
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi i Sadit.
Kurti theksoi se në krye të tij është ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç. Vuçeviç është kryetar i partisë-shtet SNS, tre herë i zgjedhur kryebashkiak i Novi Sadit me ndihmën e Zvonko Veselinoviçit, dhe miku më i afërt i vëllaut të Presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiç.
Po ashtu tha se “Grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radoiçiç po qëndron në Rashkë”.
Postimi i plotë i Kurtit:
Klani i Novi Sadit
Sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit. Në krye të tij ndodhet Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç. Ai është kryetari i partisë-shtet SNS, tre herë i zgjedhur kryebashkiak i Novi Sadit me ndihmën e Zvonko Veselinoviçit, dhe miku më i afërt i vëllaut të Presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiç.
Rreth 40 pelegrinë ortodoksë në Manastir të Banjskës me 24 shtator ishin nga Novi Sadi. Ndoshta e rastësishme, hetimet duhet ta tregojnë. Grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radoiçiç po qëndron në Rashkë. Atyre MUP-i famëkeq serb iu ka ndarë vetura të tipit Shkoda Oktavia me ngjyrë të bardhë dhe të zezë e me tabela regjistrimi BG dhe… NS.
Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiç, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin.
Në katër komunat veriore të Kosovës po merr fund terrori, kriminaliteti dhe kultura e dhunës e paramilitarëve të Delije (tifozët e Cërvena Zvezdës) që shprehet me nofkat e ekstremistëve si: Mami, Llune, Daco, Rusi, Nemac, Gile, Drago, Aco, Comi, Belli, Micko, Prki, Mrki etj.
Mirëpo, Kosova nuk ka jurisdiksion në Serbi. A nuk do të duhej që BE-ja dhe ShBA-të ta formojnë një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit? Mafia ballkanike do të përjetonte goditje fatale, ndërkaq rajoni i Ballkanit do të hapej i tëri për demokraci evropiane, drejtësi ligjore, paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të përshpejtuar.
Ta paska fut Armand Duka prandaj te thirri ne Tirane te shofesh ndeshjen per te marre me te mire se kapoja i klanit te Zemunit eshte Agroni se keshtu ka thene sivllau yt qe i qan zemra per Kosoven .
SULMIN NË BANJSKË E BËRI KLANI I NOVI SADIT VUÇIÇI VJOSA ALBINI DHE MIMOZË KURVA E RADOJÇIÇIT
Kurti nuk të takon që direkt apo indirekt po e rehabiliton një kriminel si Vuçiqi. Tash po shihet se se Vuçiq qenka vëllai i KM, Rama por i analfabetëve fuksional. Të till si Vuçiqi që nuk burgosi Radojçiqin, në Serbi mbron edhe rreth 3.600 kriminel dhe dhjetëra Klane kriminale terroriste si i Zemunit dhe Novi Sadit.
Albin Kurti është një i çmendur, është gënjeshtar, shpifës, intrigues. Eshtë tipik si Sali Shpellar Berisha. Për ato që thotë, gjithmonë i duhet besuar e kundërta.