Osmani takohet me Rutte në Budapest: Diskutuam për situatën e sigurisë në Kosovë

9 Nëntor 2024, 13:30Rajoni TEMA
Osmani takohet me Rutte në Budapest: Diskutuam për situatën e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri.

Osmani u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Budapest, ku u mbajt samiti i Komunitetit Politik Europian.

“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

Lini një Përgjigje