Kasselakis largohet nga SYRIZA, krijon parti të re: Emrin e vendos populli, unë shërbej!

9 Nëntor 2024, 20:30Rajoni TEMA
Kasselakis largohet nga SYRIZA, krijon parti të re: Emrin e vendos populli,

Aventura amerikane e partisë së ish-kryeministrit grek, Alexis Tsipras, nuk ka zgjatur shumë. Kryetari që e pasoi në detyrë, ia ardhuri nga SHBA, Stefanos Kasselakis, ka njoftuar largimin nga SYRIZA për shkak të divergjencave të mëdha me ekipin drejtues.

"Sot është një ditë e gëzuar, pasi është krijuar një lëvizje e demokracisë, qytetarëve të lirë dhe progresit. Po krijojmë një lëvizje nga shoqëria për shoqërinë", është shprehur Kasselakis para një turme në Tavros, në jug të Athinës.

Ai i ka uruar fat SYRIZA-s të cilën e drejtoi për pak kohë. Pa marrë mirë detyrën ai ka nisur avazin e njohur të politikanëve të sotshëm që shpallen shërbëtorë:

"Ju do të vendosni si do të quhet partia që do lindë nga kjo lëvizje. Partia do të jetë e juaja dhe unë do të jem shërbyesi juaj".

Kasselakis u largua pasi ekipi drejtues I SYRIZA-s e përjashtoi atë nga gara për kryetar.

2 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    jevgu gjaksdhjeri i bejne partite si lopa bajga ..arrixhinj qe nuk dine se ku i kane rrenjet.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ja kaq

      Sa bukur e shkruan shqipen!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje