Albin Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me administratën e re amerikane

11 Nëntor 2024, 22:25Rajoni TEMA
Albin Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me

Kryeministri Albin Kurti tha të hënën se qeveria e tij është e gatshme dhe interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re të Shteteve të Bashkuara ndërsa theksoi se marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të zbatohet para asaj të Washingtonit të vitit 2020.

“Unë mund të jem përgjegjës për marrëveshjet në të cilat kam marrë pjesë dhe kam pranuar dhe pres të njëjtën gjë edhe nga pala e Beogradit edhe pse ata e shtypin dhe nuk e respektojnë këtë marrëveshje. Le të fillojmë me marrëveshjen e fundit, që është një marrëveshje gjithëpërfshirëse sepse ajo normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë së paku përmes njohjes de facto”, tha ai.

Shtëpia e Bardhë siguroi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u nënshkrua në shtator të vitit 2020 në praninë e presidentit Donald Trump.

Marrëveshja u nënshkrua disa muaj pas rënies të qeverisë së parë të kryeministrit Kurti i cili nuk u pajtua me kërkesat amerikane për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, që ishin vendosur në nëntor të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Mandati i parë i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me qeverinë e parë të kryeministrit Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti tha sot pas një vizite në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë se do të ketë komunikim e bashkëpunim në të ardhmen me presidentin e rizgjedhur amerikan Donald Trump.

“Unë bëj raporte zyrtare, shtetërore dhe politike. Kush i ka raportet me kë më mirë nuk e di atë punë, nuk mund ta them tani, por duhet të presim, të japim pak kohë dhe të ecim përpara”, tha ai duke nënvizuar se qeveria e tij do të punojë me çdo administratë të Shteteve të Bashkuara.

“Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që është një njëkohësisht edhe president i kaluar në një letër urimi që i kishte dërguar një pararendësi para kësaj qeverie po ashtu ka vendosur në thelb njohjen reciproke si diçka qendrore për raportet e ardhshme normale midis Kosovës dhe Serbisë dhe ne dëshirojmë, jemi të gatshëm dhe shumë të interesuar ta vazhdojmë këtë bashkëpunim, pse jo ta zgjerojmë dhe thellojmë këtë bashkëpunim i cili shprehët jo vetëm në aspektin diplomatik”, tha kryeministri Kurti.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç njoftoi ndërkaq të dielën se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump pak ditë pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Përmes një video mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, presidenti serb tha se biseda me zotin Trump ishte e shkëlqyer, domethënëse dhe e përzemërt.

“Shfrytëzova rastin që me dëshirën për të përmirësuar më tej marrëdhëniet tona në të gjitha sferat e jetës shoqërore, shpreha shpresën se ai do të vizitojë Serbinë, sepse Serbia ishte vendi ku mbështetja për Presidentin Trump në këto zgjedhje ishte më e larta në Evropë”, tha ai duke nënvizuar se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump e falënderoi për mbështetjen e madhe nga populli serb.

Ish presidenti Donald Trump pritet të rikthehet në postin e presidentit amerikan pasi në zgjedhjet e javës së kaluar fitoi përballë kandidates demokrate Kamala Harris.

10 Komente

  1. V
    Vjosana Osmali

    Bythqiri Albin, e di mirë se kjo administratë, do t’ja fusë sa krahu në bythë këtijë shkërdhate.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Republikanet Amerikane i presin drute shkurt. Do e besh keshtu si themi ne? Po nuk deshe, te fut nje shkelm byt.heve , te thote ik pir.dhu, nuk shkel me ketu.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Ky asht fundi politik i Kurtit

      Prite Albin prite se po te vje nongrata edhe ty!

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Ketij krricit delirant,Kurtiqiiit,i eshte mbush mendja se Amerika eshte ne hall,a do pranoj ky me bashkepunu me te apo jo?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sadiku

          O debil, o hajvan kryeminister, je prish me të tan, e tash po don me bashkpunu. Ça e din amerikën ti, si ata hsjvant qi po tviken mrapa. Ti spo ke as turp e as nder, ti kur spo don tujët ke ke me dasht. Po nji at ftyr si po kije, ta po ta shiqojm dhe shpirtin e zi.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fener Zizi

            Ky Albini per Dipllomaci eshte Zero me bisht. Ose e ben qe Serbia te fitoj me shume poena. Çdo Dite vertetohet qe ky Punon ne Interes te Beogradit, ndryshe ska shpjegim.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Unë

              Narcisios Albinis!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erli

                Je gatiiii.... Po pse,,, nga ty varet a do bashkepunosh a jo.... Idiot.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vala

                  Ore po kjo shqiptaria jone vetem hajvane nxorri me bollek si ketej edhe andej kufijve. Ketej hajvanin familjarisht vampir non grata qe mezi pret heqjen e dekorates se turpit, e andej Kurt-Osmanllijen qe e zhyten Kosoven ne sanksione.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Toni

                    Ky te jet me fat te mos zgjidhet sekretar i Departamenti te Jashtem Grenell se ky sdo di ku te fusi koken e tij qe e ka bosh ….debil , zgjou se te erdhi fundi nga kelyshet e Putinit ….te jet me fat te zgjidhet Rubio …perndryshe e ka te qarte ku hajvan , ja futen nje here koken ne byth ketij debilit ….

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje