Albin Kurti drejt formimit të qeverisë pa opozitën. Ja si ndahen mandatet e katër partive kryesore

28 Dhjetor 2025, 21:40Rajoni TEMA
Albin Kurti drejt formimit të qeverisë pa opozitën. Ja si ndahen

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po i japin edhe njëherë mundësinë Albin Kurtit të krijojë qeverinë vetëm me disa deputetë të pakicave kombëtare, por pa pasur nevojë t’i shtrijë dorën opozitës.

Kur janë numëruar gati 90% e kutive të votimit në të gjithë vendin, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë rreth 50% të votave që në bazë të përllogaritjes mund të prodhojnë 56 deputetë. Albin Kurtit i duhen jo më shumë se 5 deputetë nga 10 që kanë pakicat jo serbe për të formuar pa shumë kokëçarje qeverinë “Kurti 3”.

Krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje ka një rritje me 8 për qind.

Në të njëjtat nivele me ato të dhjetë muajve më parë është Partia Demokratike e Kosovës, e cila vetëm pak para zgjedhjeve ndryshoi liderin e saj.

Bedri Hamza ka marrë diçka më shumë se 20% të votave, identik sa përqindja e dhjetë muajve më parë dhe mund të marrë 23 deputetë, një më pak se në shkurt.

Ndërkohë që humbësi i madh i këtyre zgjedhjeve është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partia e Lumir Abdixhikut është në nivelin e 14% të votave, katër për qind më pak se zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit të këtij viti dhe pritet të ketë një rënie me 5 deputetë nga 20 që mori në fillim të vitit.

Jashtë parlamentit e sheh veten edhe Fatmir Limaj i cili doli i vetëm në këto zgjedhje dhe nuk e arriti pragun, ndërkohë që Ramush Haradinaj me 6% të votave mund të marrë 6 deputetë nga 8 që kishte koalicioni i tij në shkurt 2025.

4 Komente

  1. B
    Bolsheviku Kurtovitç

    Kjo krahine Serbe eshte ne te drejten e saj te zgjedh ate qe banori i krahines mendone .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shvejk

      Eshte krahin e Shqiperis or robqir.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nuk hy minarja në thes

      Fitore me vota korruptive financiare dhe politike e me ndihmën vëllazërore të llobit të pro serb rus e francez. ekstremit islamik dhe vota të blera me para tona - nga 100 Euro studentët, pensionist dhe prindërit e fëmijëve varfanjak, subvencioneve dhe plaçkës me mafit Energjetike, rezervave shtetërore , ndërtimit, tregtisë etj. dhe lavdërimet me izolimin dhe peshën e rëndë të jetës - shkatërrimit të kombit dhe vendit.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk hy minarja në thes

        Fitore me vota korruptive financiare dhe politike e me ndihmën vëllazërore të llobit të pro serb rus e francez. ekstremit islamik dhe vota të blera me para tona - nga 100 Euro studentët, pensionist dhe prindërit e fëmijëve varfanjak, subvencioneve dhe plaçkës me mafit Energjetike, rezervave shtetërore , ndërtimit, tregtisë etj. dhe lavdërimet me izolimin dhe peshën e rëndë të jetës - shkatërrimit të kombit dhe vendit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje