Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke e cilësuar procesin zgjedhor si një moment kyç për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
Pas votimit, Osmani u shpreh se pret që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të mundësojnë formimin sa më të shpejtë të një parlamenti dhe qeverie të re, të domosdoshme për përballimin e proceseve të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare.
“Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta e demokratike. Uroj që të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm ku vendimmarrja kthehet tek qytetarët tanë.
Shpresoj që në rezultatet e këtyre zgjedhjeve të rezultojnë me krijim sa më të shpejtë të parlamentit dhe zgjedhjes së qeverisë të Kosovës të cilat janë të domosdoshme për procese të rëndësishme dhe të brendshme dhe ndërkombëtare për Republikën tonë.
Dua t’i falënderoj të gjitha institucionet që janë angazhuar dhe që angazhohen edhe gjatë ditës së sotme që ky proces zgjedhor të jetë sa i më rregullt nga KQZ-ja tek institucionet tona të sigurisë dhe ato të drejtësisë”, ka thënë Osmani.
Na votoje dhe Vjosa ne ore 12 te nates dalin rezultatet dhe vitin tjeter beje qeverine ose kemi prapr zgjedhje eshte gallate e madhe me ne.
Tani qe votoi sorra Vjosa ja hudh Kosova, direkt e para ka me hi n'BE.
Quditem se si pranojne gazetaret ti dalin para ksaj perqarese te kombit, kete si dhe ortakun e saj kurrcin duhet bijkotuar dhe injoruar.