Abazoviç: Receta për Ballkanin Perëndimor – më shumë të ardhme, më pak të kaluar

14 Qershor 2022, 09:56Rajoni TEMA

Abazoviç: Receta për Ballkanin Perëndimor – më

Më shumë të ardhme e më pak të kaluar është receta për Ballkanin Perëndimor, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë dhënë për të përditshmen “Politika”.

Pyetur rreth iniciativës rajonale të “Ballkanit të Hapur” se a mund të jetë urë paqeje mes Perëndimit dhe Lindjes, Abazoviç tha se “natyrisht që mundet”.

“Kur e ardhmja e Ballkanit Perëndimor diskutohet haptazi, në një mënyrë krejt tjetër fare, pa iu adresuar çështjeve konfliktuoze, atëherë ne i dërgojmë mesazh krejt tjetër botës”, është përgjigjur Dritan Abazoviç.

Abazoviç i cili ditë më parë mori pjesë në samitin e Ohrit të “Ballkanit të Hapur” në cilësin e vëzhguesit, tha se “Bashkimi Evropian nuk dëshiron të importojë probleme”.

“Andaj edhe qasja jonë gjithëpërfshirëse dhe përmes dialogut mund të ketë mesazhe efekte pozitive jo vetëm për qytetarët, por edhe përfitime në aspektin e politikës së jashtme për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Abazoviç, ka pasur qëndrim afirmues karshi nismës rajonale kaherë, edhe kur s’ishte kryeministër. Ndonëse për një gjë të tillë ka pranuar kritika edhe brenda vetë qeverisë që ai e udhëheq, ai nuk ka hezituar të shprehet pozitivisht për të.

“Unë iniciativën e Ballkanit të Hapur e shoh si ndihmë që bashkërisht të krijohet një e ardhme me progres ekonomik, lëvizshmëri më e madhe e qytetarëve, dhe bashkëpunim më i madh në të gjitha fushat. Çdo iniciativë që çon drejt progresit dhe pajtimit do të ketë mbështetjen e Malit të Zi”, ka thënë ai në samitin e Ohrit të “Ballkanit të Hapur”.

1 Komente

  1. d
    dritan

    Ky eshte udheheqes i ri me vizjon perendimor, i zgjuar i afte dhe lartpames jo si idjotet Vjosa Osmani e Albin Kurti me qeverine e tyre te ndyre dhe percarese te kombit, eshte fatkeqesi qe ne Kosove ka shum te trashe....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje