Serbia ka dëbuar dy shtetas të Zvicrës, pasi një gjykatë ua anuloi dënimin me burgim, për shkak se ata kishin bërë me duar shqiponjën, një gjest që, sipas prokurorëve serbë, shihet si simbol për “Shqipërinë e Madhe”.
Ky simbol është referencë për shqiponjën dykrenore që gjendet në flamurin e Shqipërisë dhe po ashtu përdoret nga shqiptarët në mbarë botën, përfshirë në Kosovë, pavarësinë e së cilës Serbia refuzon ta njohë.
Autoritetet serbe e cilësojnë këtë gjest si provokim nacionalist.
Dëbimi i B.C, dhe G.V. u bë pas marrëveshjes që ata arritën me prokurorinë serbe.
“B.C. ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare dhe jotolerancës duke asistuar, teksa ka fotografuar G.V., i cili bëri me duar shqiponjën dykrenore”, u tha në njoftimin e autoriteteve serbe.
G.V., ishte dënuar me një vit burgim, ndërkaq B.C. me gjashtë muaj burgim. Por, pas marrëveshjes me prokurorinë, dënimet e tyre janë anuluar.
Sipas vendimit, të dy shtetasit e Zvicrës nuk do të kenë të drejtë të shkojnë në Serbi për dhjetë vjet.
Edhe në të kaluarën, Serbia kishte reaguar ashpër ndaj bërjes së simbolit të shqiponjës.
Futbollisti zviceran, Granit Xhaka, i cili me prejardhje nga Kosova, e kishte bërë me duar shqiponjën pas golit të shënuar nga ekipi i tij. Më pas bashkëlojtari i tij, Xherdan Shaqiri, po ashtu me prejardhje nga Kosova, kishte bërë këtë simbol në ndjeshjen e Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës më 2018.
Ata ishin gjobitur nga autoriteti botëror i futbollit, ndërkaq festimi i golave në këtë mënyrë nga futbollistët me prejardhje nga Kosova, kishte shkaktuar zemërim të madh në Serbi.
MYSLYMANET ATEIST KAN QEJF TA BEJNE SHQIPONJEN ME DUAR ,,,JAN PATRIOT TE MEDHENJ ,,,SHQIPONJA E BIZANTIT ,,,,HAHA DUHET TA BEJNE GREKET TE PARET ,,PASTAJ SERBET ,MALAZESET ,RUSET ,,,PASTAJ ,,NE TE MARIM LEJE ,,
Kokrra idiotit Pseudo grek
Nuk jam vetem grek. Jam bythqire grek.
Ore Himarjot i thuaj gjyshit tend se jam bere grek per 300 euro shiko se cfare do te te thote.
Kjo është një paturpësi e papranueshme dhe një sulm i drejtpërdrejtë ndaj simbolit më të shenjtë të shqiptarëve. Ku është shteti ynë për të mbrojtur dinjitetin kombëtar? Si mund të lejohet që Serbia të kthejë shqiponjën tonë dykrenare – një simbol i lashtë i krenarisë dhe identitetit shqiptar – në një shenjë që cilësohet si e urryer dhe për të cilën kërkohet dënim me burg ose gjoba? Kjo përpjekje për t'i dhënë shqiponjës një kuptim të rrezikshëm dhe të keq nuk mund të tolerohet as në Serbi, as në forumet ndërkombëtare, veçanërisht ato sportive, që duhet të jenë neutrale dhe respektuese ndaj simboleve kombëtare. Qeveria jonë duhet të reagojë fuqishëm, duke e ngritur këtë çështje në instancat më të larta të Bashkimit Europian dhe duke kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse në një gjykatë ndërkombëtare. Është detyrë e gjykatave dhe organizatave ndërkombëtare të ndalojnë veprimet e Serbisë dhe të institucioneve sportive europiane që synojnë të demonizojnë shqiponjën tonë dykrenare si një simbol i rremë i të ashtuquajturës "Shqipëri e Madhe". Ky është një mit i sajuar për të njollosur shqiptarët dhe nuk ka vend në realitetin e përbashkët europian. Shqiptarët e përdorin shqiponjën dykrenare thjesht për të shprehur dashurinë dhe krenarinë për flamurin dhe identitetin e tyre, pa asnjë pretendim tjetër. Është koha që Bashkimi Europian të mbështesë vlerat e respektit dhe dinjitetit kombëtar dhe të mos lejojë që simbolet e një kombi të vilifikohen në mënyrë të padrejtë, sidomos nga shtete qe kane pretendime irredentiste ndaj tokave shqiptare.
RAMNKOVICI ka një ministi të jashtme dhe gjykatës ndërkombëtare t´i drejtoj një pyetësor se prej kur, në heshtje, simboli ynë u inkriminua sipas kriterit serb - pasuan ndëshkime e ndëshkime. Êëë, do thoshte Ranmkovici
Nderkohe qe RTSH ,te cilen e paguajme te gjithe me taksat tona ,ka shnderruar redaksine e sportit ne nje CETE ANRTISHQIPTARE e cila shfaq te gjitha ndeshjet e skuadrave serbe ne te cilat kudo valevitet flamuri i Kosoves me ngjyrat e Serbise.JU LUTEM ,dikush ta ndaloje kete maskarade te "vullnetit te mire" nga viktima dhe mos jape me ndeshje te skuadrave serbe televizioni publik.
SHKONI ORE NE XHAMI APO TEQE FALUNI ZOTIT ALLAH ,,PER MIR ,,MOS U MERNI ME KUKUMJACKA ME DUAR ,,SE NA QESHIN BOTA ,,,