
Kosova nuk ka asnjë detyrim për formimin i asociacionit të komunave me shumicë serbe pa u arritur njohja nga Serbia.
Kjo është përgjigjja e Albin Kurtit nëpërmjet kryetarit të kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për kërkesën e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Unë mendoj se marrëveshja është e ndërtuar në dy shtylla. E para është njohja de fakto nga ana e Serbisë ndërsa shtylla e dytë është Asociacioni”, tha Konjufca, duke saktësuar se nuk realizohet shtylla e dytë pa zbatuar të parën.
Kryeparlamentari shtoi më tej se ekziston një ekip i menaxhimit që ka për detyrë të ofrojë një version tjetër të asociacionit.
“Nëse ky ekip ofron një draft i cili është sipas interesave të Serbisë, unë mendoj që me e udhës për Kosovën është që të shkarkohet ky ekip i menaxhimit”, përfundoi Konjufca, duke sqaruar se në atë ekip gjenden edhe deputetë të Serbisë.
Glauku nuk është Albini.
Sipas këtij serbet e ekipit menaxhues nuk do shikojne interesat e Serbisë?! Çfarë thua mor Glauk?!
po, por ai, Glauku, thotë se shkiet të mos jenë pjesë e komisionit se interesat e tyre janë të "gjat" deri në Tokio...ja këtë ta thotë...
Mos e dridhni me,nuk duhet te kate Asosacion.Amerikanet shohin Bythen e tyre,mbas 5 ose 10 vitesh ,Asosacioni behet Republike Serbe,dhe pastaj?Ato qe do jene ne Amerike do thone:Ishte gabim i atyre te pareve.Shkoni Kihuni te gjithe,tallni Bythen me nje popull te vogel,i jepni Vizat per lemoshe,mbas 20 vitesh,dhe i thoni beni Asosacionin.Pa njohje te perbashket nuk ka Asosacion,dhe pike.Le te plasi lufte dhe matan luftes,mjaft me me Tallje Bythe me Shqiptaret e Varfer.Turp per Ameriken dhe keta te Europes.
Po kruhet perseri Al Bin Leshi...
I dashur Loni. Albin Leshi eshte pak me shume se nje idjot qe "kruhet". Ai eshte nje kompleks me shume dicitura. Albini here 'kruhet", here "lepihet", here ben "patriotin", here "trimin", here te "zgjaurin", here "dobicin", here "servilin" dhe here qenin e "rrahur". Ne Rrambuje bente politike kunder "firmes", ne bisedat e fundit ishte partizani i "firmes'. Ne Shqiperi erdhi per te marre pushtetin dhe kurerozimi i te tera ketyre eshte qe ai ka pushtetin ne Kosove pavaresisht se Amerika ne kohen e Trampit e rrezoi si "non grata" , njelloj si Saliun tone...Me thene te verteten i dashur Loni duhet Ismail Kadare qe ta zhbiriloje kete ekuacion me shume te panjohura. Une si idjot qe jam them se Kurti ka kete diapzon "pa kufi" ne politike me qellim te caktuar. Vuciqi sipas kohes dhe situatave i jep Kurtit detyra te tilla qe ai te duket ashtu sic nuk eshte. Kurti eshte fluid i "kopanisur" ne zyrat e Udbes dhe ben detyren sipas urdherit ditor. Praktikisht ne kete aktivitet te Kurtit, gjithmone fiton serbi. Miradija nga Kosova na servir koqet e kurtit cdo mengjes sepse mendon se ai eshte "KINGU I SHQIPERISE" kurse Bardhyli nga Kosova nuk po ndihet me...
Populli thote Cfare do Besh do te te Bejne o turq te Kosovos Osmane.Eshte Aksiome. Dikur ka qene Ilyri dhe ne Nder te Heroit Greke te Mothillogjise Dhardhanos. Kombesine Greke te fshatrave te Himares,vunoit,Dhrimadhes dhe gjthe atyre qe nuk u turqizuan nuk you a njofet e bij te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Dervisheve,Muhipeve etj. Skoliot (shkolle "shqip") Greke you a mohuat sa i consideroni "Vellezer" te Allahut. Fuqite e Medha me anen e Deputetit Osmane Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve ndane Epirin e Kaurrit te Derrit Jeorgios Kastriotis ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Kaq nuk kuptoni? Hajduti do mroje hajdutin ne kete rast colonizatoret angloamerikane do mbrojne Serbet pushtues sepse qellimin e Bazes me te Madhe ne Ballkan nga Ata u arrit. Edhe "Marreveshjen" ne Uashington midis Vucicit dhe Hotit u be per te "Drejtat" e Byth........ave dhe per kryeqytetin e pushtuar nga Israeli Jeruzalemin ne "Emer te Perrallave" qe zoti "U Premtoi" token e mohuar pas 2mije e ca vjeteve! Ne qofte se ka nje Komb qe e ka Kryeqytetin e Tij te pushtuar eshte Ai Greko-Ilyre Kostantinopolin. Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos i lindur ne Nausa (Sot Nish i Serbise pushuese). Sh.B.A shikon vetem Interesa jo Drejtesi.
shihet se je berber i fëlliqur, andaj eja e mö rruaj topat...të shkërdhevshin gomarenjtë tuaj, gjakpirës!
KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
GJUHA SHQYPE Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon; përmbi er' që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon. Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del. ................................ Ku n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand. Geg' e tosk', malsi, jallia jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon. Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime çka natyra vet' përpoq. Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera si nj'bij' kjo që pa prind mbet: për t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush për motër t'vet. E njat tok' që je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet. - Poezi nga Ndre Mjeda
Të paca, vëlla!
HYMNI I FLAMURIT O Flamur gjak, o flamur shkabë, O vënd e vatr' o nën' e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi. Fortesë shkëmbi tmerr tirani, S'të trëmp Romani, as Venecjani, As Sërp Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli Flamur që lint Shën Kostandinin, Pajton Islamn' e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi. Me Skënderben' u-lavdërove Dhe në furtun' i funtmi u-shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri. Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive, Po çdo mizor me shpat' e grive, O fushë-kuq, o shkabë-zi. Përpjetë pri-e Shqipërinë, Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë, Diell për vllanë, yrnek për fqinë Për botën ëndr' e qjell i ri. - Poezi nga Fan Noli
***Vrull*** Zogj të bukur këndojnë me hare, Po zëmra do më plasë mua në gji. I helmuar shkoj jetën te ky dhe: Mërzitem në katund, në vetëmi. Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti, Që zgjon te trutë e mi mendime shumë, Zemra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit, Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë. Arbria matanë detit, na kujton Se ne të huaj jemi te ky dhe! Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron Që ne turku na la pa Mëmëdhe… Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon, Por fryn era dhe akulli më zë, Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron: Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë. ***Zef Serembe ***
Edhe vashat lozonjare Vënë perdet në dritare Në katund të armatosur Shtjemë kuajt e krekosur. Nga dritaret çdo kopile Na hedh neve trëndafile.
Xhuzepe del Gaudio: Edhe të thosha Edhe të thosha kaq e kaq herë: Të dua, të dua, të dua Arbëri! Sa kokrriza ka deti, nuk do të të tregoja kurrsesi sa mirë të dua! Edhe sikur të të përqafoja kaq herë sa janë yjzit në qiell, nuk do ta derdhja dot gjithë mallin që kam në shpirt. Sepse unë jetoj gjithë për ty, vetëm për ty unë gëzohem, vetëm për ty këndoj e mendoj, o e bukura Arbëri!
Arbënia dashuri e krenari, Shqipëria dhimbje dhe lotë malli!
Albin, ke kaluar çdo vij të kuqe në dëme të shqiptareve dhe Kosovës duke filluar nga Rambuje, ikja nga zyra e heroit Adem Demaçi, nga kundërshtimi 24 vjeçar i UÇK, kontributin tuaj për futjen në burg të kreut të UÇK me klanin Berisha, Meta, Osmani, Gërvalla etj. ndoshta keni harrua kur ulërije në Kuvend kundër H. Thaçit; "shko në Hagë, mashtrimi i popullit me parulla popullzimi, sulmet me zjarr gaz lotsjellës dhe bazuka në institucionet legjitime të Kosovës, kthimi në gjendjen më të rëndë që ka pas Kosova si në vitet e 90 . Ke krijuar armiqësinë e pa parë me shtetit amë Shqipërisë miqtë tanë të shtirjet SHBA, dhe me shumicën e vendeve demokratike të BE -s. Tash po sillesh me kryeneçësi si diktatori i Kores së Veriut duke i kërcënuar institucionet e pavarura shtetërore, epo mjaft më se na more në qafë.