Ambasadori gjerman në Kosovë: Po vihen në rrezik projekte të mëdha! Opozita t’i japë fund bllokimit të miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

23 Tetor 2023, 16:57Rajoni TEMA

Ambasadori gjerman në Kosovë: Po vihen në rrezik projekte të

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në një postim në platformën “X”, Rohde ka shkruar se me mosmiratimin e tyre po vihen në rrezik projekte të mëdha energjetike e bujqësore.


“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës.

Janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore mes Gjermanisë dhe Kosovës. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë akterët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, ka shkruar Rohde.

Disa javë më parë dështoi miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit. Marrëveshjet e ndërkombëtare që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”. 

 

2 Komente

  1. S
    Shiheni sa perpara ka ecur Franca, Italia, Greqia

    Shisni dinjitetin per “projektet” me kthetra Evropiane! Edhe sa vite mendoni qe eksperimenti i Evropes se bashkuar do te vazhdoje!

    Përgjigjjuni
    1. b
      bashkimi për drejtësi

      Z. Ambasador ke të drejtë, por, së pari t'i jepuni ultimatum atyre të Qeverisë së Kosovës që të zhbllokojnë mbi 700 milion Euro /para të tatim paguesve/ e cila nuk rrit pagat e pensionet kur dihet se ku ka arrit varfëria sepse dhe janë shtrenjtuar dyfish artikujt bazik jetësor - ushqimi, barnat, energjia elektrike, nxehja, karburantet etj. Përkundër kësaj shantazhin minatorët, pensionistet, policinë, mjekësinë, arsimin, etj. dhe nuk investon në objekte kapitale. Ato para siç po flitet pritet të vihen në dispozicion në kohën e zgjedhjeve të ardhshme për të ndikuar te votuesit. Prandaj, z. ambasador do të ishte mirë që së pari intervenosh tek Qeveria që të zgjidh këto probleme e pastaj "urdhëroi" opozitën le të votojnë ligjet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje