Përleshje mes votuesve në Kosovë, ndërhyn policia (VIDEO)

28 Dhjetor 2025, 13:53Rajoni TEMA
Përleshje mes votuesve në Kosovë, ndërhyn policia (VIDEO)

Disa qytetarë janë konfliktuar në një qendër votimi në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit.

Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasi babë e bir kanë shkuar për të votuar.

Mësohet se komisionerët nuk kanë lejuar që djali të ndihmojë babanë e tij për të votuar pa pasur raport mjekësor.

Rrahman Agushi, menaxheri i kësaj qendre të votimit tha se situata u menaxhua mirë dhe i është rikthyer normalitetit. Lidhur me ngjarjen ka ndërhyrë edhe policia.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit ka sqaruar se ka ndodhur një konflikt por nuk ka patur përplasje.

“Realisht ka qenë një fjalosje mes një personit dhe zyrtarëve të qendrës. Nuk ka pasur përleshje. Prokurori dhe njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Hashani për Klankosova.

1 Komente

  1. Çojeni Bufin komunist te mesoje

    Ne jemi rrace Muti...... njesoje si ne Veri e ne Jug ......Po te pakten ajo krahine nuk kane nje si dhendri Serbis qe vetem di te thoje , nuk njohim zgjedhjet, u vodhen zgjedhjet , masaker elektorale, bandat, u blene u shiten , narkoshteti, narkorregjimi, Sorosi , Vucici, rregjimi protest protest madheshtore nderkombetare hiiiii. Fitone bolsheviku Kurtovitç dhe mbyllet kapitulli.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje