Ambasadori amerikan: Kosova dhe Ukraina janë situata të ndryshme, Serbia duhet të vendosë për rrugën evropiane

22 Maj 2022, 11:57Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan: Kosova dhe Ukraina janë situata të ndryshme,

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, dhe bëri thirrje që ajo që ndodhi në Kosovë në vitin 1999 të mos lidhet me atë që po ndodh sot në Ukrainë.


“Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, ato janë vende fqinje. Serbët jetojnë në Kosovë dhe ka shumë gjëra në Kosovë që janë të rëndësishme për Serbinë. Fqinjët e mirë duhet ta zgjidhin këtë. Mënyra e duhur është dialogu dhe negociatat me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel”, tha Hill në një intervistë për Politika.

Ai deklaroi se beson se të gjithë elementët duhet të jenë në tryezën e bisedimeve dhe se nuk mund të flitet “dua të flas për këtë, por nuk do të flas për këtë”.


“Nëse flasim për integrimet euroatlantike, ato janë gjithashtu një element në atë tryezë të bisedimeve. Kur negocion, njëra palë dëshiron një gjë, pala tjetër dëshiron diçka tjetër, por atëherë duhet të flasësh për këtë. Unë jam i dekurajuar kur shoh që njëra palë dëshiron një gjë dhe ajo nuk dëshiron atë që pala tjetër dëshiron të jetë në tryezën e negociatave”, theksoi Hill.

Hill shtoi se zgjedhjet duhet të bëhen në jetë dhe se ky është një moment i tillë dhe se Serbia ka vetëm një rrugë, ajo është Perëndimi dhe Bashkimi Evropian.

“Për dallim nga e kaluara, kur në Serbi mendohej se ekziston një rrugë e tretë se Serbia nuk është as lindje e as perëndim, se është disi e veçantë, se shkon në rrugën e vet, tani shumica e serbëve mendojnë se ka një rrugë të drejtë dhe duan të zgjedhin rrugën e duhur”, pohoi Hill.

Siç tha ai, Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të ketë “një ushtri të vetë-mjaftueshme dhe të blejë armë nga vende të ndryshme, apo t’i bashkohet mbrojtjes kolektive”.

“Serbët duhet ta vendosin këtë, dhe mendoj se kanë vendosur që e ardhmja e tyre të jetë në Perëndim dhe jo në ndonjë Lindje të padefinuar. Të gjitha këto e them në bazë të asaj që dëgjoj çdo ditë nga njerëzit, por edhe në bazë të deklaratave nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç”, tha Hill.


 

1 Komente

  1. B
    Bashkimi

    Z. Ambasador, Christopher Hill, Jam adhurues i juaj dhe vlerësoji lartë aftësitë tuaj diplomatike e intelektuale. Serbia nuk njeh diplomaci demokratike ajo bënë politik karkaleci dhe kërcen nga një këndë në tjetrin dhe lahet në Oqeanin Paqësor dhe Atlantik. Pjesa dërmuese sero- rusëve urrejnë shqiptaret por edhe botën katolike sepse në mungesë të identitetin vjedhin historinë e tyre dhe ndërtojnë të vetë mbi atë Ylliro Arbërore dhe të botës perëndimore dhe synojnë hegjemonin pansllaviste. Ata nuk njohin dhe nuk duan ta kuptojnë realitetin në kohë dhe hapësirë sepse jetojnë me idenë ortodokse mesjetare dhe njohin vetë gjuhën e frikës dhe forcës. Me perëndimin / hiq Francën/ kanë vetë lajka dhe si gjithherë e përkrahin gjenocidin hegjemonist rus - pan sllavist dhe janë fund krye anti perëndimor. Konsideroj se keni arrit në atë shkallë kur duhet që ti thuhet zgjidh një rrugë ose në perëndim ose në lindje dhe ti jepet fund mashtrimit dhe tradhtisë sllavo serbe e cila politikën e saj të karkalecit dhe shumë fytyrësisë që është fund e krye anti demokratike. Çdo vonesë është në dëme të botës demokratike. dh një rrugë ose në perëndim ose në lidje dhe ti jepet fund madhtrimit dhe tradhttisë sllavo serbe e cila politikën e saj e ka gjenocide dhe asapak demokratike.Çdo vonesë është në dëmë të botës demokratike.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje