"Presidentja e një njeriu"

13 Qershor 2022, 18:31Rajoni TEMA

"Presidentja e një njeriu"

Në episodin e V të Ditarit të Buzhalës, tematizohet presidenca e Vjosa Osmani-Sadriut nën dritën e një fotografie në të cilën i ishte prerë gjysma e fytyrës kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama.

VV / Çka bëri tash Besnik Bislimi? Thotë se do të respektojë marrëveshjet e Thaçit dhe se do të ketë dezinformata
Ky episod është titulluar “Presidentja e një njeriu” dhe problematizon mungesën e përfaqësimit nga ana e presidentes Osmani. Autori Buzhala konsideron që ka mungesë të përfaqësimit të pakicave politike, etnike e seksuale – ndër tjerash – nga ana e presidentes Osmani, dhe për një gjë të tillë jep një shkak të kudovërejtshëm.

Bëhet fjalë për atë që quhet “militantizëm” në favor të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Vjosa mendon, qysh kish mendu Albini në këtë situatë”, thotë Buzhala në këtë episod.

Episodi nis me nenin 83 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që tregon se presidenti i vendit duhet të përfaqësojë unitetin e vendit. Autori konsideron që Osmani përfaqëson pikërisht të kundërtën e unitetit, duke qenë e rreshtuar krejtësisht kah kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Përveç kësaj, aty përmendet edhe mungesa e vetëbesimit politik nga ana e presidentes, përkundër që është votuar me praninë e 80 deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Presidentja po vepron si një zyrtare e thjeshtë e shtetit, a si një zëvendëskryeministre, jo si presidente!”, konstaton më tej gjatë monologut të tij, gazetari Buzhala.

Po ashtu, në episodin e ri shprehet edhe çështja e raporteve jo të mira me Republikën e Shqipërisë për shkak të inateve politike të Kurtit me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, e ku në lojë është futur edhe Vjosa Osmani si militante e të parit.

Por, njëkohshëm denoncohen edhe heshtjet e presidentes Osmani në lidhje me problemet më madhore të shoqërisë kosovare si dyqind mijë aplikimet për viza pune në Gjermani, rritja alarmante e çmimeve të konsumit, rritja e çmimit të naftës, gjykimi në Hagë i ish-liderëve të UÇK-së, dhe të tjera.

Ju ftojmë të ndiqni emisionin e plotë që e gjeni të bashkëngjitur me këtë artikull. 

 

4 Komente

  1. l
    lenci bira

    Berat Buzhala i ke thene te gjitha per parine e kosoves, bravo Por qe ky duet Dosa-Kurti qe po i fryen ndarjes te dy shoqerive eshte nje fatekeqesi respekt

    Përgjigjjuni
    1. P
      PO, PO

      C`jane keto pakica seksuale z. Buzhala , se e kemi pak te veshtire t`iu kuptojme ? Mos kini dashur te flisni per pakica gjinore dhe nuk iu kujtohej fjala e duhur ?! Leximi ne gjuhen shqip do t`iu ndihmonte te pasuroni fjalorin dhe te shpreheni me nje gjuhe me etike .

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        O Berat sa per dosen Osmani mos u bej shume merak se ne Shqiperi nuk e do njeri qysh se beri gafen e madhe kur i dha keshilla gjigandit Rama nga foltorja e kuvendit te shqiperise me nje teskt te lexuar nga Osmani dhe te pergatitur fjale per fjale nga Albin kurt kundrapedali qe ka mbetur si i dhjere tash qe open Ballkan u be me 5 shtete. Kjo Osmani tash eshte presidentja me e dobet ne planet qe nuk gezon respekt ne dy anet e kufirit.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flips

          Ky eshte me mut se muterit e tjere, me i zi se zifti. Ky dhe media e tij kane bere para duke nxitur konflikte here pas here dhe duke krijuar skupe. Raca e ketyre eshte ne pergjithese race mut. Te miret jane me te vertete te veshtire per tu gjetur. Sic ka thene Fishta: E du Kosoven, por pa kosovare.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje