Nëse do të kishim një histori të përbashkët me Kosovën…

12 Qershor 2022, 21:45Rajoni Ben Andoni

Nëse do të kishim një histori të përbashkët me

Pak kohë më parë, edhe vetëm përmendja se do të restaurohej shtëpia e Xhafer Devës në Kosovë ngriti një stuhi të furishme në Tiranë. Kuptohet nga maxhoranca aktuale sepse opozita për çdo gjë që e fut në vështirësi qeverisjen e saj e konsideron të mirë. Në të njëjtën kohë, përmendja e numrit të të vrarëve në masakrën e 4 Shkurtit të Tiranës dhe lojërat e numrave krijoi një përplasje të paimagjinueshme. Vulën ia vendosi me skuthllëkun e zakonshëm Lulzim Basha. I hoqi emrin rrugës historike në Tiranë, që e kishte marrë emrin para se të lindte ai dhe i vendosi emrin “Ibrahim Rugova”. Ky i fundit trajtohet si i afërm i Xhafer Devës, por njëkohësisht edhe si lider i besueshëm i Kosovës, për të dy anët e kufirit. Jo shumë larg, në kohë, ish-kryeministri Ramush Haradinaj do të përplasej me fjalë fyese me kryeministrin aktual Edi Rama. Insistimi i këtij të fundit për maturi të Kosovës në prani të presidentit francez Macron dhe kancelares gjermane Merkel u prit shumë keq, prej kolegut kosovar që i derdhi fjalë fyerës pa fund. Madje, aq shumë saqë fjalët e nxjerra nga Ramboja i Kosovës do t’ia kishin zili edhe në ndonjë palestër force. Lista e sherrnajave është e gjatë, por presidentja e Kosovës Osmani tashmë po kontribuon bindshëm, e para me cinizmin e saj duke u munduar të imponohet; e dyta me asimetrinë e marrëdhënieve që do të krijojë me Shqipërinë. E frymëzuar dhe e mbajtur nga “Vetëvendosja”, e cila ka tashmë pushtetin e plotë në Kosovë, ajo mund të derdhë gjithçka dhe këtë qëndrim cinik e mbajti edhe në parlamentin e Shqipërisë. Me Kurtin është histori tjetër, që njan po kaq qesharake. Erdhi votoi në Shqipëri për formacionin politik bijë të “Vetëvendosjes”…

Në fakt, në Tiranë ka një panjohje të madhe të Kosovës dhe perceptim të pasaktë për të. Duket se paradoksi më i madh është se shumë nga njerëzit që shprehen për Republikën e Re e shohin me syrin e Tiranës zyrtare. Ashtu, si jo pak kush e mendon Kosovën se duhet që të jetë e dhënë krejtësisht pas Shqipërisë dhe e lidhur me logjikën e saj, ndërsa opinionistë të ndryshëm duke shfrytëzuar median e Kosovës shprehen edhe për realitete që nuk i njohin duke ndikuar tek njerëzit. Është e vërtetë që ka dallime, por me sa duket ato lidhen respektivisht me histori të ndryshme, shtetformimi dhe mbi të gjitha ekzistence. Për fat, pas pavarësisë, Kosova ka bërë më pak gabime sesa Shqipëria në rrugën e tranzicionit. Dhe, përshembull borxhi i saj është më i maturuar kur sheh që edhe ka bërë investime strategjike krahasuar me vendin tonë, ku borxhi nuk njeh fund.

Ndërkohë që Kosova po jeton periudhën e saj të parë si Republikë pas një periudhe të gjatë gati kolonialiste nën Serbinë, me të cilën tashmë ndan një marrëdhënie në ngritje ekonomike por shumë të nderë politike dhe një dialog krejtësisht të ngrirë. Me kohë duket se ekonomia do vendosë sinorët e saj edhe në politikë duke e liruar nga kjo ngarkesë.

Në fakt, ajo që i mban të ngërthyer dy vendet tona është supremacia në politikë e individëve dhe sidomos pesha në opinionin etnik shqiptar. Kryeministrat Kurti me Ramën kanë një marrëdhënie të nderë, që kryeministri shqiptar e zbut me fjalët se: “Vëllait të vogël i lejohet gjithka” kurse presidentja Osmani i hedh benzinë këtij zjarri kur mundet. Kryeministri Rama shkon shumë mirë me ish-presidentin Thaçi, të cilin e vizitoi edhe në burg në Hagë, duke e përshkruar si vëllai im dhe njeriu që mund të ishte president i Shqipërisë, por ish-kryeministri Berisha nuk la gjë pa thënë kundër tij. Rama dhe Haradinaj përfunduan në gjykatë dhe kështu me radhë.

Kosova është një realitet tjetër dhe me këtë duhet të mësohemi tash e tutje. Problem është nëse do munden Akademitë respektive të hartojnë dot histori të përbashkëta dhe të nis një rivlerësim i personazheve të historisë sonë, por edhe ngjarjeve që kanë ngritur identitetin tonë. Pa vlerësimi i tyre si duhet, ngritja e historive false, realitetet historike, qasja ndaj standartit të gjuhës ka bërë që Shqipëria e Kosova ta shohin veten e tyre me shumë probleme. E para artikulojnë gjëra që afrojnë më shumë me mitet dhe konform interesit por aspak përballë idesë kombëtare dhe interesit të përbashkët. Nga ana tjetër, e tashmja është një realitet krejt i ri dhe Kosova po e bën më të shtruar udhën e vet, paçka arrogancës së shpeshtë të Kurtit dhe devijimit të shpirtit të tij përbashkues…kur nuk e ndante flamurin e Shqipërisë. Të paktën, arriti ta kuptonte se sloganet që e sollën në pushtet ishin patetike, ashtu si Rama duhet të kuptojë me të gjithë shpurën e tij se Kosova është një realitet tjetër. Kosova, sfidën më të madhe e ka me post-kolonializmin serb, me pajtimin dhe identitetin e saj. Ndaj, një përpjekje e përbashkët e Akademive të artit dhe Shkencave mund të vendosë një gur themeli në ngrehinën e kuptueshmërisë mes të dy vendeve tona. Anipse po të realizohet mund të jetë një histori që po u shkrua si duhet t’ua ulë përmendoret dhe kutet e madhështisë shumë kinseve nga të dy anët e kufirit. Kjo e bën presidenten Osmani që sjellja e saj “normale” ta shkundë Tiranën zyrtare, por që në fakt duhet t’i përgjigjet si neutrale pasi Kosova e ka shprehur disa herë se e bën vetë politikën dhe identitetin e ri të saj. (Javanews)

13 Komente

  1. h
    hektor

    Nuk e kuptoj perse i meshohet kaq shume fjales vellezer, per cfar vellezerish flitet kur njeri eshte i holle dhe tjetri i trash se kjo fjala e trashe ju shkon shume udheheqjes kosovare, qysh ne fillim me Rugoven e deri me sot eshte evidente nje mos perputhje e thelle prandaj boll me kete vellezer se nuk na rruhet fare. Eshte dora e UDB-se ne Kosove se dihet shumica e tyre aty kane punuar pavarsisht qe hiqen te paster por qe te dali nje presidente dhe nje kryminister kaq percares dhe te ndyre eshte kulmi prandaj varjani koqevareve se nuk na duhen. Keta jane kaq te ndyre sa qe shajne Amerike dhe futen ne burg luftetaret qe ju dhane lirine. UDB-ash te ndyre se vetem ketyre ju intereson percarja. Asnje udheheqes ne Shqiperi nuk ka bere si keta ndyresira, krijojne parti VV ne Shqiperi per te rezuar shumicen, idjotizmat e RAMUUUISHIT, lopa Osmani, gomari Kurti, sec del nje zv. Bislim apo cfar mutin quhet dhe nxjerin vrere. Plera dhe percares qe do te mbeteni ne histori.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptare

      Ne mender analizat e tua vetem helm neperke gjen,sado qe perpiqesh ti hiqesh i mire informuar apo atdhetar,je thjeshte nje mashe ne duart e serbeve qe i bie here drejtperdrejt e here terthorazi gerrnetes serbe te mos pasjes lidhje midis historise gjuhes dokeve e yakoneve te shqiptareve te shqiperise dhe atzre te kosoves,Zera si ky yti duhen mbyllur e peshtyre

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardania XXI

        Marrëzit, arroganca, miopia, narcisoidmi, klanet me afirmitet serbo-ortodokse, e shume fenomene tjera prej atyne të qèllimshme e deri te ato me natyrë idioteske të Tiranes zyrtare e edhe t'nji pjese t'shoqnisë shqiptarolondineze, e kanë shtye Kosovën, vullnetshem e pavullnetshëm, me u distancu gjithnjë e ma shumë. Kosova osht konë pa Shqipninë në periudhen ma te madhe të 120 viteve t'fundit t'saja. Kosova vazhdon me u ndje pa Shqipninë dhe e vetmueme nga Shqipnia Institucionale, politike edhe tash. Anomalit e tre viteve t'fundit, kanë rrit tensionet, sidomos nga festivali birres, masandej shperfillja brutale e interesit kosovar, legjitimimi i mosnjohjes Serbe shtetit të Kosovës, amnistija për Serbinë e deri te barazimi i paleve në konfliktin kosovaro-serb, propaganda kambëngulse kunder Kosovës si pal jobashkëpunuese, e promovimet e pameritueme për Serbinë, tana kto nga qendra e fundit n'kët planet që osht dasht me i bo kto, na ka ballafaqu me realitetin tonë dhe ka vulos pozicionin e Kosovës.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dallkauku dardadadan

          Jeni bere qesharake, duke u perpjekur te boksoni siper nivelit tuaj. Kosova kurre nuk ka ekzistuar si entitet ne vetvete, ashtu si mundohesh ta paraqitesh. E pushtuar dhe e varur ka qene gjithmone. Popullsi e ardhur dhe pergjithesisht analfabete dhe shoqeri tribale. Ju keni qene, sidomos 30 vjetet e fundit, ne pozicionin e marresit. Kurre nuk na keni dhene, edhe pse thjesht ekzistoni dhe keni mbijetuar fale nesh. Kjo shpjegon mentalitetin tuaj oriental, zhvates dhe mashtrues. Tani Shqiperia duhet te fokusohet te vetja dhe shqiptaret rrotull nesh dhe ne bote. Kosova dhe koqovaret nuk bejne pjese aty.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardania XXI

            Mendje xhuxhët e Shqipnisë xhuxhe londineze vetëm për politika xhuxhësh mujnë me dhonë leksione. Tipike për idiotet e dobishëm e vasalet e perjetshëm, që vetmjaftohen me xhuxhizmin e tyne mental e politik.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koqevaresi

              Shpresojme ne diten qe koqevaret do zhduken nga Ballkani qe ne ta bien veshet rehat dhe te jetojme ne paqe me te gjithe popujt e tjere.

              Përgjigjjuni
        2. s
          spaku pordhacaku

          C'jane keto zhgaravina qe nxirni? nga eshte sponsorizuar ky gjoja shkrim!! Historia eshte nje dhe nuk mund ta helmoje asnje politikan i dhjerokracise...Historia eshte e perbashket, sepse eshte e lyer me gjakun e mijra e mijra shqiponjave qe u flijuan,qe te mos lejonin hienat te shqyenin token meme....Shqipja eshte nena dhe Kosova e bija....

          Përgjigjjuni
          1. v
            vang

            TI MIRE E KE o Ben qe ta leme Kosoven se politiken ata e bejne vete por ata ankohen se Shqiperia nuk i ndihmon.Opinioni eshte i ndare.Gjysma thote nuk beni asgje per Kosoven dhe gjysma tjeter mos te nderhyje Shqiperia ne punet e saj.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kosova

              Po ti kthehemi historis qe nga viti 1912 Kosova vazhdimisht u injorua ne disa raste u tradhtu u la jasht etj.nga udheqja shqiptare e Shqiperis.psh.ne shpalljen e pavaresis me 1912 kosova u la jasht kufijve dhe nuk u prit isa boletini ne vlor ne menyr qe ta shpallnin pavaresin per ter territoret shqiptare pra kosova u la jasht. 2.ne vitet e 30 Ahmet zogu u afrua shum me nikolla pashiqin sikur sot rama vucic,ku per veq asaj marveshjes famkeqe e vitit 32 mes shqiperis dhe jugosllavis se atehershme ,Ahmet zogu vrau bajram currin hasan prishtinen pastaj azem bejta ishte i denuar me vdekje nga qeverija zogu,ku shote galica kur u vra azem bejta ne luft kunder serbve mori disa jetima dhe iku ne shqiperi ,edhe pse ajo ju lut disa her qeverin e atehershme per ndihme ajo u la te vdes urie. 3.Enver Hoxha e dinte shum mir qe mbi 2 mij kosovar dergoheshin ne tivar per ti masakruar dhe nuk ndermori asgje edhe pse ata kaluan neper territorin e shiperis neper shkoder per ne tivar qe dihet si masakra e tivarit 4.Fatos nano viter 90 ne takimin me millosheviçin ne kret i tha se kosova eshte çeshtje e serbis 5.sali berisha kur kosova ishte ne luft ter bota e denoj serbin i vuri embargo nafte ,ai per çudi e furnizonte serbin me naft per mes liqenit te shkodres 6.tani rama e quan vella vuçiçin dhe jan afruar aq shum mes veti sa mardheniet me Kosoven jan ftohur shum Por ne gjithmon e deshtem shqiperin me zemer dhe e duam prap

              Përgjigjjuni
              1. K
                Koqova

                Sa kohe paske o papagall per te shkuar budallalliqe. Boll, se nuk na rruhet me. Merruni tani me serbet, se ne na perdoret mjaft. Shkoni dhe mashtroni ata tani. Vec ata nuk mashtrohen si ne - ne qafe i paci.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dardania XXI

                  Mos e harro as presionin e Berishës ( me kerkesë te amerikanve ) mbi Rugoven që Kosova me hi n'zgjedhjet e Serbisë ne 96. Me motivin me e rrzue Millosheviqin! Cilat ishin konë pasojat e hymjes ne kto zgjedhje??? 1. Pranimi i juridiksionit te Serbisë mbi Kosovën! 2. Fillimi i nji procesi t'ri át të integrimit të Kosovës ne juridiksionin serb. Rugova i vetdijshem për pasojat me nji vendosmeni të çelikt i rezistoj presionit amerikan dhe atij te Shqipnisë. 3 vjet ma vonë Kosova u shlirue nga Serbia. Kollajlleku për me sakrifiku Kosovën nga shqiptarolondinezët osht i paprecedent. Për nji rrahje shpatulle t’amerikanve, për nji interes ma t'voglin, lehtesisht e bojnë kurban. Kollajlleku për me sakrifiku Kosovën nga shqiptarolondinezët osht i paprecedent. Për nji rrahje shpatulle t’amerikanve, për nji interes ma t'voglin, lehtesisht e bojnë kurban. Por ka edhe qarqe mrena Shqipnisë, kryesisht me primje lindore ortodokse e që e shohin Kosovën si kërcenim për margjinalizim të ktyne klaneve në botën shqiptare.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Remo

                    Boll tani o koqevar , boll u jargavite , s'ju ka ardhur e keqja nga Shqiperia, as nga ato 'qarqet me prirje lindore ortodokse' qe ju qorrojne syte! Nga turku tek serbi e prape tek turku perfunduat si anadollake qe jeni. Ju dhane lirine , nje bote e tere sakrifikoi per ju perfshi edhe Shqiperine , si mosmirenjohes , po u ktheni krahet te gjitheve , askush sot s'ka kohe te degjoje pordhet tuaja , aq me pak vendi jone qe mjaft probleme ka. Atje brenda vilajetit tuaj , beni c'te doni , kishit mall per bac Salehun , tashme keni sozine e tij , Albinin e jo vetem , edhe dosen Osmane qe te gajaseni me 'hajgare' gjithe kohen . Kerkuat te vetevendoseni ? Mire bete , Al bini u'a shperbleu kete me izolim total , eshte vetem fillimi o dallkauke por problemet tuaja mos i transferoni me ne Tirane . Kaq beni se na Kimi care trapin.

                    Përgjigjjuni
                2. B
                  Beni

                  Po ca vellezer thoni ju mor Aman. Realiteti esht tjeter.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje