Sulmi në Banjskë/ Eurodeputeti kroat: Nëse Radoiçiç nuk ekstradohet, Serbia do përballet me masa

23 Tetor 2023, 11:20Rajoni TEMA

Sulmi në Banjskë/ Eurodeputeti kroat: Nëse Radoiçiç

Eurodeputeti kroat Tonino Picula, i cili hartoi tekstin e Rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian për ngjarjen e Banjskës ka paralajmëruar Serbinë për ekstradimin e Milan Radoiçiç.


Në një intervistë për gazetën serbe Nova, eurodeputeti kroat ka theksuar se reagimet e mundshme të bashkësisë ndërkombëtare mund të rezultojnë në veprime edhe më të rrepta politike dhe diplomatike ndaj Serbisë nëse refuzon të përmbushë kërkesën parësore të Bashkimit Evropian (BE) që të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit terrorist që janë arratisur në Serbi.

“Nëse Milan Radoiçiç nuk ekstradohet në Prishtinë, kjo do të komplikojë marrëdhëniet tashmë të vështira ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe reagimet e mundshme të bashkësisë ndërkombëtare mund të rezultojnë në veprime edhe më të rrepta politike dhe diplomatike ndaj Serbisë”, tha Picula.

Kujtojmë se në Parlamentin Evropian është miratuar një rezolutë javën e kaluar (19 tetor), në të cilën kërkohen sanksione për qeverinë e Serbisë nëse kundërshtohet se ata kanë qenë të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë.

“Në rezolutën e miratuar nga PE-ja, masat kufizuese duhet të përfshijnë, por jo vetëm, ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit ndaj aktorëve destabilizues në veri të Kosovës, sikurse Radojiçiçi, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit të përmendur terrorist”, ka theksuar Picula, i cili kishte përpiluar tekstin e Rezolutës së miratuar nga PE.

Sa i përket bashkëpunimit të Serbisë në këtë drejtim, eurodeputeti ka nënvizuar se është e vështirë të konfirmohet me siguri absolute përfshirja e palës serbe në zgjidhjen e konflikteve.

Lini një Përgjigje