Gazetarja serbe viziton Kosovën: Nuk ka vend për frikë, është bukur. Në Beograd na dezinformojnë!

20 Tetor 2023, 22:00Rajoni TEMA
Gazetarja serbe viziton Kosovën: Nuk ka vend për frikë,

Maria Cankoviq gazetarja serbe ka vizituar disa qytete të Kosovës. Ajo bashkë me disa serbë të tjerë kanë shëtitur në Pejë, Prizren, Rahovec e Hoqë të Madhe.

Me plot emocione dhe e mahnitur nga mikpritja ajo në një lidhje direkte ka treguar gjithë udhëtimin e saj dhe grupit serbë që kryen në Kosovë.

“Ishim në patriakanën e Pejës, pastaj në Decan, Prizren, Rahovec. Gjumin e kemi bërë në Hoqë të Madhe. Nuk kemi pas asnjë problem aty”, ka thënë ajo.

Sipas saj, serbët në Serbi gjithmonë janë dezinformuar se në Kosovë ndodh diçka e keq.

“Ja po ju them qe kjo nuk qëndron. Do t’ju tregoj që kur shkuam me një grup serbësh, në Pejë na është prishur autobusi qytetari nga Kosova na ndihmoi në organizim duke e angazhuar një autobus tjetër për të na mundësuar shëtitjen”, ka thënë ajo, duke bërë me dije që askush nga Serbia që dëshiron ta vizitojë Kosovën, nuk duhet të ketë frikë.

2 Komente

  1. s
    sam

    ma ne fund po guxon dikush te flasin te verteten per kosoven dhe shqiptaret , e gjithe historija e tyre eshte e mbushur me genjeshtra dhe keto e kan fale politikaneve te tyre qe i mashtrojn per dit

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vladimir

      Shume shume bukur! Na pershkruajne si egersira, kur ne kemi zemrat plot me mikpritje. Ministria e turizmit e Shqiperise le ti ofroje nje jave pushime dhurate ne Vendin tone, kesaj Zonje gazetare. Patriotizmat dhe fjalet boshe, nuk vlejne! Tjeter, shume mire qe ne qender te Dropulli te ngrihet monumenti i kryeministrit te pare grek qe vizitoi Shqiperine, une do ta zevendesoja me ate te nje greku edhe me te madh, Manolis Glezos, por vepra e socialisteve serbe Kosta Novakoviç dhe Dimitrije Tucoviç, qe paten kurajon, ne ditet me te veshtira te shqiptareve, te ngrene zerin kunder genocidit serb ne Kosove, nuk kuptoj pse jane lene paksa te harruara, pse te mos kete nje rruge nje shesh, nje pllake perkujtimore dhe mirenjohje per ta?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje