
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për zhvendosjen e Festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se vendim vjen pas zvarritjeve të Qeverisë.
“Dështimi i këtij festivali sivjet, është humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën. Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asambleistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës”.
“Duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit”, ka shkruar ai.
Por, i pari i Prishtinës pret reflektim nga Qeveria që ky festival t’i kthehet Prishtinës.
“Ne presim që Qeveria të reflektojë dhe Sunny Hill Festival, t’i kthehet shtëpisë së vet, Prishtinës, dinjitetshëm, ashtu siç e meriton secili qytetar i kryeqytetit”, ka shkruar tutje Rama.
Sunny Hill Festival, këtë vit do të organizohet në Tiranë.
Kështu ka konfirmuar për Albanian Post, Visar Breznica, njëri nga organizatoret e këtij festivali.
“Po, do të zhvendoset në Tiranë data e njëjtë vetëm loakcioni ndërrohet”, ka thënë Breznica për AP.
Ndyrshe 17 hektarë tokë bujqësore në Bernicën e Poshtme, ishin ndarë për festivalin “Sunny Hill”.
Me 26 për, 19 kundër dhe 3 abstenime në seancën e Kuvendit Komunal ishte votuar pro dhënies së tokës së paluajtshme të komunës për këtë festival, për 99 vjet.
Opozita ishte kundër dhënies prej 17 hektarësh në pronësi të një kompanie për kaq shumë vjet. Për të votuar ata kërkuan të ndryshohen disa pika.
“Nuk jemi kundër, por janë diskutabile disa pika. Ndërprite sot dhe kthehu pas dy apo tri dite me një kontratë më të favorshme dhe na keni të gjithë asamblistëve pro. Një pronë publike prej 17 hektarësh, përafërsisht është 30 fusha futbolli, po ja japim një kompanie. Jemi fuqishëm t’i ndajmë parcelë ‘Sunny Hillit’, por duhet të arrihet një barazi interesi”, kishte thënë asamblisti i Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla.
Festivali Sunny Hill në dy vitet paraprake ishte mbajtur në Gërmi.
Edi Rama Erion Veliaj i kan shpalle lufte Kosoves
Osht e turpshme kjo sjellje e Tiranes, Veliajt dhe Rames. Jo vetëm e ultë por edhe e lig. Dukagjin Lipa, cilat kushte t'i plotsojë Tirana që Prishtina sti dha? Qysh u bo që mrrena natës nënshkrun me Tiranën. Po shihet që ke lyp veç nji preteks. Osht sjellje e ulët, e pamoralshme. Turp për ty. Prishtina t'i dha 17 ha, po Tirana çka?? Nuk duhet që Komuna e Prishtinës me përbi kët diverzion dhe pabesi prapa shpine nga Bashkija e Tiranës ( me asistence te E.Ramës ) me lehtësi. Komuna ta shqyrtoj ndërprerjen e mardhanieve me Bashkinë e Poshtersisë, padyshim jo partnere. Qeverija e Kosovës ka kerkuar qe dhania e 17 Ha pa asnji pagesë te mos jet për 99 vite. Ishim n’proces negociatash. Por predatoret dashakeqas kanë mision të punojnë kundër Kosovës. Tash jam kunder edhe me pas vullnet që Sunny Hill me u rikthy qe Komuna me jau dhonë falas ato 17 Ha. Falas Le ti merr Dukagjini në Tiranë. Në Kosovë tashmë ka ikur ai tren.
Gjithkush kush e njeh Dugin e din qe ky eshte nje pazar i pabese qe nuk ka nise tash se fundi po ka kohe qe po diskutohet vetem kthene pak shiritin mbrapa edhe shikoni videot e fotot e vizites se familjes Lipa ne Tirane para nje kohe aty mirret vesh krejt cka po bon vaki sot. Fundi i fundit muzike komerciale limonada. Edhe ashtu Tirana eshte njefar lionade e perzime keq shoqni e kriminalizume. Per udheheqje spo flasim drogagji te vegjel ballkanik nje koqe vend.
Hahaha.. e kuptoni sa idote jeni , ne vend qe vend qe ti suleni Al- Bin Kurdistanit, i suleni Rames dhe Lali Erit qe pranuan ata qe përzutë ju!