"Kosova me refuzimin ndaj “Ballkanit të Hapur” po i krijon bonus Vuçiçit"

14 Qershor 2022, 17:19Rajoni TEMA

"Kosova me refuzimin ndaj “Ballkanit të Hapur” po i krijon

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese në një shkrim të publikuar ka dhënë opinionin e tij lidhur me “Ballkanin e Hapur”.

Sipas Hasanit, SHBA-ja me mbështetjen që po i jep këtij projekti po tenton që ta largoj Serbinë nga ndikimi rus dhe ai kinez.

Përmes “Ballkanit të Hapur” SHBA-të po i japin Serbisë një rol të spikatur në këtë nismë “për shkak të sentimentit të lartë serb prorus dhe prokinez, përkatësisht për shkak të sentimentit antiamerikan”.

Projekti i nisur nga tre shtetet, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia sipas profesorit Enver Hasani u krijua pas “lodhjes” së Bashkimit Evropian me zgjerimin dhe pas një stërzgjatje të procedurave për vendet e Ballkanit Perëndimorë.

“Një rol i ri për Serbinë u krijua, aktorin kyç prorus e prokinez në rajon, që ishte i kundërt me pritjet kosovare: ajo duhej larguar nga ndikimi ruso-kinez, jo vendet e tjera të Ballkanit, gjë që kërkonte nga amerikanët, të cilët kishin bombarduar Serbinë, të luanin një rol konstruktiv me Serbinë, e cila u bë e përkëdhelura e Perëndimit. Serbisë, jo të tjerëve, iu njoh roli parësor në dëbimin e rusëve dhe kinezëve nga Ballkani. Vetëm ajo mund ta bënte këtë, jo të tjerët! A nuk ishte vetëm Japonia ajo që mund ta largonte ndikimin e komunizmit në Lindje të Largët pas vitit 1945?! A nuk ishte vetëm Japonia që mund të shërbente si zonë amerikane e sigurisë në Pacifikun Perëndimor pas luftës në Kore?! Vetëm më vonë u krijuan aleatët e tjerë amerikanë atje”, ka shkruar Hasani.

Kurse për kundërshtimet që Kosova të mos merrë pjesë në “Ballkanin e Hapur”, sipas ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese po i krijohet hapsirë presidnetit serb, Aleksandër Vuçiq që ta vazhdoj staus quonë ndaj Kosovës.

“Në vend të një reagimi konceptualisht përmbajtjesor, mbështetur në ontologjinë me bërthamë të pastër sigurinë dhe gjeopolitikën e “Ballkanit të Hapur”, në Kosovë po shohim në vazhdimësi paraqitje mediokre fenomenologjike, që përshkruan fenomenin ashtu siç shihet, pra që e sheh “Ballkanin e Hapur” si projekt serb dhe refuzon çdo pjesëmarrje në të. Me këtë përshkrim Serbisë së Vuçiqit i krijohet një terren tjetër shtesë për manovrim kundër Kosovës dhe ruhet pozicioni i status quosë, ky pozicion bonus dhe kjo dividendë politike serbe, që lideri serb me aq mjeshtri i ka prodhuar dhe po i mirëmban me shumë mjeshtri ditë e natë”, ka shkaur tutje Hasani./nacional

4 Komente

  1. F
    Fisnik

    Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja nuk do të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur! Për arsyen e thjeshtë se Serbia ka qëllime armiqësore ndaj këtyre shteteve.

    Përgjigjjuni
    1. A
      AI

      Serbia nuk e njeh Kosoven por e do ne ballkanin e hapur....non sens......nese kosova hyn ne ballkanin e hapur Serbia nuk do e njohe kurre se ska me asnje interes sepse do e pushtoje ekonomikisht teresisht....nderkohe po mos ishte ky ngerc per mua open ballkan eshte pozitiv...mos harrojne dhe presionin qe ka Kurti nga opinion brendshem....

      Përgjigjjuni
      1. k
        km

        Refuzimi i ballkanit te hapur nuk behet kunder serbise,por kunder shqiperise.Fakt eshte qe Edhe se kerkon ballkan te mbyllur ,Kosova eshte hapur me serbinenNga citi qe kaloi ,sipas shtypit,eshte rritur importi i mallrave serbe me 300 milion euro,plus 470 milion qe ishte bejne 770 milion euro.Shqiperine e do vasale te saj ne tregetine me serbine.Ndaj nuk do ballkan te hapur.

        Përgjigjjuni
        1. Visi

          Ja edhe një idiot i dobishëm të cilit asnjëherë nuk pret sakica(sopata) në një vend.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje