
Josep Borell e quajti takimin e djeshëm “jo të rregullt” dhe të thirrur për “menaxhim të krizës”.
Vuçiç nga Brukseli u çoi mesazh serbëve nëpërmjet një videoje ku me tone emocionale tha se në selinë e BE-së ishte një ditë e vështirë. “Shqetësimin” e Vuçiçit, përkrahësit e Kurtit e lexuan si fitore të Kryeministrit në tavolinë.
Nëse shiheshin fytyrat e të pranishmeve në takim, nuk dukej atmosferë e mirë. Por, një korrespondent në Bruksel thotë se BE-ja e cilësoi si takimin më të mire, ndonjëherë.
Takimi pesë orësh mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, përfundoi pa marrëveshje.
Për këtë takim, që ishte caktuar menjëherë pas tensioneve në Veri, ishin aktivizuar zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.
Nuk kishte marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në fund, por ky takim pati vëmendje të shtuar. Ishte komentuar si kurrë më parë secila pamje që vinte nga Brukseli.
Se s’ka ndonjë rezultat, se takimi ishte “jonormal” dhe i thirrur “për ta menaxhuar krizën”, tha përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ishte i vetmi që u deklarua pas bisedimeve disa orëshe.
Takimi kishte nisur me fytyrën e mrrolur të Vuçiçit dhe buzëqeshjen e Kurtit para kamerave të mediave, pak para nisjes së bisedimeve.
Por, raportet mes tyre ishin të akullta pasi nuk i dhanë dorën njëri-tjetrit e as nuk u shikuan në sy madje, sa ishin kamerat aty.
Korrespondenti i Kohës në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se brenda Bashkimit Europian, takimi i së enjtes midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është cilësuar si takimi më i mirë që palët e kanë zhvilluar deri më tash.
“Ajo çka është thënë nga BE-ja është se takimi ka qenë shumë i vështirë, që më shumë ka pasur mospajtime sesa pajtime, por se një burim i BE-së ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur takim më të mirë midis Kurtit dhe Vuçiqi, sepse për herë të parë kanë shfaqur pikëpamjet e tyre se si e shohin normalizimin e raporteve mes dy vendeve dhe ndonëse nuk është arritur një rezultat konkret, thuhet se vetë fakti se e kanë kuptuar se duhet të punojnë se bashku për t’i ulur tensionet konsiderohet një lajm i mirë për BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Palokaj.
Sipas burimeve pwr Express, punë e kryer dhe që s’ka kthim mbrapa konsiderohet vendimi i Kosovës për targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia, për rajone të Kosovës.
Sfida kryesore në dialog, sipas një burimi të Expressit, aktualisht është eliminimin e “letrave të bardha” për dokumentet e udhëtimit. Pra, ato që i lëshon Serbia për shtetasit kosovarë, kur hyjnë në territorin e saj.
Radio Evropa e Lirë, duke u thirrur në burimet e saj, ka raportuar dje se liderë perëndomorë, përfshirë presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Sebastian Schulz, janë marrë me takimin e djeshëm të Kurtit dhe Vuciqit. Dhe, sipas këtyre burimeve, dy udhëheqësit ballkanikë, “e kanë kuptuar këtë”.
Sipas tyre, “pas takimeve ndjenjat janë të përziera, në njërën anë ka elemente inkurajuese, e në anën tjetër palët kanë mbajtur qëndrime kundërshtuese për shumë pika”.
Vuçiç, njëherë shpërndau lajmin përmes vartësve të tij, te mediat që i kontrollon, se do të qëndrojë edhe më gjatë në Bruksel, në përpjekje të gjetjeve të zgjidhjeve.
Në mbrëmje, në një monolog të tij në rrjete sociale, ai fliste për një ditë të vështirë dhe thoshte se shpreson që vetëm me ndonjë mrekulli, të arrihet kompromis.
“Një ditë e vështirë është prapa nesh, ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin tonë, nuk mund të them se ka përfunduar me sukses, por përmbahem nga komentet e tjera, sepse shpresoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Prandaj do të vazhdoj të luftoj për paqe dhe stabilitet”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.
Kryeministri vetë nuk është shfaqur, por fjalët e Vuçiqit u kanë mjaftuar disa prej përkrahësve të Kurtit, që të jenë të sigurt për performancen e mirë të Kurtit në takim.
Për shembull, analisti Rron Gjinovci, ka shpërndarë një fjali të Vuçiqit, ku kishte thënë se ishte ditë e vështirë për Serbinë, e mbi të ka shkruar “Po ta besoj valla. Se je mësu ti me t’nejt gatitu si nxansa “razumes srpski ti? Pa… razumem”. S’ka mo ashtu, tash pala kosovare t’vet a po don marrëveshje a po don njësi speciale? Zor e ki për besë”.
Nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës është lëshuar një deklaratë e shkruar, pas takimit me Vuçiqin. Aty thuhet se në takim janë diskutuar dy tema.
“Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë”, thuhej në kumtesën e Kryeministrisë.
Temë e dytë, sipas ZKM-së, “ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së tha dje se ka “nuk dorëzohemi” dhe se shpreson që do të mbahen takime të tjera mes palëve, para datës 1 shtator, kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente të lëshuara nga Serbia./ abcnews.al/
Duhet ditur që takime të tilla janë boshe dhe pa prosperitet për të arrdhmen te sejcila palë. U takuan për shkak se serbo Kosovarët e Mitrovicës bëjnë rebelime (40 000 kokë gjithsej), por duhet ditur se sa herë që bëjnë revolta afro Amerikanët për arrestimet brutale George Floyd, a mendoni ju se Liga arabe ndërmjetson takime mes Presidentit Amerikan dhe një nga Presidentët e afrikës. Sot takimi do kishte kuptim nëse bisedimet zhvolloheshin në Prishtinë ose Mitrovicë mes kryeministrit dhe përfajqsuesin e tyre dhe jo të trazohet Zoti Begaj në Bruksel sa herë që ka trazira në Presevo.
Loja e Kurtit jashte Kamerave, Kurti eshte Vegel e Vuçiçit ,Ai i veshtireson vete gjerat ,dhe çon Ube ne Mullirin Serb. Kubdes Cellezer me Albinin e Shamijave dhe Ferexhebeve per Femije. Kosova eshte Shqiptare, bo Serbe dhe Arabe. Shamijat ,Thike pas Shpine per Kosoven.
Ik e bej ndonje vjershe or vella Naim se nuk je per kte pune.
Titulli; " Kurti e Vuçiç të akullt para kamerave por prapa dyerve të mbyllura realizuan takimin më të mirë mes tyre" Ketë nuk kuptojnë vetëm ata 45 % /që Kurti i quan analfabete të tij/. Sa herë që duhet të bëhet një hap drejtë stabilizimit dhe njohjes midis Kosovës dhe Serbisë e jo si thuhet /Beograd - Prishtinë/ behën skenare avanarturiste sikur ato që policia shkon në veri dhe atje i bllokojnë serbet i fyejnë e i poshtërojnë apo gjejnë situata tjera si shamia etj. për të mbuluar krizën tyre morale dhe politike dhe pësojnë qytetarët. Këta të dy e krijojnë situatën për të qëndruar në pushtet duke aktruar " pushtetarin dhe atdhetarinë " dhe mashtrojnë qirren kinse grinden dhe në fund nuk zgjidhin asgjë. Bëjnë manovra për të frikësuar qytetaraët dhe aty përfundon çdo gjë dhe Serbia realizon planet e veta pa asnjë problem. Këta bashkë me S. Berishën, I. Metën e të tjerë duan Sllavi në Ballkan e jo Shqipëri.