Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Ohrit do shënohet në histori! Ballkani Prëndimor duhet të bëjë përpjekje për t'u afruar me BE

30 Mars 2023, 09:14Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Ohrit do shënohet në histori!

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka besim se Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë pozitivisht në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Sipas tij, marrëveshja duhet të shënohet në histori pasi sjell normalizimin e raporteve mes 2 vendeve.


“Ndoshta është shumë herët për të thënë. Shpresoj se Marrëveshja e Ohrit do të shënohet në histori. Nga njëra anë, si pika nga e cila filloi normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe bëri që kufijtë të bashkojnë njerëzit, dhe jo të ndajnë.

Gjithashtu, se do të jetë një pikë kthese nga e cila filluam të merremi me çështjet ekonomike në radhë të parë dhe bashkëpunimin ekonomik”, ka thënë Hill.

Megjithatë shprehet se SHBA do të donte që kufijtë e Ballkanit duhet të jenë sipas konceptit të ‘Open Balkan’ për t’i afruar njerëzit më shumë me njëri-tjetrin.

Hill thotë se SHBA-ja do të angazhohet për të ndihmuar pjesë të ndryshme të rajonit për të gjetur rrugën e tyre përpara.

“Duhet thënë se kjo marrëveshje e zhvendos përgjegjësinë te të gjithë ne që të bëjmë përpjekje për ta ndihmuar këtë rajon të forcohet dhe të përparojë përmes zhvillimit ekonomik.

Të gjitha vendet dhe banorët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje për ta afruar rajonin me BE-në përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe kjo nuk është detyrë politike, por në radhë të parë ekonomike”, ka deklaruar Hill.

7 Komente

  1. E
    E vërteta shqeto

    Llafet i mwrr era, firma ngelet. Në Ohër nuk u firmos asgjë. Pra boll gënjyet miletin.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipe-Etnike

      Po ne Shqipetaret qe mos Qofshim qe kemi Mbetur Shqipetare, se Miljona prej nesh u DEGDISEN nga TITO, ne Turqi::ose se paku ata qe arriten te Shpetonon nga Thiklat e Bandave te Rankovicit, qe vrisnin edhe Grate me Femije ne Barke, sa Miljona te tjere u ASSIMILUAN, dhe u Detyruan te Harrojne Gjuhen e Nenes-Gjysherve.-Babit..Themi se "Miku " ta Fute, biles edhe ata qe na u Shfaqen si "Miqe"..ne Emer te Marreveshjeve qe ne FAKTE JANE NJE SHITJE E TROJEVE TE SHQIPETAREVE per te Kenaqur Interessat Serbo-Russe,pra "Miqete" qe Shqipetaret Kane,jane po ata qe na thone.."Marreveshje Normalizimi"??Kur shikojme Serbet qe na Ngrejne Barrikada ne Mitrovice, dhe na Shantazhojne perseri..si do te Besojme Krijimin e Komunave me Shumice Serbe...KUR NESER OSE NE NJE KOHE ET SHKURTER APO DHE GJATE::Te Kerkojne BASHKIMIN ME SERBINE?????????Kur Zoterinjte "Miqe" si Hilli..munde te kene Vdekur, apo edhe kur vete Europa nuk munde te EKZISTOJ SI NJE Oranizem Bashkepunimi dhe jetese????????? Shkurt-Ne Mileti Shqipetare edhe kaq kemi Dhuruar Shume..na i kane Rrembyer, me Dhune ..me Vrasje...ect..NUK ESHTE MIRE TU THEMI NDALE "Keshillave" te Miqeve,qe vetem "Sote per sote" i kemi Miqe..sepse Serbia ka Miqe Shekullore...si Franca..Greqia..dhe Rusia, pa Harruar edhe disa Shtete Sllave qe na Hiqen si Perendimore....lol

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cudia

        Do ngelet në histori se ti je pjesë e diplomacisë që bën kirurgji dhe eksperimente mbi truajt tanë. Nuk keni faj ju por ne vetë me I Holandën tonë shekullore.

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          Kjo nuk eshte paqe por neneshtrim i shqiptareve ndaj serbeve per te plotesuar endrren e Serbise se Madhe dhe per interes te fuqive te Medha. Ambasadori amerikan vete e pranon se asosacioni behet vetem per serbet, por jo per shqiptaret ne Serbi. Madje edhe tani pas " marreveshjes " serbet kercenojne perseri me bllokim rrugesh, ndersa pasi te kene fituar asosacionin do ti jipet mundesia per bllokim te krejt aktivitetit te qeverise se Kosoves. Nuk shihet deri tani asnje presion ndaj Serbise per viktimat e genocidit serb. Presioni eshte drejtuar vetem ndaj Kosoves, a thua se agresori ishte populli shqiptar i Kosoves dhe jo regjimi kriminal I Miloshevicit, kriminelet e te cilit po i merr ne mbrojtje ish ministri i informacionit i qeverise se tij, Vucic, duke i perdorur si presion ndaj qeverise kosovare ne organizimin e barrikadave e me gjere.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shmil Pollogasi

            Miku Hil i yni, besnik i Serbisë! Si t´ia bëjmë, e c´të bëjmë që keqardhjen tënde për më pak se 90 vetë serbë humbën jetën nga bombardimet e NATOS, krahasuar me rreth 500 vetë shqiptarë që pësuan me jetë po nga këto bombardime dhe ti i ngushëllon ata, ushtria, policia, paramilitarët e të cilëve vranë e masakruan, "implantuan" mbi 15 mijë civilë shqiptarë dhe ty të erdhi keq dhe i ngushëllove. Kishe mundësi të ngushëllosh të gjithë, edhe serbët, por duke u përqëndruar tek burimi i së keqes - nazishovenizmi serb. Kështu, sic na lumturon ti, me Bakllava të Hapura, ti ringjall orekset e shovenizmit serb me shpresë se do i bëni për vete. ILUZION ose MIRAZH.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shmil Pollogasi

              Gabim, jo ringjall, por i sforcon dhe intensifikon orekset e shovenizmit serb, besniku i Serbisë e miku ynë i corodisë.

              Përgjigjjuni
            2. b
              bashkimi per drejtesi

              Kështu ka politika, z. Hill që bënë politik karkaleci. Po si mund t'ua mohoj të drejtën e shqiptareve në Luginë të Preshevës e serbët ta gëzojnë "Zajednicën". z. Hill serbët si pakicë kanë autonomin më të madhe në botë . Ata kanë 10 deputet për 60.000 banorë dhe shumë vende udhëheqëse. Ata qe 23 vite ushtrojnë terror ndaj Kosovës bllokojnë rrugët, shpifin, punojnë natë e ditë përr mosnjohje eetej . Nuk paguajnë rrymën, ujin, tatimet, nuk punojnë për institucionet e Kosovës përkundrazi dëmtojnë[ dhe marrin paga shumica edhe nga Serbia, kanë firma të ndryshme, behën pastrimi i parave dhe shumë forma tjera korrupsionit e shantazhit. Mirë do të shohim si do zhvillohen ngjarjet te Serbia e jote z. Hill sepse ajo e mbanë të okupuara përveç Luginës, Sanxhakun, Vojvodinën / kroate, hungareze dhe rumune pastaj Timokun, pjesën e nga Vranja deri në Kumanovë nga Bullgaria edhe ta kanë të drejtë për “zajednicë”. Nuk e besoji që përfaqëson politikën zyrtare të SHBA me këto që thua sepse kjo është diskriminimin absolut dhe anit demokratik e anti njerëzor.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje