Pas mbylljes së votimit në Kosovë, Kurti me deklaratë: Të mbrojmë vullnetin e qytetarëve

28 Dhjetor 2025, 20:10Rajoni TEMA
Pas mbylljes së votimit në Kosovë, Kurti me deklaratë:

Pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë sot më 28 dhjetor, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë me një deklaratë publike duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës.

Në fjalën e tij drejtuar opinionit publik, Kurti u shpreh se procesi zgjedhor hyn tashmë në një fazë po aq të rëndësishme sa edhe vetë dita e votimit. “Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor”, deklaroi ai. 

Sipas Kurtit, vota e qytetarëve përfaqëson përcaktimin për drejtimin e ardhshëm të vendit dhe funksionimin e institucioneve. Ai nënvizoi se përgjegjësia tani bie mbi komisionerët dhe vëzhguesit zgjedhorë, të cilët kanë rol kyç në garantimin e një procesi të rregullt dhe transparent të numërimit. “Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij”, theksoi Kurti.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt atyre që janë të angazhuar në administrimin e procesit pas votimit, ai tha se vëmendja e plotë e institucioneve dhe partisë që drejton është e përqendruar tek ta. “E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme, vendimtare”, u shpreh Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes bëri thirrje për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim maksimal gjatë procesit të numërimit të votave, duke shtuar se çdo parregullsi eventuale do të cenonte besimin e qytetarëve në demokraci. Ai theksoi se zgjedhjet nuk përfundojnë me mbylljen e qendrave të votimit, por vetëm kur çdo votë numërohet drejt dhe rezultati përfundimtar pasqyron realisht vullnetin e shprehur nga qytetarët.

Kurti gjithashtu falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke e cilësuar angazhimin e tyre si shenjë të pjekurisë demokratike të shoqërisë. Ai u shpreh optimist se procesi do të përmbyllet në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet demokratike.

16 Komente

  1. A
    Arber Shqiponja.

    Ky është deklarimi më qesharak.Hajduti i zgjedhjeve deklaron kapeni hajdutin.Ai don të vazhdojë farsën e manipulimit.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Al

      Albin bucja

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sufllaqe

        Mos i thoni Meros qe po futon Albini se i rane te fikët. Kunton Mero se kosovarët do destabilizohen si delet shqiptare me nje fajin e ka Albini. Hani mit tani.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Miri

          LVV po fiton zgjedhjet me rezultat te thelle ne Kosove. 80% e votave jane numuruar kur LVV ka 51% .E dyta vjen PDK me 20%

          Përgjigjjuni
          1. S
            Scorpion

            O Mero bolja, se nuk ke lene gje pa thene per Kurtin. Populli i Kosoves nuk e do ate qe e vjedh, nuk pranon robqira si ky yni qe mbron hapur maskarenjte e pushtetit, sepse eshte vete maskara.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tarras Lala

              O idjot mbaje içik kallamin Tim nē goj se tē ēmbēlson.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tomi

                Po kaq budallenj janë sa zgjodhën prapë kokëcepin

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vetfundosje organizate terroriste

                  Lavdi marksizem - leniniemit. ....... Rrofte shoku Kurtovitç Parti - Sali. Parti - Bibini

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zgjohuni, kur flet populli politika hesht dhe nxje

                    Kur shumica e popullit i bojkoton zgjedhjet, politika duhet shporr nga kreu kryetaret e saj. Vetem at’her do t’kemi parlament e qeveri ne sherbim te popullit dhe jo cvates te tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirana

                      Urime Albin Kurtit per te miren e Kosoves!

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sapa

                        Shume te trashe keta kosovaret qe nuk marrin shembull nga shqiperia.Pse zgjidhni njerez te poshter ne pushtet qe nuk vjedhin?

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          ANIQKA

                          Per qfar arsye te trash nuk ju kuptoj shumicën e Komentuesve qfar Arogance ndaj Shqiptarve te Dardanisë shikoni Pragun e Shtepis të juaj qe nuk e keni ne tërësi Edi Rama osht e Zeza e Shqipërisë ashtu edhe Sali Berisha vetem keta dy Politikan dalin ne tv nuk ka tjeter sa te Lodhur qe jen i Qeshni Qesh

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            DRENI

                            Kush na qenke ti me ofendu 500000 shqiptare a grek

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Taulant

                            Bravo o njeri i mire. Delet ketej Drinit votojne Ramen e Ballukun ...

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Emigrant

                              Ne qofte se shumica e popullsis qe jeton ne kosov nuk e duan albinin dhe ata qr jetojn ne emigracion vijn dhe votojn per albinin Keto votime te anullohen pse them keshtu Sepse vuajtjen ne kosov i heqin ata qe jetojn ne kosov Kurse ata qe jetojn jashte dhe votojn per albinin votojn pe tifozllek

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Baca

                                Populli. bdalla don mbretin budalla.Kosovarët fatëkeqësisht janë lehtë të manipulueshëm dhe më e keqja meritukracia shifet me syrin e analfabegit.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje