Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e liderve Ballkanik të Shkupit: Ka munguar në ato të Tiranës

30 Qershor 2025, 12:22Rajoni TEMA

Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e liderve Ballkanik

Mediat e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se Albin Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e Ballkanit Perëndimor që nis sot në Shkup. Tetova sot, nje media në gjuhen shqipe, thekson se Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, do të jenë ndër folësit në samitin dyditor që mbahet më 30 qershor dhe 1 korrik në Shkup, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Kurti nuk ka marrë pjesë në asnjë samit të Tiranës ku kanë qenë jo vetëm krerët e Ballkanit por edhe të Europës dhe NATO-s. Në këto takime ka marrë pjesë Presidentja Vjosa Osmani.

Takimi i nivelit të lartë mbledh krerët politikë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare për të shqyrtuar bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt Tregut të Përbashkët Rajonal.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Hristijan Mickoski pret një darkë formale me liderët e rajonit dhe zyrtarët evropianë në “Winery Kamnik”. Ndërkohë, ministrat dhe partnerët zbatues do të marrin pjesë në një darkë paralelisht në të njëjtin ambient.

Pjesa kryesore e takimit zhvillohet më 1 korrik në “Hilton Double Tree Hotel”, ku fokusi kryesor është në vlerësimin e Planit të Rritjes, propozimet për iniciativat e reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal. Samiti përfshin dy panele diskutimi dhe do të përmbyllet me një konferencë për shtyp dhe drekë zyrtare.

Të pranishëm janë liderë si Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq, Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, së bashku me përfaqësues të BE-së, BERZH, BB dhe organizatave rajonale.

Takimi i Liderëve mbi Planin e Rritjes – Agjenda:

Ora 19:30 – Darka e Liderëve e organizuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski

Vendi: “Ëinery Kamnik”, Shkup

Të ftuar: Liderët e rajonit, Komisioneri për Zgjerim dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore

Ora 19:30 – Darka për Ministrat e Çështjeve Evropiane dhe partnerët zbatues

Vendi: Po ashtu “Ëinery Kamnik”

Ministrat për Çështje Evropiane (1+1)

Komisioni Evropian – Drejtori për Ballkanin Perëndimor (1+1)

Shërbimi i Jashtëm Evropian – Kreu për Evropën Juglindore (1+1)

Drejtorët e organizatave rajonale dhe partnerëve zbatues (1+0)

Ambasadorët (të BE-së, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar)

Për delegacionet e tjera, darka do të shërbehet në “Hilton Double Tree Hotel”, Shkup

Ora 09:30 – 14:00, Vendi: Hilton Double Tree Hotel, Shkup

Pjesëmarrës: Liderët e Ballkanit Perëndimor, Ministrat për Çështje Evropiane, Komisioni Evropian, Shërbimi i Jashtëm Evropian, organizatat rajonale dhe bankat zbatuese (EIB, BERZH, BB, etj.)

Mirëseardhje dhe deklarata për media

Kryeministri Hristijan Mickoski

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos

10:20 – 12:00 | Paneli I: “Plani i Rritjes – Vlerësimi, puna e ardhshme dhe komunikimi”

Moderator: Kryeministri Mickoski

Rishikimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat

Diskutim për iniciativat e reja në kuadër të Shtyllës 1 (turizmi, mbrojtja e konsumatorit, autostrada e tregut të përbashkët)

Liderët e Ballkanit Perëndimor (Rama, Kurti, Vuciq, Spajic, Krishto – në rend alfabetik) Komisionerja Kos

Foto familjare – Liderët dhe Komisionerja Marta Kos

Konferencë për media – Kryeministri Mickoski & Komisionerja Kos

(12:15 – 14:00 rezervuar për takime bilaterale)

12:45 – 14:00 | Paneli II: “Zgjerimi i Shtyllave të Planit të Rritjes”

Moderator: Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani

Zbatimi i agjendave të reformave

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim Gert Jan Koopman

Përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm Evropian

Ministrat për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor

Drejtues të CEFTA, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, BERZH, BB, etj.

14:00 – Foto familjare për Ministrat dhe partnerët zbatues

14:10 – Drekë dhe nisje

3 Komente

  1. A
    Arlind

    Vetem me fusnote Kosovaret ne Shqiperi. Ju ka dale boja komplet

    Përgjigjjuni
    1. n
      nacionalisti

      po bythqim eshte ai, agjenti me i mire i udb ne kosove... Shkon ne Maqedoni sepse do i beje respektin partise se Gruevskit, te cilen dha kontributin e vet qe ta risillte ne pushtet, duke percare faktorin shqiptar ne Maqedoni.... Normal qe nuk ka si te vije ne Tirane, sepse eshte BYTHQIM

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klea

        Albini njishi i fshatit jugor te Serbise hahaha

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje