
Të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë janë pozicionuar kundër Ballkanit të Hapur. Fjalitë e çaraveshta të tyre nuk përmbajnë arsyen e vërtetë të këtij kundërshtimi. Kjo arsye – që unë e quaj meskine – shprehet në fund të këtij shkrimi.
Se kemi klasë politike provinciale e analfabete kjo është dëshmuar vazhdimisht. Por, papërgjegjësia e tyre po bëhet gjithnjë e më rraskapitëse: ndërrojnë krejt qëndrimet që i mbronin me pasion dikur (VV); formojnë qëndrime qesharake politike atypëratyshëm, me ngut e pa mendim (PDK); dhe i dalin kundër njëra-tjetrës nga pozicione të njëra-tjetrës (të gjithë).
Pra, tok së bashku, të gjithë liderët shqiptarë të Kosovës janë kundër Ballkanit të Hapur. Por, asnjëri nuk mund të ofrojë asnjë shpjegim të vetëm koherent për arsyen prapa këtij kundërshtimi. Përmendet – pa elaboruar gjatë – deficiti ynë tregtar me Serbinë. Serbia eksporton mallra drejt Kosovës më shumë se që eksporton Kosova drejt Serbisë, thonë ata. Merreni me mend! Pra, harrojnë krejtësisht – e ndoshta as që e dijnë - se vlera e eksporteve të Serbisë drejt Kosovës është vetëm 2% e eksporteve të përgjithshme ndërsa vlera e eksporteve të Kosovës drejt Serbisë është 8% e eksporteve të përgjithshme. Pra, deficiti tregtar është arsye qesharake (dhe më fyen edhe mua personalisht që më duhet ta them): Serbia ka ekonomi më të madhe, treg më të madh, prodhim më të lartë. E megjithatë, nëse e fusim në ekuacion vogëlsinë e ekonomisë tonë, ne përfitojmë më shumë se sa që përfiton Serbia. Përveç kësaj, ne ia shohim hairin – si qytetarë – madje edhe eksportit të mallrave serbe drejt nesh, sidomos në këtë kohë të rritjes alarmante të çmimeve.
*Natyrisht, nëse harrojmë krejtësisht se qytetarët janë njerëz përnjëmend dhe jo vetëm shifra në statistika atëherë perspektiva ndërron krejtësisht. Por, ta marrim të mirëqenë se na shohin si njerëz!
Një arsye deridiku e qëndrueshme për kundërshtim do të ishte thyrja e status quo-së në dialogun dhe raportet jonormale me Serbinë. Thënë në mënyrë të qartë, ne nuk duam të marrim pjesë në Ballkanin e Hapur sepse konsiderojmë që kjo do t’i zbehte peshën dialogut që zhvillohet tash e njëmbëdhjetë vjet në Bruksel. Na duhet njohja nga Serbia, dhe kjo nismë rajonale – që do të shtonte tregtinë dhe stabilitetin rajonal, e po ashtu edhe tregtinë dhe normalitetin mes Kosovës e Serbisë - mund ta dekurajojë shtetin fqinj që të na njohë dhe të angazhohet përmbajtësisht në dialog. Të bëhemi sikur ky argument qëndron.
A e dini se kush është në pushtet aktualisht në Kosovë? Emri i tij është Albin dhe mbiemri i tij është Kurti. Prej shpalljes së Pavarësisë e këndej, ky politikan vazhdimisht ka argumentuar se si NUK NA DUHEJ njohja e Serbisë e nuk na duhej dialogu. Pra, status quo-ja nuk ishte në dëm të interesave tona por dialogu me kompromiset e bëra në të. A ka ndonjë shpresë për fundin e këtij dialogu? Retorika aktuale e Serbisë vetëm sa është përkeqësuar prej fundit të vitit 2018 kur i vendosëm tarifën doganore (taksa). Në anën tjetër, përkundër që i shkeli qëndrimet e mëparshme për mospjesëmarrje në dialog pa kërkimfalje e dëmshpërblime dhe përkundër që i plotësoi kushtin Serbisë që të mos i vendoste reciprocitet, Albin Kurti nuk ka ofruar ndonjë propozim konkret që duket i pranueshëm për Brukselin e Beogradin.
Prandaj, argumenti i forcimit të status quo-së politike nga prosperiteti rajonal ekonomik dhe normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi mund të përdoret nga LDK-ja e PDK-ja – të cilat vazhdimisht e kanë përmendur rëndësinë e madhe të dialogut - por jo edhe nga kryeministri Kurti. Ballkani i Hapur – nëse e marrim të mirëqenë se forcon status quo-në në raportet me Serbinë - përbën një rast të jashtëzakonshëm për Kurtin që të çohet përpara qëndrimi politik se dialogu nuk është/do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit (prioritet i gjashtë a shtatë, deklaronte). E po ashtu, është i rëndësishëm edhe që të kemi një rritje domethënëse ekonomike që do të rriste mirëqenien qytetare.
Në fakt, e kundërta e plotë e këtij argumenti është e vërtetë. Status quo-ja nuk do të përforcohej por do të thyhej duke qenë se qarkullimi i përditshëm i njerëzve dhe mallrave do të ndërtonte ura komunikimi mes popujve dhe do të çonte drejt një normalizimi ekonomik. Askush nuk do të skandalizohej me shifrat e importeve nga Serbia, sepse secili do t’jua shihte hairin ose do ta shihte ku po ndodh hairi. Akuzat nacionaliste që shkëmbehen e këmbehen vazhdimisht nga politikanët tanë do të ekspozoheshin si patetike. Dhe, patetizimi i nacionalizmit është makthi që i fut dridhmat politikanëve tanë nacionalistë etnikë që e kanë të pamundur të rezonojnë jashtë saj. Normalizimi i raporteve nga poshtë, pra nga qytetarët e thjeshtë serbë e shqiptarë, do t’i merrte pushtetin krejtësisht atyre që janë lart mbi temën: liderëve.
Nëpër shtete liberale kjo ndodh vazhdimisht për tema të ndryshme. Pushteti është lëvizës, dhe kapet nga njerëz që dinë ta përdorin. Në shtetet joliberale, pushteti koncentrohet në pak duar pavarësisht nëse dinë ose jo që ta përdorin.
Tembrapshtën e dialogut dhe raporteve me Serbinë deri tash e ka ndihmuar edhe bashkësia ndërkombëtare. Edhe ajo, ka besuar që do të funksiononte pajtimi nga lart poshtë duke shpërfillur krejtësisht qytetarët e thjeshtë, interesat e tyre, e njëkohshëm edhe qytetarët realë që qëndrojnë prapa narrativave të dhimbjes që u eksploatuan pafund prej politikanëve. Meqë Ballkani i Hapur do të hiqte efektivisht kufijtë dhe do të rriste shkëmbimet, rrezikon seriozisht që të zbeh narrativat nacionaliste në qarkullim duke u dhënë më shumë pushtet në duar qytetarëve dhe interesave të tyre.
Nëse dikush dyshon që Ballkani i Hapur mund të ketë ndikim mbi politikëbërjen, atëherë e lus të mendojë për mënyrën se si nisi Bashkimi Evropian.
Populli i KOsoves duhet ti jape drejtim kesaj nisme dhe ta detyroje Albin Kurtin te heqi dore nga idiotlleqet e tij,te heqe dore nga xhelozia per Ramen sepse kete qendrim e mban prej tij. Eshte njesoj si ajo shprehja :-Per inat te sime-vjerre do shkoj te fle me mullixhiun.Qejfi ja ka por bytha nuk ja mban.Rames i rruan Carin ky debil por po behet gazi i botes dhe nje dite durimi i nderkombetareve do sose njesoj sic po soset dhe uji i gamiles se Albin Kurtit. Ky Car kekon te jete protagonist ne kete loje sepse nuk e pranon qe te jete i fundit. Ka mbetur i fundit si nje cope muti sepse kerkonte te ishte Ai i pari,te ishte iniciatori i kesaj nisme por dashakeqesia,shpirtligesia dhe injoranca e la ne fund.
Ballkani Hapur ka vite historikisht qe eshte shtruar kembe e kryq ne Kosove.Marredheniet ekonomike midis Kosoves dhe Serbise kane qene jetike per Kosoven.Tani me shume se kurre jane shtuar importet e Kosoves nga Serbia disa FISH.Udheheqesit e Kosoves e dine mire qe pa importet serbe nuk mund te mbijetoje ekonomia kosovare asnje muaj.Te gjitha keto i bejne kush te fitoje vota sa sa me shume nga kjo prapagande e crefuar.Ndersa per Albin Kurtin ky eshte fakeqesi dhe humbje kohe qe eshte Kryeminister.Ay flet tamam si militantet e Partise se Punes ne kohen e Enver Hoxhes.Sa per Vjollca Osmanin nuk ja vlen te flasesh se eshte femer.Le ta gezoje ate vend te ngrohte sa te jete Albini Kryeminister.Me erdhi veshtyre dhe turp nje nje grua qe e heq vehten te emancipuar ta shkoje pamjen e saj te shemtuar si asnje here tjeter ne dipllomacine boterore turp per turp per ata qe e mbajne ne ate karrike .Fatkeqesi per Kosoven qe e perfaqeson ne keto tavoline dipllomatike Vjosa Osmani
JA U BEN MIRE HAL BINI KOSOVARET E QE E NDIHMUAN TE FOTO TE ZGJEDHJET ME VJEDHJE NGA DIASPORDHA ME BLERJE VOTESH NGA VENDET PERENDIMORE. VALDETE DAKA E NGRITI SI PROBLEM BLERJET E VOTAVE T EMIGRANTE E POR E SHKARKOI DOSA OSMANIVICIT QE TE MOS GERMONTE ME DHE KJO ESHTE NJE PJESE E LOJES SE KURTOVICIT NDERKOSE NJERZIT E LUFTES DHE TE SHKOLLUAR I COI NE BURGUN E HAGES. LA VETEM DRU ME PRE HARADINAJN QE I DHA CAKORRIN MALIT TE ZI SI NJERI I PASHKOLLE DHE PER INAT TE EDI RAMES I LA KOSOVARET PA HEQUR VIZAT
JA U BEN MIRE HAL BINI KOSOVARET E QE E NDIHMUAN TE FOTO TE ZGJEDHJET ME VJEDHJE NGA DIASPORDHA ME BLERJE VOTESH NGA VENDET PERENDIMORE. VALDETE DAKA E NGRITI SI PROBLEM BLERJET E VOTAVE T EMIGRANTE E POR E SHKARKOI DOSA OSMANIVICIT QE TE MOS GERMONTE ME DHE KJO ESHTE NJE PJESE E LOJES SE KURTOVICIT NDERKOSE NJERZIT E LUFTES DHE TE SHKOLLUAR I COI NE BURGUN E HAGES. LA VETEM DRU ME PRE HARADINAJN QE I DHA CAKORRIN MALIT TE ZI SI NJERI I PASHKOLLE DHE PER INAT TE EDI RAMES I LA KOSOVARET PA HEQUR VIZAT
Arsye meskine?Jo,interessa te lidhura me serbine dhe fodullek kosovar.Njenjeri apo grup njerezish qe mohojne kombesine Duke u vetequajtur "komb dardan"eshte me shume se meskinitet.Sic thote komentuesit me siper,Kosova Ka rritur mardheniet me serbine.Dje flitej per 300 milion euro me shume .Pra 300 470 bejne 770milione.Ndaj nuk Kane nevoje per ballkan te hapur."iniciativen "e Vucicit e Kane vene ne jete,nderkohe qe te tjeret diskutojne.Ana tjeter e problemit,ti inponojne shqiperise qe te mbyllet dhe shtegun e mardhenie e ekonomike me vendet e Ballkanit ,vecanerisht me Serbine,ta gjejne ne kosove,Jo direkt.Ndaj nuk lene gje PA thene per Edi Ramen dhe qeverine shqiptaret.Ndaj kujdes qeveri,mardheniet dypaleshe nuk duhet te cenohen mardheniet ne kuadrin e Ballkanit te hapur.Reciprocitet,asnje trashje qafe kosoves.Te mesojne te rwspektohen te tjeret.
Ja edhe një "idiot i dobishëm". Arsyeja e të gjitha arsyeve ose Kosova nuk mer pjesë dhe nuk duhet të marë pjesë në "Ballkanin e hapur " është mostrajtimi i barabartë i Kosovës nga Serbia, Vuçiçi tha :dyert janë të hapura për Bosnjën,Malin e Zi dhe Prishtinën.......dhe të gjitha arsyetimet tjera pr pjesëmarrjes idiotizma meskine......
Hera e pare qe degjoj nje kosovar qe jep argumente dhe i arsyeton ato. Bravo
Qeveri idjotesh ose nje ferme me kafshe.
Kush nuk e ka të qartë pse Kosova nuk mund të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur? Sepse Serbia ka kërkesa (pretendime) territoriale ndaj Kosovës! Edhe më saktë: gjithë Kosovën e konsideron si pjesë përbërëse të Serbisë me kushtetutë! S'ka dy javë që Vuçiç u betua mbi kushtetutë se Kosovën do ta mbaj mbrenda Serbisë! Prandaj, pa e njohur Serbia Kosovën e pavarur nuk funksionon! Për vrapin e Ramës që ti hudhet në qafë Vuçiçit nuk po komentoj.
Serbia shume te drejta i ka pretendimet. Koqevaret jane ardhacake. Nuk kane as te shkuar dhe as te ardhme. Sa me shpejt qe ta kuptoje secili kete aq me mire do te jete.