Një aksident masiv është regjistruar në Kosovë ku janë përfshirë 14 makina.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, ku raportohet se janë lënduar disa persona, ndërsa nuk ka viktima.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Klankosova.tv, i cili bëri të ditur se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht.
“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, sipas informatave fillestare është shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe per persona të lënduar.
Kjo rrugë është e bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar. Apelojmë për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull, për të shmangur rastet e tilla”, tha ai.
Lini një Përgjigje