
Tre prej terroristëve të ndaluar nga autoritetet kosovare për sulmin në Basnjkë, respektivisht Dushan Maksimoviç, Vladimir Toliç dhe Blagoje Spasojeviç, iu është shtuar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T., B.S. dhe D.M., iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, ka thënë Gashi.
Tre të dyshuarit për sulmin terrorist të ndodhur në Kosovë ndodhen në paraburgim që prej 26 shtatorit pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë ku u vra reshteri Afrim Bunjaku.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë së Kosovës dhe forcave paramilitare të armatosura rëndë, u vranë tre prej tyre, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit mundi të largohej nga kufiri i gjelbër për në Serbi.
Në krye të sulmit ishte ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç, i cili kërkohet të ekstradohet dhe gjykohet në Kosovë nga autoritetet ligjzbatuese në Prishtinë.
Lini një Përgjigje