Abazoviç: Në Mal të Zi është krijuar narrativa se “Shqiptari s’di të vendos për vendin”

19 Gusht 2022, 17:22Rajoni TEMA

Abazoviç: Në Mal të Zi është krijuar narrativa se

Dritan Abazoviç, kryeministri i Malit të Zi, nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se ka “njerëz që pas 30 gushtit të vitit 2020 nuk mund të lidhen më me sistemin shtetëror”.
“Ata ftohen që vazhdimisht të bëjnë diçka, të shkaktojnë urrejtje fetare dhe kombëtare”.

Këta njerëz, sipas Abazoviç, krijojnë një atmosferë se kinse “Shqiptari nuk di të vendosë për ne për vendin tonë’.

“Ky është rrëfimi, u shtyp butoni dhe të gjithë ushtria e tyre drejtohet te unë dhe Qeveria ime”.


Më tej Abazoviç ka bërë të ditur se është i gatshëm të zbulojë “të gjitha gjërat që fshihen nën qilim”.

“Po zhvillohet një aksion i organizuar për destabilizimin e shtetit. DPS po e shtyn Malin e Zi në probleme të mëdha me këtë politikë. Nuk e di nëse presidenti i DPS-së merr më shumë vendime në emrin tuaj apo është i shantazhuar”.

Sipas Abazoviç, interpretuesit e politikës së destabilizimit të Malit të Zi janë deputeti i SDP-së, Rashko Konjeviç dhe deputeti nga radhët e DPS-së Pegja Boshkoviç.

 “Mos mendoni se nëse nesër ndodhin gjëra në rrugë, nëse derdhet gjak, nuk jeni përgjegjës për këtë. Po ju paralajmëroj nga kjo foltore. Unë e ftoj SDT-në të kontrollojë këto pretendime. Këta janë njerëzit që po e shtyjnë Malin e Zi drejt destabilizimit. Ju po e shtyni Malin e Zi në krahët e botës serbe, duke rrënuar shoqërinë civile”, ka thënë Abazoviç.

9 Komente

  1. B
    Baca

    Mos i fryj atij zjarri o beqir turko-sllav… sot u kujtove te thuash qe je shqiptar?!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sos

      TY SHANSI I ARTE TU DHA KE FAJ VETE SE NUK PATE TRU ME MJE DORE TE PERQAFOI EDI ME TJETREN TE NGULI NJE HU

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sos

        TY SHANSI I ARTE TU DHA KE FAJ VETE SE NUK PATE TRU ME MJE DORE TE PERQAFOI EDI ME TJETREN TE NGULI NJE HU

        Përgjigjjuni
        1. c
          c..

          SOS JE IDIOT APO BEN VETE

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tropoja

          Po ik o spihun i serbise miratove marreveshjen me kishen serbe ku vet malazezet jane kunder e normal dhe shqiptaret po ti je spihun ben duvergjenca gjasme tani te heqin ty sepse je kminister gjepura ben loje te dyfishte ke kualicion me partin ultra serbe prandaj te ben ty "shqiptarin" km qe te besh si done ata serbet ik tashi pleh mashkull

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dritan ke te drejte ,por eshte Propagand antishqip

            Kjo eshte nji Propagand e qellimeshme Antishqiptare ,e perdorur ne shekuj kunder Shqiptareve ,mbasi serbia Greqia etj Hiena rreth Shqiptareve ,financojn Miljarda brenda Shqiptarise dhe mbasi korrurptojne me Miljardat qe fnancojne institucione apo politikane shqiptare ,te cilet me vone i perdorin per te sabotuar Shqiptaret ne Drejetimin e Shtetit , fillojne e pellasin me te Madhe se Shqiptaret nuk Drejtojne dot Shtet ! - Eshte nji Loje e ndyre e Politikave te shteteve Hiena qe na rrethojne ,sepse i tremben shume Shqiptareve ne cdo Zhvillim te tyre . Qendro Cool Dritan dhe vazhdo rtrugen tende ,pa u impresionuar aspak nga Puci Politike qe te ben bandate hienat ne Politike dhe sfidoj me zgjuerasin tende . Rrespekt nga gjithe shqiptaret

            Përgjigjjuni
            1. I
              I tille je , sa here qe hap gojen

              Ti e qorrollise Malion e Zi vetem me tre muaj , duke prishur edhe aq sa ishte arritur nga parardhesit tend . Te tjerat jane llafollogji e lloqe Kavaje i themi na ketej . E more me mendjelehtesi ate karrike , duke kujtuar se u poqe politikisht sapo u ule ne te !

              Përgjigjjuni
              1. K
                Këshilltari Presidentit BEGAJ

                I thotë vetes shqiptar dhe a mund të na thotë ç'gjë pozitive bëri gjatë pushimeve verore që ishte Kryeministër te ata për ne.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Musa

                  Dritan Abazovic ti e ke siguruar vendin në Beograd ik atje sepse i tyre je!!!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje