Exit poll-i tjetër në Kosovë: LVV 45,7%, PDK 22%, LDK 15,6%, AAK 5,3%

28 Dhjetor 2025, 19:09Rajoni TEMA
Exit poll-i tjetër në Kosovë: LVV 45,7%, PDK 22%, LDK 15,6%, AAK

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 45,7% të votave, sipas exit poll-it të kompanisë UBO Consulting, të prezantuar në Debat Plus, në RTV Dukagjini.

Sipas këtij exit poll-i, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 22% të votave.

E trata, sipas UBO-s, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 15,6% të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 5,3% të votave.

Nisma Socialdemokrate, sipas këtij exit poll-i, nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor, duke marrë vetë 1,7% të votave. 

 

 

 

1 Komente

  1. K
    Kapterri

    E ç'bohet tani.Prap s'behet qeveria pa koalicion.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje