Glauk Konjufca: Jam i habitur nga apatia e institucioneve në Shqipëri, na kanë befasuar të gjithëve me neglizhencën e tyre

15 Qershor 2022, 12:55Rajoni TEMA

Glauk Konjufca: Jam i habitur nga apatia e institucioneve në Shqipëri,

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i habitur me neglizhencën e institucioneve të Shqipërisë në raport me Gjykatën Speciale, që po mban në paraburgim krerët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka folur në një organizim të Institutit për Studime Sociale dhe Humane në Shqipëri, që po mban diskutim mbi themelimin, funksionimin dhe administrimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë.

“Institucionet shqiptare na kanë befasuar të gjithëve” njoftohet të ketë thënë Konjufca në diskutimin e tij.

Sipas burimit të Albanian Post brenda takimit, Konjufca është ankuar për vonesë në reagime të institucioneve të shtetit shqiptar.

“Personalisht jam shumë i habitur nga kjo apati”, ka deklaruar ai.

Pjesë e këtij diskutimi janë edhe përfaqësues të ekipit të mbrojtjes pranë Dhomave të Specializuara.

Ata kanë shpalosur parregullsitë me të cilat janë ballafaquar gjatë procesit si palë mbrojtëse në Speciale.

Gjithashtu, pjesëmarrës në diskutim janë edhe institucionet e Shqipërisë, duke filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë.

Konjufca është lideri politik i parë nga Kosova që do vizitojë të paraburgosurit në Hagë.

Udhëtimin do ta bëjë me 17 shkurt, ka konfirmuar shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, pati deklaruar ai.

Para Konjufcës, në vizitë tek Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerët që po mbahen në paraburgim kishte shprehur gatishmërinë të shkojë edhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, por të paraburgosurit nuk e kishin pranuar në vizitë.

Kjo, për shkak të së kaluarës politike dhe kundërshtive që kishin pasur Thaçi e Veseli me Lëvizjen Vetëvendosje, që i akuzonte vazhdimisht.

Edhe Konjufca është pjesë e Vetëvendosjes, por ai gjithmonë ka pasur një qasje më në takt me krerët e luftës dhe është treguar më i rafinuar në deklarime, ndryshe nga Haxhiu, që një herë e kishte quajtur Kadri Veselin, ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, edhe “kriminel”.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i pari nga politikanët e profilit të lartë që ka vizituar Thaçin dhe të tjerët në qendrat e paraburgimit.

Në arsyen e vizitës së tij, Rama kishte shkruar se vizitën po e realizon pasi “më ka marr malli”.

7 Komente

  1. Q
    Qemali

    Janë specializuar këta "udhëheqës" të Kosovës që pikërisht atë që nuk e kanë bërë vetë së pari, t'ia kërkojnë Shqipërisë!... Turp për ta!..

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo Mezani

      Ore këta të VV janë shqiptarë apo biçim bjellorusësh që i bëjnë fresk Putinin (lexo Serbisë). Sa herë ndërhyn Shqipëria për Kosovën, ulërasin nuk kemi nevojë për patronazhizmin e Shqipërisë se jemi shtet i pavarur. Shqipëria të shoh punët e saj. Kur nuk ndërhyn Shqipëria, përse nuk ndërhyn. Kur i pyet Shqipëria doni ndihmë apo jo ? Thonë JO dhe pastaj e mohojnë Kur kërkojnë ndonjëherë ndihmë vetë dhe e marrin, e mohojnë ndihmën e dhënë. Ju të VV janë rraca më e ndyrë që keni jetuar në trojet mbarëshqiptare. Gëzoni të çoni në burg këdo të UÇK-së që ka derdh gjakun me ju sjell lirinë prej Serbisë. Në subkoshiencë ju nuk e donit këtë liri por nuk ja u mban bytha ta pranoni. Nuk ka shkenctar në botë që përkthen dot këte kushtrimin e VV që duam bashkimin e trojeve shqiptare, por me Kosovë të pavarur dhe Shqipëri të shkatërruar !!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
    2. l
      lenci bira

      hahah glauk kar njufca nje hale vetepjerdhosje

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasan Prishtina i ri

        Kosovarucat jane mesuar si punet me pare te ja u beje dhe ti mbaroje Serbia , tani kerkojne si punet te ja u beje Shqiperia , rrot Karash ishin dhe rrot Karash po mbesin, na turperuan si komb duke hanger mut per Salin si i ka shitur dhe stershitur sa here ka mundur, keshtu do ta pesosh kur je idiot i lindur

        Përgjigjjuni
        1. A
          Allahu ekber hani buke se u err

          More cfare carin duan keta nga shteti jone... Edhe na shajne e urrejne dhe duan ndihme... Shkoni more hale ndertoni shtet se mjaft me ish jugosllavine

          Përgjigjjuni
          1. s
            serxho

            Shiko cfar thote ky derri i trashe qe na jep mend sepse ka bere shkollen e Serbise. Jeni pergjegjes per percarjen e kombit o plera te UDB-se.... Kot nuk thone qe jeni te trashe....

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatosi-kosove

              Thene shpirtnisht me vjen turp te them se jam kosovar dhe kryetar te kuvendit e kam nje fmijaq si konjufca, per me teper quditem se si ka patur ftyre i paftyri te merr pjese ne kete tryeze nderkohe qe ai vet e veqams mender presednike osmanka jane deklaruar qindra her se pa zhdukjen e atyre qe sollen pavarsine dhe denimin siq e do serbia nuk do ndalemi kurre,prandaj ponte isha ne ate tryezey sdo e lejoja kete idiot as ti ofrohet salles Ku eshte mbajtur, sidoqofte ky eshte nje idiot i ndyre lente cilin nje dite do te poshterohet edhe babai i tij.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje