Albin Kurti: Për një vit kam shtuar vetëm 250 euro në llogarinë bankare!

24 Prill 2025, 09:40Rajoni TEMA
Albin Kurti: Për një vit kam shtuar vetëm 250 euro në

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shtuar 250 euro në kursimet e tij krahasuar me një vit më parë, sipas deklarimit të pasurisë të cilin e ka bërë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Kurti i ka deklaruar 1 mijë e 800 euro të gatshme kursime nga paga, ndërsa në deklarimin e kaluar ka pasur 1 mijë e 550 euro.

Sipas deklarimit, Kurti ka pasur të ardhura vjetore 20 mijë e 278.12 euro nga paga neto si kryeministër.

Kurti s’ka deklaruar të ketë përfituar nga mëditjet nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit. Në formularin e pasurisë, Kurti ka shënuar se nuk ka asnjë lloj të ardhure tjetër përpos pagës si kryeministër.

Te pronat e paluajtshme, ai ka deklaruar banesën 67 metra katrorë në emër të bashkëshortes.

Sipas tij, vlera e kësaj prone është 400 mijë euro që sipas deklarimit është marrë me kredi që zgjat deri më 2052.

Banesa është blerë në vitin 2018.

Paga neto e bashkëshortes së tij e deklaruar është 44 mijë e 100 euro, e punësuar në “NUPI” në Norvegji.

Ai ka deklaruar detyrime me vlerë 250 euro për qiranë e banesës dhe 170 mijë euro të mbetura për ta paguar blerjen e apartamentit në emër të bashkëshortes. 

6 Komente

  1. P
    Poseidon

    PO SLLOBODANKA JOTE QE E PAGUAN SERBIA SA KA KURSYER O ALBINDENOVIC???

    Përgjigjjuni
    1. m
      mashtrusi VV

      pak sabër se do të dalin se ku po shkojnë parat e Energjisë, tenderave, rezervave të shtetit etj.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Budalla.

        Populli thote: Vete gjuha ku dhem dhembi...Ketu or Zotnia Kurti nuk behet fjale fare per banken...Ok???!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tao

          Kur s'ke shtuar ti ne llogari o Albin, cfare pret te ndodhe me qytetaret e Kosoves qe i kane te ardhurat me pak se ty? I bie qe ata te jene zhytur ne borxhe dhe te blejne ushqimet me liste. Nje show populist per te ardhur keq. Enveri na ushqente me mesime te tilla, madje ai edhe pse te jepte 5 leke rroge, te udhezonte te kurseje 2, e te jetoje vec me 3 leke.

          Përgjigjjuni
          1. U
            U shofshi si rrace

            Edhe Lexhenda jone 40 metra katror shtepi ka. Jeni gjynah.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

              Kujtova se kishte shtuar peshe 250 kile !!!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje