Albin Kurti mbron Bashën për artikullin kundër UÇK: Tani kemi probleme të tjera

29 Gusht 2025, 17:04Rajoni TEMA
Albin Kurti mbron Bashën për artikullin kundër UÇK: Tani

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar rreth një punimi që kishte përmbajtje kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilin bashkautor është kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha.

I pyetur nga gazetarët rreth këtij punimi të publikuar më 2012, Kurti tha se ka “deformim” dhe “keqinterpretim” të punimit, pasi Basha nuk ka shkruar pjesët e artikullit që flasin për UÇK-në.

“Dimal Basha e ka dhënë sqarimin për atë publikim që është bërë para më shumë se një dekade. Ai ka sqaruar se kapitulli që e ka shkruar nuk ka të bëjë me UÇK-në”, tha ai.

Kurti tha se problemet që ka sot Kosova nuk janë nga ky artikull, por nga vendimet e qeverive të kaluar.

“Unë besoj që problemet që i kemi sot në Kosovë nuk i kemi nga një deformim e keqinterpretim i një artikulli me bashkautorësi ku ky nuk është autor i atij kapitulli të para më shumë se një dekade.

Problemet i kemi kur është nënshkruar ‘Zajednica’ [v.j. Asociacioni i komunave me shumicë serbe] më 2013, kur janë amnistuar kriminelët serbë në veri po ashtu më 2013, problemet i kemi kur është votuar Gjykata Speciale më 2015, kur është themeluar Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin më 2013.

Problemet i kemi kur politikanët e Kosovës kanë bërë qeveri duke u varur nga Lista Serbe, problemet i kemi apo kur kanë hyrë në pazare për ndarje të Kosovës, jo te ky artikull ku manipulohet një kapitull për të cilin ky s’ka fare autorësi”, deklaroi Kurti.

Kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha, më herët gjatë javës është distancuar nga përmbajtja kundër UÇK-së në punimin me titullin: “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”.

Në këtë punim, thuhej se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”.

Basha tha më 27 gusht – dhe e përsëriti sërish një ditë më vonë – se kontributi i tij në këtë punim është vetëm në Kapitullin 3, “i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën”.

Këtë pohim të Bashës e ka mbështetur edhe bashkautorja e këtij punimi, Jana Arsovska. Basha ka thënë se e çmon lart luftën e UÇK-së dhe asnjëherë nuk ka shkruar kundër UÇK-së.

Raportimet se Basha ishte bashkautor në këtë punim nxitën reagime të shumta. Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar që deputetët të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për shkarkimin e Bashës nga posti i kryeparlamentarit – post në të cilin u zgjodh më 26 gusht. Kjo organizatë po ashtu ka kërkuar që Prokuroria të nisë hetimet dhe që autoritetet të ndërmarrin veprime të menjëhershme nga autoritetet për “ mbrojtjen e të vërtetës dhe nderin e luftës së UÇK-së”.

Reagime të ashpra ka pasur edhe nga partitë e tjera politike, që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Për çfarë punimi bëhet fjalë?

Në punimin e publikuar më 2012 thuhet se përveç se UÇK-ja është “financuar nga trafikantët e drogës”, mbështetja nuk përfshinte vetëm para.

“Por, trafikantët e drogës dërguan persona të armatosur për të luftuar së bashku me UÇK-në dhe blinin armë në emër të UÇK-së”.

“Teksa lidhja midis UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë për t’u matur, ekzistojnë raste gjyqësore të njohura nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Republika Çeke, të cilat sugjerojnë fuqishëm një lidhje midis trafikantëve të drogës dhe UÇK-së”, u tha në këtë punim.

Sipas punimit, në Belgjikë bosi i “të ashtuquajturës mafi shqiptare la fishekë para dyerve të anëtarëve të diasporës shqiptare si kujtesë se taksat ‘vullnetare’ që ata kishin paguar për mbështetjen e Qeverisë në hije dhe UÇK-në, në të vërtetë nuk ishin ‘vullnetare’”.
Punimi pretendon se mbijetesa e UÇK-së “varej nga financimi që ofronin banditët patriotë, që operonin përtej kufijve. Të ashtuquajturat taksa vullnetare u dërgoheshin organizatave humanitare sikurse Vendlindja Thërret”.

Në punim, lufta në Kosovë më 1998-99 vlerësohet si “konflikt etnik”, teksa aty pretendohet se agjencitë perëndimore të inteligjencës “shpesh mbyllën sytë ndaj bashkëpunimit mes krimit dhe politikës në Kosovë”.

“Që nga fillimi i viteve 1990, shumë ishin të vetëdijshëm për lidhjen midis UÇK-së dhe trafikantëve të drogës. Pas konfliktit, UÇK-ja vetë u shpërbë formalisht, megjithatë shumë ish-komandantë të UÇK-së u përfshin në politikë. Me politikën erdhi edhe krimi”, thuhet në këtë punim.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. 

REL

7 Komente

  1. B
    Burimi*

    Po ky është një fundërrinë akoma më e madhe se Basha,ky kështë prijës i një lukunie fundërrinash që qelb tokën e shqiptarëve,ky është njê qelbësirë që vetëm te shqiptarët gjenë hapsirë,e duan shwiptarë le ta gëzojnë.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Phyuuu po sa i ndyre ne pergjigje o zot,thot se te gjitja problemet i kemi nga qeverite e kaluara,po akuzat ndaj uçk-s dhe luftes se kosoves kunder serbise te cilat po shfaqen çdo dite te hartuara nga gerdalla,ish kshilltari yt skellzen gasi, marreveshja e kumarice kusarit me radojqiqin e deri te skandali i fundit nga minak basha deklarata te cilat i kan pzrdorur qe nga mullosheviqi e deri te daqiqi ne nju jork ku e falenderon gerdallen dhe sot ish udheheqesit e uçk-s po akuzohen me keto deshmi per ty sjan asgje sepse ti ke pune tjera! Pa dyshim se po puna e jote dhe minak bashes e poashtu edhe e osmankes eshte rikthimi i kosoevs ne serbosllavi,plan qe gati e keni arritur, fakt per kete eshte pikrisht minak basha,pupovci e mbi 700 udbash qe ti ke punesuar ne qeveri.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        ALBINDENOVIC NGA DY U BENE TRE KOMANDANTE TE UDBASHET E TE SERBISE PER TE DREJTUAR KOSOVEN DREJTE SERBISE.....JU SHOFTE FARA ....,

        Përgjigjjuni
        1. U
          UCK-Ja NUk ka Vdekur

          @@Shqipetare te Kosoves...theme per Shqipetare ne se kane Mbetur..NGRIHUNI Ti Qini Motren ,Gruan..Albin Kurtiti..dhe Dimal Bashes....keta jane Ashiqare Spiune te Serbise ne BUken e Kosoves.....lol

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vezhguesi indiferent

            Karabush qe po e merr ne qafe Kosoven. Ky i vetequajtur neomarksist, nacionalist dhe bashkepunetor me islamiket, (tri gjera pa asnje lidhje me njera-tjetren), duhet te zhduket nje ore e me pare nga skena politike, per te miren e Kosoves.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rudin Gunga

              Normale qe do ta mbroje Bashen, se ky e urren me shume UCK-ne.Ne djall vafshin Kurti, Basha dhe pasuesir e tyre injorante, qe te shpetoje Kosova prej tyre.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salihi

                Ky thote mire, pse e votoi ai qelbesira e PD me deputet e tije ai ashte nje funderin, helbete koqovar

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje