“Dua një picë”, si e shpëtoi telefonata e koduar italianen nga burri i dehur, policia u shfaq në derë

11 Qershor 2022, 16:01Rajoni TEMA

“Dua një picë”, si e shpëtoi telefonata e koduar

Një grua në Itali ka shpëtuar nga burri i saj i dehur “duke porositur një picë.”

Në fakt ajo telefonoi 112 dhe kërkoi ndihmë sepse kishte frikë nga burri i saj.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Rimini, kur një makinë policie ka ndërhyrë në një shtëpi për të shpëtuar një grua.

Operatori i numrit të urgjencës që kuptoi menjëherë që kërkesa për një picë margherita ishte një SOS dhe dërgoi forcat e policisë në adresën e dhënë.

Gruaja ishte e shqetësuar për qëndrimin e dhunshëm të burrit të saj të dehur.

Burri në prani të policëve filloi të kërcënojë  gruan e tij me vdekje, pavarësisht se aty ndodhej dhe djali i mitur 15 vjeç.

Burri i saj u arrestua për dhunë në familje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Në përfundim të hetimeve, ai u shoqërua në burg të pritje të verifikimeve.

2 Komente

  1. T
    Tani durres

    Esht ngjarje e vitit 2020

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani durres

      Esht ngjarje e vitit 2020

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje