Marrëveshja që po mbahet e fshehur: Kosova mund ta humbë pavarësinë energjetike, futet krejtësisht në kontrollin e operatorëve serbë

13 Qershor 2022, 09:08Rajoni TEMA

Marrëveshja që po mbahet e fshehur: Kosova mund ta humbë

Burime brenda ekipit negociator të Kosovës në Bruksel i kanë treguar Albanian Post se nëse nënshkruhet marrëveshja për energjinë elektrike me Serbinë në gjendjen që është tani, në Kosovë do të futen operatorë serbë në tregun e energjisë elektrike. Ata do operojnë në gjithë territorin e Kosovës dhe me çmimet potencialisht më të lira, Kosova do ta gjejë vetën të varur krejtësisht nga këta operatorë të rinj. 

Qeveria po e mban të fshehur se çfarë po bisedohet në Bruksel. Aleksandër Vuçiç ka dalë tashmë me një deklaratë duke treguar se është arritur marrëveshje për këtë çështje dhe është i kënaqur me rezultatin. Albin Kurti ka njoftuar gjithashtu se janë afër marrëveshjes, por s’ka përmendur se çfarë përmban ajo. Ky duhet të jetë vetëm fillimi i një “pushtimi” të Kosovës që do t’i shtynte qytetarët te lidheshin me çmimin dhe jo me shtetin.

Në diskutimet për Marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, për ujdinë për energjinë në Veri të Kosovës flitet shumë pak, përkundër se përbën një nga marrëveshjet me të rëndësishme, meqë do ta përcaktojë pavarësinë energjetike për të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, edhe nëse mbetet situata kështu si është aktualisht, nënkupton shpenzim të miliona eurove çdo vit të Qeverisë së Kosovës duke paguar energjinë elektrike për serbët në Veri, çka përbën edhe shkelje të parimit të barabarësisë mes qytetarëve që është i përcaktuar nga Kushtetuta e Vendit.

Qytetarët në pjesë të tjera të Republikës ia paguajnë faturat e energjisë elektrike kompanisë KEDS, derisa qytetarët e Kosovës në veri, përveç që nuk paguajnë, ata mbulohen nga Qeveria e Kosovës që paguan për ta. “Vetëm në vitin 2021, Kosova ka paguar për konsumatorët në Veri 41 milionë euro”, tregojnë nga KOSTT për Albanian Post.

Për më tepër, deri në vitin 2017 janë qytetarët e Kosovës që kanë paguar për rrymën në Veri, përmes faturave të energjisë elektrike, ku kanë pasur një kosto shtesë 3.5% dhe është shpërndarë borxhi i konsumatorëve në Veri.

Por, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit në fund të vitit 2017 vendosi që kjo praktikë të pezullohej.

Sikur Kosova të kontrollonte gjithë territorin e vet, nuk do të kishte problem. Por, me kontratë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike është e obliguar që t’ia mundësojë distributorit të mbledhë faturat në Veri. ZRrE këtë do të duhej ta bënte duke përdorur institucionet e sigurisë së Kosovës. Institucione që i kanë thënë ZRrE-së që nuk ua realizojnë dot këtë kërkesë.

Meqë ky obligim nuk merret përsipër, KEDS nuk faturon dot në Veri. Në anën tjetër, Kosova as nuk guxon t’i lë pa energji elektrike qytetarët në atë pjesë.

Edhe po të donte, do ta kishte të pamundur pasi Kosova do rrezikonte anëtarësimin e saj në Rrjetin e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Evropës (ENTOS) sepse që nga viti 2017 përgjegjësinë për të mbuluar humbjet nga furnizimi me energji elektrike për pjesën veriore të Kosovës, nga Kompania Furnizuese (KESCO) i është kaluar Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).

Këtë nuk e di kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në konferencë për media, i pyetur për pagesat e qeverisë në Veri, tha se paguajnë rrymën në Veri, pasi “është aspekti jonë humanitar që nuk duam një rajon të tërë ta shkëpusim nga rrjeti”.

Situata mund të përkeqësohet drastikisht, me marrëveshjen e re të arritur në Bruksel

Përkundër se Kosova shpenzon miliona, situate mund të rëndohet edhe më shumë varësisht nga marrëveshja që do të arrihet në Bruksel.

Vetë Kurti, por edhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë njoftuar se janë afër një marrëveshjeje.

Por, cila do ishte marrëveshja?

Me 19 prill të vitit 2013 në Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve, nga 15 pika gjithsejtë, në pikën e 13 përmendet problemi me energjinë elektrike, por jo specifikisht.

“Diskutime lidhur me Energjinë dhe Telekomin do të intensifikohen nga të dy palët dhe do të përfundojë deri me 15 qershor”, thuhej në dokument.

Edhe në marrëveshjen e vitit 2015 prapë ishte një pikë për energjinë, por tash më e zgjeruar.

Në një dokument të Qeverisë së Kosovës të titulluar “Përfitimet Shtetërore nga Pakoja e Marrëveshjes së Brukselit”, i datës 27 gusht 2015, tregohej se si përmes kësaj marrëveshje “Serbia njeh shtetin e Kosovës në fushën e energjisë”.

Serbia gjithashtu kishte pranuar që të shuajë të gjithë operatorët e energjisë në veri të Kosovës, obligim ky të cilën e kishte zvarritur që nga shtatori 2014, kur ishte nënshkruar plani për zbatim për energjinë.

Serbia gjithashtu kishte pranuar që të heq kundërshtimet e saja ndaj vendimit të ENTSO-E për pranimin e Kosovës/KOSTT si anëtare të saj të barabartë me shtetet tjera, në pajtim me marrëveshjen e energjisë.

Kosova/KOSTT më pas ishte pranuar në ENTSO-E.

Marrëveshja po ashtu i jepte fund çfarëdo ndërhyrje apo pretendimi të Serbisë ndaj sistemin energjetik të Republikës së Kosovës.

Në shtator të vitit 2015 ishte përcaktuar gjithashtu, sipas marrëveshjes së Brukselit mbi energjinë, që të regjistroheshin dy kompani të reja që do merreshin me energjinë elektrike në Veri.

Por, ato dy kompani do të regjistroheshin në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë dhe gjithashtu do ishin kompani nën-kontraktore të KEDS-it.

Për të zgjidhur problemin me rrymën në Veri qeveria aktuale e Kosovës kishte filluar negocimit me palën serbe bazuar mbi këtë marrëveshje, por gjatë bisedimeve ka pasur kthesa në dëm të Kosovës.

Sipas burimit të Albanian Post brenda palës së Kosovë në bisedime, tash gjërat kanë ndryshuar, sepse pala serbe ka kërkuar që kompanitë e reja të mos jenë nën-kontratore të KEDS-it, por të jenë operatorë në vete.

Kryeministri Kurti e presidenti Vuçiç kanë njoftuar se janë fare pranë marrëveshjes, por burimi i Albanian Post tregon se “ende nuk është arritur pajtim me palën serbe për mënyrën e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013”.

“Ata po insistojnë që duhet me pas edhe një distribucion në atë pjesë, lirisht sqaroje, por me marrëveshje të Brukselit ju kanë jep disa aktivitete nga furnizuesi si nënkontraktor i KEDS-it, por jo si operatorë”, tregon ai.

“Ata po lypin më shumë se që i takon me Marrëveshje të Brukselit”.

Përveç që “po lypin”, sipas burimit janë fare afër që ta marrin.

Dhe nëse Qeveria e Kosovës pranon që të ketë operatorë të tjerë, pra kompani serbe në Veri të Kosovës, ato kompani kanë të drejtë të plotë të vendosin çmimet ashtu si duan dhe gjithashtu, fushëveprimi nuk u përcaktohet vetëm në Veri.

Kjo nënkupton që “ata operatorë kanë të drejtë të operojnë në gjithë territorin e Kosovës”.

ZRRE e cakton çmimin, por vetëm tavanin sipër, për çmime më të ulëta vendosin vetë operatorët. Me pak fjalë, nëse operatori serb futet në tregun e Kosovës dhe konkurron me çmime më të ulëta, atëherë do të mund të bëhej distributori kryesor i energjisë elektrike në Kosovë.

Rrjedhimisht, tregu kosovar i energjisë do të krijonte varësi totale nga operatori serb.

Burimi i AP-së ka bërë me dije gjithashtu se për marrëveshjen e nënshkruar po tentohet të bëhet lojë fjalësh në formulime që të mund të fshihet çfarë realisht po nënshkruhet.

“Por, që praktikisht nënkupton operatorë serbë të pavarur në tregun energjetik të Kosovës.

Qeveria zyrtarisht ende nuk ka njoftuar asgjë. Bisedimet janë mbajtur të fshehta. Bisedime që, sipas premtimeve të Qeverisë aktuale as nuk do të duhej të fillonin, meqë Kurti kishte deklaruar ri-shqyrtim dhe ri-vlerësim të të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në Bruksel.

Kjo nuk ka ndodhur. Por, nuk është qëndruar as te marrëveshja bazë e Brukselit.

Prandaj, në vend se me ujdinë në Bruksel të futet në kontroll pjesa veriore e Mitrovicës, mund të humbet kontrolli në gjithë territorin e Kosovës. Dhe në vend se të zgjidhet një problem, do shkaktohet një tjetër – por përmasa do jetë shumë më e madhe./Albanianpost.com

15 Komente

  1. B
    Besniku03

    Po po, në vend të "Bashkimit Kombëtar" që ishte logo e vv sa ishte në opozitë, tani në pushtet e realizojnë bashkimin me serbinë!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tajari

      Fajin e ka Rama …natyrisht ????????

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nebi

        Bardhyl ku je , ke gje per te na thene ?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toti

          Keni te drejt por ju dobiçave te shqipnis ja u la xhaxhi qe shani nga mengjesi ne dark hidrocentralet qe hapeni bythesh , se te ish per ju do ishit vasal te Grekut e Serbit dhe ju ne energji , ti thoni falimderit te parve tuaj qe nen drejtimin e atij burri shteti ju la trazhgimi te paçmuar ju pisave qe veç vidhni dhe shkaterroni keni 30 vjet , dhe shisni pordh sikur jeni ju te zot qe keni ter kto hidrocentrale zhulcat e politikes shqiptare sot , lavdi xhaxhit .

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pamfleti

            Ju ekspertet e sajuar ne cdo cep te Shqiperise , specialiste e analiste te cdo fushe , sikur mos te kultivonit kanabisin tani me edhe kokainen dhe sikur mos te vinin Kosovaret te derdhin eurot e gurbetit ne Shqiperi per pushime e per blerje te patundshmerive . Me ato pak emigrante qe keni jasht shtetit tani me te asimiluar te mos dergojne ndoj lek per familajret , ju qe akoma nuk dini te futeni ne reth rotullimi te rrugeve e vozisni makina me 250 km ne ore qe vriteni per cdo dite per hesape te pista , ju qe e qelbet gjithe EU me hedhjet e mbeturinave ane e mbane duke e infektuar dhe helmuar Adriatikun edhe me gjere , Po si skeni TURP te flisni per Albin Kurtin se na qenka ajo qe thoni ...do te vije radha edhe e juaj e korruptuar qe jeni vegla te armiqeve kombetare shekullore.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xha Miti

              Kosovaret parazite dhe analfabete do i nxjerrim jashte nga Shqiperia. Serbet jane te mireseardhur. Banesat e kosovareve ti jepen atyre.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Progon Pollogasi

                PAMFLET, unë kam banuar dhe jetuar në Gostivar, Shqipëria Lindore. Qepe gojën, or rrugac ! Gjithë këto të meta që i përmend ti, na "zbukurojnë" të gjithëve, pak a shumë. Idiotë, egoistë, materialistë të pashpirtë, ke plot edhe në lagjen tënde. Kemi vision - të krijojmë një shoqëri të shëndoshë shqiptare - arbnore; me edukatë qytetërimi, me edukatë kombëtare e dashuri, të kultivojmë dashuri për cdo gjë bujare dhe njerëzore ndër ne dhe kjo arrihet jo duke "VOZITUR", por duke ngarë, ose i dhënë makinës me një shpejtësi që nuk rrezikon as të tjerët, duke i "vrarë" vandalët ndër ne me fuqinë e shumicës së edukuar. Kam shembëlltyrë dhe i kujtoj me respekt gjithë ata që dhanë jetën, ata që sakrifikuan lirinë personale e të të afërmëve të vet, për gjithë ata që rrezatuan me mirësi njerëzore dhe edukatë pune. Në shpirtin tim dhe mendjen time shkëlqen, ai FISNIKU TIRANAS, i cili para tytave të krimit mbi shqiptarët, në ditët e pasluftës (L 2. B) pati fjalë të fundit shqiptarizmin dhe amanetin familjes - të KTHEJNË BORXHIN një mirëbërësi nga i cili kishte marrë hua - se vetëm i ndershëm i dorëzohem tokës shqiptare... Mos na qelb shqiptarizmin dhe ARBËNINË !

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shkupi

                https://telegrafi.com/eksperti-britanik-serbia-po-e-pergatit-receten-ruse-per-ti-paraqitur-serbet-ne-kosove-si-te-rrezikuar/

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kosova eshte Serbi

                  Serbet jane te rrezikuar nga shtazet e Kosoves atje.

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Shqiptari

                  O Albin demagogu,ku e ke reciprocitetin? Mire e kishte Ramushi ker te quante mashtrues.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pesimisti

                    Kurt Rrumpalla punon per Kosoven nen Serbi. I vetmi problem per te eshte si te kamufloje kete pune agjenturore dhe ta paraqes si pune patriotike. Fatkeqesisht ai ka rezultat ne kete diversion. Platforma e tij e fjaleve te medha per patriotizmin dhe veprave te kurdisura me Vuciqin per ta kethyer Kosoven nen Serbi eshte veper e Serbise qe ka eksperience shekullore ne manipulimin e shqiptareve te Kosoves. Kosovaret fituan ca te drejta ne Jugosllavi si konjukture e luftes per epersi midis kroateve dhe serbeve. Amerika per intersat e saj eshte me popullin shqiptar por ajo nuk ka eksperiencen qe ka serbi ne Kosove. Aq me teper shpirti praktik amerikan qe shpalli Saliun non grate u kuptua mire ne Shqiperi. Ne Kosove rrezimi i Albinit nga pushteti ne mandatin e pare nuk u kuptua nga populli shqiptar i Kosoves. Kjo tregon se shqiptaret e Kosoves nuk jane ne nivelin e popullit. Ata jane njelloj si perfaqesuesit e “Tokes se Xanium” ne Shqiperi. Serbi na njeh neve me mire se ne njohim vehten tone. Jemi popull inferior qe inatin e kemi me vellaun dhe jo me dushmanin. Me sa duket edhe Amerika do lodhet me keta lepuj qe ajo mundohet ti bej njerez…

                    Përgjigjjuni
                    1. h
                      hektor

                      Kjo eshte qeveria me bastarde ne Kosove e varur 100% nga Serbia dhe nga ana tjeter thone nuk duam Open Ballkan. Por ju mor plera te trashe qe vetem patate prodhoni se kok patate jeni te gjith mallrat i keni serbe dhe nga ana tjeter shami Edi Ramen..... Te trashe kot nuk thone....

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Prishtine

                        Ah masi e paskeni thane ju, sigurisht e vertet eshte. Po ecni bre, o qyrrana vllehogrek shqipfolsa, qe edhe gazetarin e keni si te pavakt. Boll po munohni me rrejt kunder Kurtit po kot e keni, gjithmone kena me votu. Plasni.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Prizreni

                          @Prishtine Kush po ren? Pse nuk eshte e vertete qe Kurti ka rene ne burgun serb? A nuk eshte e vertete qe serbi i perpunonte ose i vriste te burgosurit politik? A nuk eshte e vertete qe Kurti eshte martuar me nje Norvegjeze? A ka ketu qellim Kurti te ndryshoje rracen shqiptare dhe ta permiresoje ate me rrace hibrid shqiptaro-norvegjeze. A eshte llogjike qe njeri te tille ju ta vini Kryeminister. A e dini qe asnje vend tjeter ne bote nuk ve shtetas me dy pasaporta ne detyra te tilla? Kam nja dy pyetje per ty: 1-Per ke do punoje Kurti per femijet e vet norvegjeze apo per femijet e tu shqiptar(apo dardan). A do punoje per te arthmen qe eshte Norvegjia apo per te Kosoven qe po e fut nen Serbi? 2-A eshte e vertete se serbi i ka komanduar shqiptaret e Kosoves nepermjet dhendureve te vet? A eshte e vertete qe gruaja e Kurtit e ka babane serb te Norvegjise? Te lutem fol me ment dhe jo me pasion. Te votosh per armikun e femijeve te tu eshte kafsheri. Per ty nuk ka rendesi Kosova dhe shqiptaret, per ty nuk kane rendesi femijet e tu! Per ty ka rendesi qe te shash te tjeret dhe si femije ii llastuar thua: Plasni nga inati! Ky inat, si uthulla e forte, do plasi shishen e vet. Kjo shishe eshte Kosova qe po e turperoni.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Plishtina

                            Kujt i plasi kari per Kurtin a per ju, majmuna. Shikoni punen tuaj dhe mos ju pafshim bojen dhe degjofshim zerin kurre. Ju nuk mund te rrini pa serbet dhe nuk eshte e larget dita qe do ktheheni tek ata. Brezi i lindur ne fund te viteve 90 ne Kosove eshte shumica me baba serb, produkt i shkerdhimeve vullnetare ne mase.

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje