vogëlushja vrapon nëpër shtëpi dhe ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën e Carolines.
“Është shumë e bukur ta shohës. Më vjen keq që Caroline ime e dashur nuk është këtu për ta parë. Kjo është një nga arsyet që unë do të bëj gjithçka që mundem që Babis të mos e shohë përsëri vajzën e tij.”
Lini një Përgjigje