
Si të vështirë e ka cilësuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takimin me të deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ishte i shoqëruar me të deleguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe me këshilltarët e politikës jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
“Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza”, ka shkruar Vuçiç shkurtimit në llogarinë e tij në Facebook pas takimit me diplomatët evropiano-amerikan në Beograd.
Vuçiç ka paralajmëruar edhe takime, të cilat i ka quajtur si të rëndësishme, në Bruksel në ditët në vijim.
5-shja leshit.
Amerika dhe Evropa po e tregojnë veten se nuk janë me aq te fuqishëm sa ishin,dalngadalë koha e tyre po perëndon dhe te tjera fuqi botërore po e marrin rrolin e tyre Koha ka tregar se kur te fortit mbajnë krahun e agresorit dhe sulmojnë viktimem tregon se sa te dobët janë, koha e Amerikës duket se po përfundon prandaj duhet qe te bëhemi gati për luftën e ardhshme