Aksident i rëndë në Kosovë, përfshihet edhe KFOR-i, raportohet për të plagosur

24 Tetor 2023, 16:45Rajoni TEMA

Aksident i rëndë në Kosovë, përfshihet edhe KFOR-i,

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në ora 15:15 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Leshan të Pejës. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete”, ka thënë Gashi për mediat në Kosovë.

Në fotot e publikuara shihen pjesëtarë të KFOR-it të lënduar rëndë. Sipas zëdhënësit të policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:18 minuta.

Aksident i rëndë në Kosovë, përfshihet edhe KFOR-i,

Lini një Përgjigje